Jashari: Mos bëni hajgare, uluni e gjeni zgjidhje - NACIONALE

live:

Jashari: Mos bëni hajgare, uluni e gjeni zgjidhje

Përditësuar 4 vjet më parë
4 vjet më parë

nga NACIONALE

Jashari: Mos bëni hajgare, uluni e gjeni zgjidhje

Udhëheqësi i OJQ-së, Shemsi Jashari, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që SBAShK-u dhe Qeveria të ulën dhe të diskutojnë për një zgjidhje.

Nëse do të kishte gatishmëri, sipas Jasharit, do të kishte mirëkuptim dhe marrveshje.

Ai po ashtu ka thënë se nuk mund ti quash analfabet ata që i kanë mësuar e notuar 95 % të qeveritarëve dhe deputetëve të sotëm.

“Nuk mund ti quash analfabet ata që i kanë mësuar e notuar 95 % të qeveritarëve dhe deputetëve të sotëm! Nëse ata janë analfabet, çka jeni ju? Uluni e gjeni zgjidhje mos bëni hajgare. Ktheni fëmijët në shkollë, shtoni kontrollin dhe inspektimin për kualitet, miratoni politika që sjellin kualitetin. Aty ku nuk ka vlerësim për punën e atyre që punojnë, aty ku demotivimi është në kulm dhe barazohet profesionisti me dembelin nuk priten rezultate.” – ka thënë ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zogaj: Duhet një hulumtim se sa prej politikanëve i dërgojnë fëmijët në shkolla publike e sa në private

Analisti, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se do të ishte interesant të bëhej në hulumtim për të verigikuar sa prej figurave publike institucionale i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla publike të Kosovës.

“Kishte me qenë interesat me e bë një hulumtim që sa prej kabinetit qeveritar, deputetëve, kryetarëve të komunave, liderë e partiak e institucioneve tjera, i çojne fëmijët në shkolla private e sa në ato publike”, shkruan Zogaj.

Ai mendon se kjo duhet të filluar nga vajza e kryeministrit Albin Kurti dhe të vazhdohej tutje.

“Me e fillu nga KM Kurti dhe me e pa nëse vajza e tij shkon në shkollë publike në Kosovë apo jo. Dhe me e vazhdu tek secili politikan e politikane. Ndoshta, në këtë rast kishte me u kuptu se pse s’ka një urgjencë në zgjidhjen e krizës në arsimin publik”, thotë Zogaj.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Avdiu mësueses militante të VV-së që i tha Jasharajt bëhu burrë: Ta kisha ndërpre kontratën

Aktivistja e shoqërisë civile, Zana Avdiu ka reaguar pas deklaratës së mësueses, e cila i tha kryetarit të SBAShK-ut “bonu burrë e ndalo grevën”.

Avdiu ka shkruar se kësaj mësuese, sot do ia kishte ndërprerë kontratën e punës, pasi që mesuese me këso bindje, që me kanë burrë është vlerë, nuk i duhen vendit.

“Mesuesja: behu burre, e ndale greven.

Dmth, kesaj mesuese sot ia kisha nderpre kontraten e punes. Mesuese me keso bindje, qe me kane burre eshte vlere, nuk i duhen vendit tone.

Kjo mendesi, na perballe me keso raste si ky i perdhunimit te 11 vjecares. Sepse kjo mendesi krijon role dhe sterotipe gjinore, qe cojne ne pabarazi dhe dhune gjinore.

Burreria nuk eshte vlere. Bile, ne menyren se si eshte manifestu deri sot, eshte antivlere”, ka shkruar Avdiu.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i Kurtit godet Haskukën, i kujton kohën kur tentoi të avancohej pa meritë në UP

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, i ka reaguar ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cil kërkoi nisjen e mësimit në shkolla.

Ai ka shkruar se Haskuka ka tentuar të avancohej pa meritë në Universitetin e Prishtinës, ku ende ligjëron.

Berisha ka ndarë disa detaje nga periudha sa ai ishte këshilltar i ish-rektorit Ramadan Zejnullahu, duke shkruar se kundërshtimi i VV-së erdhi pasi rektori kundërshtoi avancimin e Haskukës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Mytaher Haskuka paska shkru per greven dhe arsimin. Myto! A po t'kujtohet viti 2015 kur tentojshe me u avancu ne UP pa merite? A t'kujtohet qe dojshe me marr graden akademike me punime te botuara ne revisten e Kolegjit Iliria? A t'kujtohet qe per shkak se rektori Zejnullahu nuk pati leshuar pe per ty, edhe VVja u paten çu kunder tij.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Smajljaj: O hapni shkollat, se nuk do të mbesim as analfabeta funksional, vetëm analfabeta

Politologu, Avdi Smajljaj, ka kërkuar që të hapën shkollat dhe të ndalet greva.

Ai ka ironizuar duke thënë se nëse nuk do të hapen shkollat atëherë do kemi vetëm analfabeta.

“O hapni shkollat, gjeni zgjidhje, se nuk do të mbesim as analfabeta funksional, vetëm analfabeta”, ka shkruar profesori Smajljaj.

Përndryshe, greva po vazhdon. SBASHK-u e Qeveria e Kosovës nuk po gjejnë zgjidhje për të filluar mësimi.

Greva e përgjithshme është shpallur me 25 gusht.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe Zogiani gjen krahasim të Kosovës me Gjermaninë: Qysh po na kopjojnë këtë gjermanët

Analisti me qëndrime të prera pro qeveritare, Avni Zogiani, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka vazhduar rrjedhën e krahasimeve të Pakos qeveritare të Kosovës për Ringjalljen Ekonomike me atë të Gjermanisë.

Megjithatë, për dallim nga disa akterë qeveritar, Zogiani tenton të jetë më ironik gjersa gjend vend për krahasime.

“Qysh po kopjojnë edhe këta gjermanët... ndihma për pensionerë, studentë, e femijë..! Një ditë pas një programi të ngjashëm te Qeverisë së Kosovës!”, shkruan Zogiani.

Ironikisht, ai rekomandon që edhe kancelari i këtij shteti të gjuhet me miell, sikurse u gjua ministri i Financave, Hekuran Murati nga aktiviztë të PSD-së.

“Shulcit mi gjuejt miell që po kopjon! Aty!!”, shkruan ish-kandidati për deputet nga radhët e VV-së.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mirena: Ja kanë nisë militantët e VV-së me m’sulmu prej Vietnamit

Analisti, Ilir Mirena përmes një statusi në Facebook, shkruan se për shkak të kritikave të tij ndaj qeverisë, militantët e Lëvizjes Vetëvendosje po e sulmojnë në Facebook me profile të rreme.

Mirana ka shpërndarë një status të tij ku shkruante rreth vendit të ngjarjes ku u sulmua ministri i Financave Hekuran Murati, vend të cilin disa minuta pas sulmit e kishin rrethuar policia.

“Shihni qysh janë mobilizu për një killë miell, t’mushet menja me kokainë e kanë gjujtë…”, kishte shkruar Mirena, i cili në këtë status kishte marrur shume reagime nga profile të rreme.

Ndërkaq ndaj këtyre reagimeve mirena shkroi me ironi se këto “sulme” janë prej Vietnamit.

“Ja kanë nisë militantat e VV’së me m’sulmu prej Vietnamit… Krejt idhnushëm qenkan”, ka shkruar Mirena.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zogaj ironizon me pushtetin: Vjet thanë po bohemi si Kroacia, sivjet sikur Gjermania

Analisti, Petrit Zogaj, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me krahasimin e ministrit Hekuaran Murati dhe vartësve tjerë të qeverisë të cilët krahasuan pakon e ndihmës qeveritare me pakon e qeverisë gjermane.

Zogaj shkruan me ironi se nga krahasimi i vitit të kaluar me Kroacinë, tani qeveria po krahasohet me Gjermaninë

“Vjet thanë që Kosova po bëhet sikur Kroacia. Sivjet po thojnë që po bëhemi sikur Gjermania. Nderkohë, ministrat që heqin kapela për njëri-tjetrin kanë lënë mijëra punëtorë pa rroga të gushtit dhe gjithë Kosovën pa rrymë. Njejtë sikur në Gjermani, rrymë s’ka e edhe punëtorët pa rroga të gushtit”, thotë Zogaj.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Smajljaj kritikon pakon qeveritare: Mund të investohej në arsim, këto 150 milion euro i merr era

Profesori i marrëëdhënieve ndërkombëtarë, Avdi Smajljaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kritikuar vendimin e qeverisë për ndarjen e 150 milion eurove si ndihmë me përballjen me inflacion.

Smajljaj është i mendimit se këto mjete do të duheshin të destinoheshin për reformën në arsim.

“Me 150 milion Euro mund të bëhej njëfarë reforme në arsim, me të cilën mund të transformoheshim të paktën nga analfabeta funksional, në analfabeta multifunksional”, ka shkruar Smajljaj.

Ai thotë se shumën e ndarë nga qeveria do ta “merr era”.

“Këto 150 milion Euro i merr era, siç i mori qindra miliona para disa muajve”, shkruan Smjajlaj.

Qeveria e Kosovës thotë se kjo pako përkthehet në më shumë ndihmë për qytetarët.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Paralajmëron jursiti Shkoza: Procesi i Vettingut është i destinuar të dështojë

Armend Shkoza, jurist me profesion, ka komentuar dorëzimin e dosjës së Vettingut nga ana e Qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Jursiti Shkoza ka thënë se procesi i Vettingut është i destinuar të dështojë.

“Vettingu është i destinuar të dështojë. Si proces më shumë do të shërbejë për disiplinim të sistemit për shërbim të politikës ditore sesa pastrim dhe efektivitet. Për ta argumentuar këtë vetëm duhet sqaruar se cili është qëllimi, t'i bëhet një CT gjyqtarëve e prokurorëve për integritet? Për dije? E pastaj?”, shkroi ndër të tjera Shkoza.

Postimi i tij i plotë:

Vettingu është i destinuar të dështojë. Si proces më shumë do të shërbejë për disiplinim të sistemit për shërbim të politikës ditore sesa pastrim dhe efektivitet. Për ta argumentuar këtë vetëm duhet sqaruar se cili është qëllimi, t'i bëhet një CT gjyqtarëve e prokurorëve për integritet? Për dije? E pastaj?

Sistemit të drejtësisë i mungon një mbikëqyrje disiplinore e etike. Mekanizëm i cili funksionon dhe ndëshkon ata të cilët shkelin detyrat zyrtare dhe ligjore. Ama kjo nuk bëhet me komisione e prokurori disiplinore hajgarexhi.

Se nuk po mundem me kuptu cilat janë pritjet, me i sjellë gjyqtarë e prokurorë nga Jupiteri a qysh?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nushi për Kurtin: E kuptoj që të vlon lukthi kur një subjekt i "vogël" ta shpërfaqë krejt hipokrizinë

Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti i cili tha se gjuajtja me miell ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, u bë për shkak të inatit.

Nushi ka kërkuar nga Kurti që inatin e tij të mos ia etiketojë PSD-së dhe se sipas Nushit, PSD po ia shpërfaqë hipokrizinë.

“E di qe e don me e pase edhe opiziten e qytetarin qysh i ke militantet e profiteret ne parti, por kjo deshire nuk te realizohet.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i tij i plotë:

Kryeminister, mielli nuk eshte inat.

Inatin e juaj mos e m'veshni te PSD. E kuptoj qe te vlon lukthi kur nje subjekt i "vogel" ta shperfaqe krejt hipokrizine e qeverisjen e mbrapshte.

E di qe e don me e pase edhe opiziten e qytetarin qysh i ke militantet e profiteret ne parti, por kjo deshire nuk te realizohet.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Olluri: Kurti tutet që e gjuajnë me miell, as 10 hapa s’i bon pa truproja

Analisti Parim Olluri ka shkruar një status, e ku ka bashkangjitur një foto, në të cilën shihet kryeministri Albin Kurti, i përcjellur me një mori personash, në mesin e të cilëve edhe truprorja.

Olluri ka thënë se Kurti frikohet se e gjuajne me miell, prandaj as nga Kuvendi në Qeveri, e që janë në të njëjtin oborr, nuk e ecë pa truproja.

Postimi i plotë:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Miftaraj: Le të ec procesi i Vettingut mirë e mbarë

Analisti Ehat Miftaraj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është deklaruar pas konferencës se kryeministrit Kurti dhe Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Sipas Miftaraj ky është lajmi më i mirë ketë fillim shtatorë, pasi që sistemi gjyqësor dhe prokurorial do pastrohet një herë e mire.

‘’ Le të ec ky proces mirë dhe mbarë dhe padyshim se sistemi gjyqësor dhe prokurorial do pastrohet një herë e mirë, qytetarët të kenë një adresë ku kërkojnë dhe marrin drejtësi!’’, ka deklaruar Miftaraj.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se sot do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës dosja për Vettingun.

Haxhiu ka thënë se kjo gjë po bëhet për shkak se prokurorët dhe gjyqtarët nuk kanë kryer detyrat e tyre me rastin e dhunimit të 11-vjeçare.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Olluri: "Pushteti i Kurtit nuk la grupe shoqërore pa i etiketuar si analfabete"

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se arsimi në Kosovë ka prodhuar analfabetë dhe punëtorë krahu në vendet perëndimore.

Olluri ka thënë se pushteti i Kurti nuk ka lënë asnjë njëri pa etiketuar si analfabetë.

Shkrimi i tij:

Pushteti i Kurtit nuk la grupe shoqerore pa i etiketuar si analfabete.

Mesuesit, rastet, punetoret e krahut… kushdo qe e irriton do te shpallet i tille.

Ndoshta do te shpallet i tille edhe shoku i tij, nese nuk tregohet i degjueshem:

“Glauku a? Analfabet eshte edhe ai. Vec shtiret kinse lexon”, mund te jete deklarata e Kurtit ne te ardhmen.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Tasholli: Albini ka të drejtë për analfabetët - në të kundërt nuk do të kishte numër kaq të lartë të përkrahësve

Analisti Ismail Tasholli, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se si u bënë VV-ja ‘Albano-detektor’ të tregojnë nëse qenka Rrahman Jasharaj shqiptar apo jo.

Ai ka thënë që Albini ka të drejtë nëse kryeministri Kurti mendon që shkollat ne Kosovë prodhojnë 3/4 analfabetë funksional sepse në të kundërt nuk do të kishte numër kaq të lartë të përkrahësve.

Postimi i plotë:

Shih ti, u ba halli i VV “albano-detektor” - me na kallxu neve a është Rrahman Jasharaj shqiptar a jo.

Për besë, edhe ata që e kanë votu e menojnë kshtu, tu e sulmu Jasharajn, bajagi magarë duhet me kanë.

Nese Kurti mendon se shkollat ne Kosovë prodhojnë 3/4 analfabetë funksional: ka të drejtë. Këtë e di ai më së miri për nga numri i përkrahjes që ka.

Numri i përgjithshëm i studentëve në Universitetin e Prishtinës (dmth pa i llogaritur ato private) vitin 2021/22 ka qenë 31.667. Kalkulone në 20 vjet mas lufte sa dalin saktë dhe kthene në përqindje të votuesve të tij.

Plus, shtini mërgimtarët (që i ofendoi) në këtë kalkulim dhe ju dalin shifrat.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pozhari i quan mumie e praktikanta deputetët e VV-së: Ma të mençur duken kur s'flasin

Analisti Xhevdet Pozhari, ka cilësuar se deputetët e LVV-së, janë “thembra e Akilit” për kryeministrin Albin Kurti.

Pozhari përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se të njëjtit, “më të mençur duken kur heshtin”.

Mes tjerash, ai i ka quajtur “praktikantë” dhe “mumie” deputetët e partisë në pushtet.

Shkrimi i plotë i Pozharit:

"Thembra e Akilit" e Albin Kurtit janë deputetët e Vetëvendosjes. Dikur me 10-12 deputetë e çojshin në kambë Kosovën, tash pjesa dërrmuese e tyre janë palu si pula të nukta.

Definitivisht disa janë praktikanta që vendin e parë të punës e kanë si deputet.

E, disa kur po e qelin gojën, ma të mençur po duken kur po heshtin.

Po më dhimbsen qato taksa që i paguaj e ju i merrni si rrogë dhe mëditje.

Deputetë mumje.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Olluri: Kushdo që e irriton pushtetin e Kurtit, shpallet analfabet

Olluri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “pushteti i Kurtit nuk la kë pa e etiketuar si analfabetë”.

Gazetari mes tjerash ka thënë se kushdo që e irriton pushtetin, shpallet i tillë.

Postimi i plotë i Ollurit në Facebook:

Pushteti i Kurtit nuk la kend pa e etiketu si analfabete.

Mesuesit, rastet, punetoret e krahut… kushdo qe e irriton do te shpallet i tille.

Ndoshta do te shpallet i tille edhe shoku i tij, nese nuk tregohet i degjueshem:

“Glauku a? Analfabet eshte edhe ai. Vec shtiret kinse lexon”, mund te jete deklarata e Kurtit ne te ardhmen.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gashi i quan “vitra” masat e marra nga qeveria kundër inflacionit

Gazetari Astrit Gashi, i ka quajtur “vitra” masat e ndërmarrura nga qeveria e Kosovës, kundër inflacionit.

Shpërndarja nga 100 e nga 50 euro për kategori të ndryshme, sipas Gashit po bëhet në formë të vitrave dhe se kjo po ndodhë një ose dy herë në vit, kurse pjesën tjetër të vitit po e njejta qeveri, qytetarët e saj po i lë të vdes urie.

Postimi i plotë i Gashit:

“Kjo nuk eshte pako ekonomike, ky eshte shenderrim i qeverise se Kosoves ne BIK, ne nje vakef qe shperndan vitra njehere a dy here ne vjet per te varferit, dhe te gjithe muajt tjere i le te vdesin edhe urie. Ndihma per rrymen eshte qesharake. Me te tjeret nuk merret fare.

Njerezit edhe shkencetar ne qofshin, e jo analfabet, detyrohen te ikin jashte se nuk gjejne pune, sepse ekonomia private e dobet nuk arrin ti absorbon. E kjo ekonomi, te cilen KM po mendon se mund ta rregulloj nje burokrat e vartes si Hekuran Murati e shefi i tij, vetem eshte dobesuar ne keto dy vite edhe si pasoje e qeverisjes se pakuptimt”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti pro VV-së: “Strategjia" me dhanë prapë ndihma sociale është shumë e dobët dhe e dëmshme për Kosovën

Analisti Ermal Sadiku ka reaguar në Facebook në lidhje ma pakon e re të miratuar nga Albin Kurti.

Kryeministri Kurti sot ka ofruar një pako të re për tu përballur me inflacionin.

Ai tregoi se për zyrtarët publik do të ndahen nga 50 euro nga 1 shtatori deri për ata të ndërmarrjeve publike me nga 100 euro.

Për pensionistët do të ndajmë shumën prej 100 euro, kurse familjet me asistencë sociale do t’i mbështesim. Punësimin e punëtorët do t’i përkrahen.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak analistit Ermal Sadiku, i cili ka thënë se "strategjia" me dhanë prapë ndihma sociale është shumë e dobët dhe e dëmshme për Kosovën.

"Kjo është mungese totale e ideve dhe inovacionit ne qeverisje. Keq, boll keq", ka thënë tutje Sadiku.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristi Shkoza: Kryeministër ule tatimin për të punësuarit, subvencionimi s’kryen punë

Juristi Armend Shkoza ka komentuar politikën e re të Qeverisë së Kosovës, e cila parasheh subvencionimin për tre muaj të rritjes së pagës në sektorin privat.

Ai ka thënë se subvencionimi duhet bërë përmes politikave tatimore.

“Uleni tatimin për seclin të punësuar apo edhe ngritje të pagës”, shkroi ndër të tjer ai.

Postimi i plotë:

E fortë kjo me subvencionim të rritjes së pagës në sektorin privat. Demek unë ta subvencionoj për tre muaj, nënshkruaj kontratë me punëtorin, e më pasë merru ti me te.

Nëse doni me e subvencionu punëdhënësin në sektorin privat bëjeni atë përmes politikave tatimore. Uleni tatimin për secilin të punësuar apo edhe ngritje të pagës.

Sektori privat është degraduar e poshtëruar. Është kthyer në subjekt mjeljeje.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ramadani: Kurti ofendoi rëndë qytetarët kur i quajti analfabetë, rekord i zi në ofendim

Analisti Shkodran Ramadani ka komentuar deklaratën e kryeminsitrit Albin Kurti, i cili tha se 3/4 e nxënësve janë analfabetë.

Ramadani ka shkruar se një ofendim të tillë nuk e ka bërë asnjë kryeministër në Kosovë.

“Megjithatë, ky ofendim është një rekord i ri dhe i zi. Si duket, në këtë qeveri sundon vetëm një rregull: sa më i lartë posti, aq më i egër ofendimi.”, ka shkruar ndër të tjera Ramadani.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ermal Sadiku: Greva nuk ka lidhje me fëmijët dhe nuk ka lidhje me cilësinë e arsimit

Analisti Ermal Sadiku ka reaguar në Facebook në lidhje më grevën në arsim.

Sipas Sadikut, greva nuk ka lidhje me fëmijët, nuk ka lidhje me cilësinë e arsimit, dhe më e keqja, nuk ka lidhje as me pagat e mësimdhënësve.

Po ashtu Sadiku ka thënë së edhe qasja e Ministrisë së Financave me lista të grevistëve, arrogance e kërcënimeve ishte banale, por greva ka qenë dhe mbetët politike.

Ky është postimi i tij:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha sulmon Nacionalen, thotë se intervista ku qan Rrahman Jasharaj “ishte e punuar me kujdes”

“Ideologu” i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, ka vazhduar ta bëjë avokatin e mikut të tij, Elvis Hoxhës, duke ia postuar një shkrim të tij, edhe pse njëjtë si Feraj, edhe Hoxha ka facebook dhe është mjaft aktiv.

Kësaj here Hoxha ka sulmuar edhe Gazetën Nacionale, e cila dje realizoi një intervistë të shkurtër me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn.

Për këtë intervistë ku Jasharaj s’i mbajti lotët pas akuzave nga Elvis Hoxha, ndërsa ky i fundit thotë se ishte “e punuar me kujdes”.

“... Vlora Çitaku mashtron dhe Nacionalja e shpërndan... Berati e ftoi Rrahmanin në një video të punuar me kujdes...” - shkruan Hoxha, transmeton Feraj.

Pas presionit publik, Elvis Hoxha i kërkoi falje Rrahman Jasharajt, ani pse ky i fundit tha se po përgatit kallëzim penal dhe s’do t’ia falë kurrë.

Në fillim të shkrimit, Feraj kërkon që dikush t’i kërkojë falje mikut të tij “Elvis Hoxhës.

Elvis Hoxha derisa fliste për Rrahman Jasharajn tha tërthorazi se ky i fundit kishte qenë pjesë e strukturave të partisë së Millosheviqit.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Elvis Hoxhës në emër të Hysamedin Ferajt:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nushi i PSD-së: Ndërkohë që Qeveria po "lufton" për cilësi në arsim, deputetit të VV-së ia paskan punësuar gruan

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për nepotizëm duke iu referuar një raportimi të Insajderit në lidhje me favorizimin e njerëzve të Vetëvendosjes në konkurset e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan.

Nushi, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar ka thënë se ndërsa Qeveria po “lufton” për cilësi në arsim, deputetit të VV-së, në Gjilan iu paska punësuar grua si arsimtare dhe motra e gruas si edukatore.

“Ndërkohë që në nivel qendror po "lufton" për cilësi në arsim, në nivel lokal deputetit të VV në Gjilan ia paskan punësuar gruan si arsimtare dhe motrën e gruas si edukatore!” – shkroi Nushi.

Postimi:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mushkolaj i reagon Hoxhës: Duhet të jetë fort i poshtër e idiot, të provosh ta njollosësh Jasharajn

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas linçimit që iu bë sot kryesindikalistit Rrahman Jasharaj nga anëtari i LVV-së, Elvis Hoxha.

Mushkolaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Jasharaj është njëri i përkushtuar dhe punëtor.

“Duhet të jesh fort i poshtër, që ta akuzosh për lidhje me Serbinë. Duhet të jesh fort idiot që të provosh ta njollosësh atë”, ka thënë Mushkolaj.

Ai mes tjerash, shtoi se është e turpshme dhe e frikshme përpjekja e pushtetarëve, për të denigruar Jasharajn.

Postimi i plotë i Mushkolajt:

Rrahman Jasharajn e njoh tash e më shumë se dy dekada. Disa vjet edhe kam punu me të. Është njeri i përkushtuem dhe punëtor. Njeri i hjekave. Duhet të jesh fort i poshtër, që ta akuzosh për lidhje me Serbinë. Duhet të jesh fort idiot që të provosh ta njollosësh atë. E turpshme dhe e frikshme përpjekja e njerëzve të pushtetit, përpjekja e pushtetit për ta denigruar Rrahmanin.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Petrit Zogaj, ka reaguar pas linçimit që eksponenti i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha i ka bërë kryesindikalistit të mësimdhënësve, Rrahman Jasharaj.

Zogaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se pretendimet e Hoxhës, duhet të argumentohen nga institucionet e Kosovës, përfshirë këtu edhe AKI-në.

Ai tutje ka shtuar se pretendimet e Hoxhës, nxisin urrejtje dhe me këtë rast, Jasharajt dhe familjes së tij i rrezikohet jeta.

Postimi i plotë i Zogajt:

Eshte ne interes nacional te Kosoves me u konfirmu nese Rrahman Jashari eshte anetar apo ne ndonje forme ne sherbim te partive serbe ne Serbi dhe eshte duke punu kunder Kosoves apo jo. Elvis Hoxha pretendimin e tij qe Jashari eshte ne sherbim te partive serbe, duhet me e argumentu ne institucionet e Kosoves, perfshire edhe AKI-ne. E nese kete gje Hoxha nuk e deshmon, duhet me u ndjeke penalisht per kete pretendim te rrejshem, i cili ndjelle urrejtje nder-etnike, rrezikon jeten e Jasharit dhr familjes se tij dhe manipulon me oponionin publik te Kosoves.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mirena: Qeveria ka me i shti turrshi paret e shtetit

Analisti politik Ilir Mirena ka ironizuar me Qeverinë e Kosovës e cila po i mban paratë publike në thesar.

Duke komentuar pakon e re ekonomike të Gjermanisë, e cila parasheh ndarjen e 300 eurove për secilin qytetarë, ai ka thënë Qeveria e Kosovës ka me i fut turrshi paret e shtetit.

“K’ta tontë kanë me i shti turshi paret e shtetit, e n’fund t’vitit me u lavdu tuj thane ‘kqyrni sa kemi mbledh, kërkush kshtu s’ka mujt”, ka shkruar ai.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ironizon Haliti: Pse duhet të paguhet Kurti për ditët e shumta në ShBA, Greqi e Norvegji

Analisti Afrim Haliti, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, se çdokush duhet të paguhet për punën që e kryen.

Haliti ka pyetur pse duhet të paguhet Kurti, për ditët që i kaloi në Amerikë, Greqi e Norvegji.

“E pse duhet të paguhet Kryeministri për ditët e shumta që i kaloi në SHBA, Greqi e Norvegji në vizita krejt private?”, u shpreh Afrim Haliti.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Olluri: Qeveri e majtë që kritikon grevistët - s'e din çka thotë njeri, veç m'u lutë

Gazetari Parim Olluri ka ironizuar me kërcënimin e fundit të bërë ndaj grevistëve nga xhaxhai i kryeparlamentarit Konjufca, Rabiti.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Olluri ka thënë se me një qeveri të majtë që kritikon grevistët, nuk e di çka thotë njeriu.

"O Allah, jep mend ku s'ka", shtoi me ironi gazetari kosovar.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Syla liston dështimet: Kurti është shndërruar në kryeministër të arsyetimeve dhe shetitjeve

Analisti Valon Syla, ka renditur listën e dështimeve të Qeverisë Kurti.

Kryesisht kësaj radhe, Syla është marrë me situatën e rënduar energjetike, duke thënë se Kurti ka dështuar të blejë me kohë rrymën.

Ai ka listuar reduktimet, renovimet në KEK, refuzimin e projektit të gazit dhe çmimin e rrymës.

Shkrimi i plotë i tij:

Kryeministri Kurti është shndërruar në kryeministër të arsyetimeve dhe shetitjeve. Derisa ka mbledhur suficite rekorde për shkak mos-implementimit të projekteve, ndalimit të tyre për inati, ai poashtu ka dështuar të blejë me kohë rrymën në treg të lirë. Lista e dështimeve po rritet:

⛔

Reduktimet kanë mbrri në 3 me 3, edhepse jemi ende në verë. Asnjë kilovat rrymë nuk është blerë në pranverë kur ekspertët kanë rekomandua.

⛔

Renovimet në KEK janë vonuar sepse Bordi dhe menaxhmenti i VV-së në KEK janë të paaftë. Prokurimi është ekspertizë dhe po shihet se VV nuk kanë eksperta.

⛔

Projekti i gazit është rrefuzuar dhe tani duhet të presim disa invertorë të MCC-së që do të instalohen pas tek pas 5-6 viteve.

⛔

Çmimi i rrymes do të krijon fukarallëk ekstrem dhe do ta shkatërron ekonomine private. Me sa duket minimarksistat e Kurtit këtë e dëshirojnë. E vetmja dileme mbetet është se qysh minimarksistat u bënë armiq të sindikatave dhe po dojnë me i eliminu nga jeta publike dhe ekonomike. Me hesap, Kurti po e imiton Trockin, që krejt oponentët e tij duhet me i shkatërru krejtësisht. Ka me mbetë BABA vetë në skenën politike, ekonomike, sociale, energjetike.

#albanologji #kurti #vv #energjetikë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ramadani krahason deklarimet e Kurtit si opozitar dhe pushtetar: Ky është kryeministri juaj gënjeshtar

Politologu Shkodran Ramadani, ka treguar disa qëndrime të cilat kryeministri, Albin Kurti i ka ndryshuar.

Ramadani ka renditur deklarimet e Kurti në kohën kur ishte në opozitë dhe tani si kryeministër.

“Zonja dhe zoterinj, ky eshte Kryeministri juaj genjeshtar. Kjo eshte qeveria mashtruese qe keni zgjedhur.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i z. Ramadani:

Ne opozite thoshte "cmimi i rrymes eshte nder me te lartet ne Evrope. Duhet te ulet dhe pushtet duhet te bie bashke me te".

Ne pushtet po thote "cmimi i rrymes eshte aq i lire, sa qytetaret nuk e dine se sa paguajne. Ai duhet te ngritet, kurse neve na takon pushteti perjete".

Ne opozite thoshte "mesimdhenesit po shtypen, po eksploatohen dhe po perdhoset puna e tyre. Nuk mjafton fakti qe atyre iu eshte ngrite paga disa here. Qeveria duhet te rrezohet".

Ne pushtet po thote "mesimdhenesit paguhen mjaft. Ata nuk e meritojne as kete page dhe 20% e tyre nuk e meritojne te jene mesimdhenes."

Ne opozite, cmimet ishin te larta dhe pagat e uleta. Ne pushtet, cmimet jane te uleta dhe pagat e larta. Kur realiteti eshte krejt i kundert.

Zonja dhe zoterinj, ky eshte Kryeministri juaj genjeshtar. Kjo eshte qeveria mashtruese qe keni zgjedhur.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zogaj: Albin Kriza, nëse vazhdon kështu me kriza, do ta arrijmë Kroacinë shpejt

Analisti i politikës, Petrit Zogaj, ka ironizuar duke thënë se nëse kryeministri, Albin Kurti vazhdon të qeveris në këtë formë, do ta arrijmë Kroacinë shpejt.

Zogaj këtë shkrim e lidh me reduktimet e energjisë elektrike si dhe me kërcënimet e qeverisë ndaj grevistëve e mësimdhënësve.

Ai ka thënë se ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po të ishte opozitar në Kosovë, do ta quante Albin Kurti, “Albin Kriza”.

“Albin Kriza, keshtu kishte me e quajt Sali Berisha, sikur ky te ishte opozitar ne Kosove. Nese vazhdon keshtu me kriza, do ta arrijme Kroacine shpejt”, ka shkruar ai.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Smajljaj: Reciprocitet ndërmjet dritës dhe territ, 3 orë dritë, 3 orë terr

Profesori Avdi Smajljaj, përmes një postimi në Facebook, ka ironziuar me termin ‘reciprocitet’ të Qeverisë Kurti pas njoftimit të KEDS-it se reduktimet e rrymës do të kalojnë në 3 me 3.

“Reciprocitet ndërmjet dritës dhe territ, 3 orë dritë, 3 orë terr. Dinjitet, barazi, balancim, kalibrim për dritën dhe për terrin”, shkroi Smajljaj në Facebook.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Olluri: Perveç rrymës, çka ka mashtru Albini

Analisti Parim Olluri, përmes një postimi në Facebok, ka ironizuar me kryeministrin Kurti duke pyetur se çfarë mund të ketë mashtruar tjetër Kurti përveç mashtrimit me rrymë.

Postimi:

“Perveç rrymës, çka ka mashtru Albini”

Është normale qe kjo perle e Mef Bajqinovcit me tu kujtuar sa herë që ndalet rryma.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Olluri: A ka njerëz në Qeveri e Vetëvendosje që iu vjen marre për ndaljen e pagave të grevistëve?

Gazetari Parim Olluri ka ironizuar pas ngjarjeve të sotme, ku u konfirmua se grevistëve u janë ndalur pagat.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Olluri ka pyetur nëse në Qeveri e Lëvizjen Vetëvendosje ka njerëz që iu vjen marre për ndaljen e pagave të grevistëve.

Tutje ai shtoi se është tejet kurreshtar për të mësuar një gjë të tillë.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Syla: Albin Kurti është paranojak, tutet prej shumëçkafit

Gazetari Valon Syla, përmes një postimi në Facebook, shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është politikan me paranoja i cili ka frikë nga gjithëçka.

“Albin Kurti tutet prej shumëçkafit. Është paranoik. I tutet vendimeve, si beson kerkujna nga tuta që po ja ngulin, as këshilltarëve të vet. Si beson as miqve, dhe gjithkund sheh armiq”, kritikon Syla.

Për Sylën, frika e Kurtit rrjedh nga “pasiguria dhe paranoja”. Madje, sipas gazetarit, nuk ka rëndësi nga çka frikësohet kryeministri, Syla thotë se me rëndësi është që ai frikësohet.

“A i tutet murmurimës e vetëtimës, a i tutët mijve, apo gjarpinjve, ajo s'është me rëndësi. Me rëndësi është se a i tutet përgjegjësisë dhe vendimeve të rëndësishme. Kjo është me rëndësi se ky punon në krye të shtetit, e jo në cirkus si kaskader e zhongler”, mendon Syla, teksa përmend një fjalë të urtë.

“Luani e Tigri janë më të fortë se ujku thotë një fjalë e urtë. Por ujku kurrë nuk bohet pjesë e cirkusit...”, shkruan ai.

“Tash mas kominikatës të vetëvendosjes se Kurti nuk tutet, lirisht ktheni ata posterat me Luana se cirkus jeni. Po shihet”, përfundon Syla.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Krasniqi: Idiotizem reciprocitet, shqiptarët e Preshevës nuk guxojnë t’i tregojnë leternjoftimet në kufi

Profesori, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “idiotizëm reciprocitet” në formë pyetje, reciprocitetin e vendosur nga Qeveria Kurti, për dokumentat.

Ai për këtë paraprakisht ka dhënë një sqarim, duke thënë se shqiptarët e Preshevës nuk gxuojnë t’i tregojnë leternjoftimet në kufi, për dallim nga serbët e Kosovës.

Postimi i plotë:

“Qe qysh është reciprociteti i Kurtit: shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk guxojnë t’i tregojnë në kufi të Serbisë letërnjoftimet e Kosovës, sepse në çast u konfiskohen dhe fshihen nga regjistrat. Ndërsa serbët e Kosovës, pra të Kosovës, mund të hyjnë e të dalin me letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia. A po i thoni qitij idiotizmi reciprocitet?” ka shkruar Krasniqi.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ibrahimi: Erdhi dita që takimet t’i bazojmë në orarin e reduktimeve të rrymës

Analisti Ilir Ibrahimi ka ironizuar me reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ka ardhur dita që orarin e punës dhe gjithçka tjetër të ia përshtatemi orarit të reduktimeve të rrymës.

“Erdhi dita që orarin, planin e punës dhe takimet ti bazojmë në orarin e reduktimeve të rrymës. Dikush e sheh këtë si regres por ka edhe të tillë që gjejnë në këtë realitet edhe progres. Kjo është e bukura e demokracisë”, ka shkruar ai.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Rasti i 11-vjeçares: Smajljaj tregon katër pyetjet që duhet bërë atyre që drejtojnë shtetin

Profesori dhe analisti, Avdi Smajljaj, ka kërkuar nga qytetarët që t’i pyesin partitë që i kanë votuar se si do të veprojnë për mbrojtjen e fëmijëve. Reagimi i tij vjen pas rastit të fundit të dhunimi të 11-vjeçares nga pesë persona.

Ai ka renditur katër pyetje që duhet t’i bëhen udhëheqësve, si atyre në institucionet qendrore edhe atyre në nivelin lokal.

”Ne si votues japim votën bllanko, nuk na interesojnë këto gjëra. Me fjalë tjera nuk na intereson siguria e fëmijëve tonë dhe obligimi që kanë të zgjedhurit tonë në bërjen e politikave pêr sigurinë tonë dhe të fëmijëve tonë.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i z. Smajljaj:

Ne që zakonisht ngrejmë zërin postmortem, pasi që gjërat ndodhin, a i kemi pyetur ata/ato, partitë politike, që i kemi votuar në të kaluarën e tani, në kuvend e qeveri e nivel lokal, që drejtojnë shtetin dhe kanë përgjegjësinë politike dhe ligjore për t'i bërë politikat, se:

1. A keni ide, vizion, program, si mund të mbrohen fëmijët nga dhuna, dhunimi, trafikimi, etj.?

2. A kanë bërë më herët, a ka tani, a do të ketë në të ardhmën politika, strategji për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, dhunimi, trafikimi, etj.?

3. A është e ndërtuar infrastruktura ligjore, institucionale për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, dhunimi, trafikimi, etj.? Nëse po, si është duke funksionuar? Ku janë të metat?

3. A kanë bërë vlerësimin e politikave e strategjive, funksionalitetit të institucioneve përkatëse, nëse ka pasur, më heret, dhe çka kanë ndryshur si rezultat i këtyre vlerësimeve, cilat ligje, rregullore, e akte tjera?

4. Çka do të përmirësohet konkretisht në të ardhmën në këtë drejtim?

Por, jo.

Ne si votues japim votën bllanko, nuk na interesojnë këto gjëra. Me fjalë tjera nuk na intereson siguria e fëmijëve tonë dhe obligimi që kanë të zgjedhurit tonë në bërjen e politikave pêr sigurinë tonë dhe të fëmijëve tonë.

Një popull që ka shpresuar më herët, shpreson tani, dhe do të shpresoj në të ardhmën se fati i popullit varet në një njeri, më së paku është naiv.

Ky popull me këtë qasje ndaj politikanëve dhe shtetit ka nevojë për ristrukturim e formësim substancial të mënyrës së menduarit.

Kjo nuk mund të bëhet me shkollat që kemi, që të paktën nuk të mësojnë sistemin racional të të menduarit, nuk të mësojnë elementet dhe parimet bazë të të menduarit.

Kështu do të qojmë pluhur për pak ditë si zakonisht.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Valon Syla: Kurti u frikësua nga murmurima, por u bë sikur s’po frikësohet

Një video e kryeministrit Albin Kurti i cili qëndron i patrembur nga rrufeja e fuqishme gjatë prononcimit për mediat është bërë viral nëpër rrjete sociale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gazetari Valon Syla thotë se Kurti u frikësua nga murmurima, por u bë kinse nuk pati frikë.

“Tutat tjera fitohen gjatë jetës dhe përvojës së keqe nga cilado që e traumatizon njeriun.. Edhe Albin Kurti e nali fjalën kur rroku vetëtima aty afër,, duke i zgjatë zanoret… ndërsa gazetarët kcyen nga vetëtima. Dallimi këtu është se Albini bohet që nuk frikësohet dhe rrin i koçit, e gazetarët me gjasë tuten sinqerisht se nuk e kanë gajlen e Albinit”, tha Syla ndër tjerash.

Postimi i plotë:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Raci: Dorëheqje duhet te kishte nga drejtësia, jo nga policia

Analisti Gazmir Raci ka reaguar pasi Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se dorëheqje është dashur të jepej dikush nga drejtësia, pasi njëri nga të dyshuarit për dhunimin seksual ndaj 11-vjecares ish recidivist.

“Dorëheqje sot duhet te kishte nga Drejtësia e jo nga Policia”, ka shkruar ai.

Dorëheqja e Mehmetit ka ardhur si akt moral, pas rastit të fundit të dhunimit të një vajze 11 vjeçare në Prishtinë nga pesë persona.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjinovci për grevën e SBAShK: "Meniher mas grevës me i shti në test edhe me i përjashtu masivisht"

Aktivisiti Rron Gjinovci ka thënë se grevistët duhet t’i paguaj sindikata dhe jo shteti.

Gjinovci ka përmendur disa praktika të vendeve evropiane.

Ai është treguar i ashpër duke thënë se pas grevës mësimdhënësi duhet të futen në test dhe të përjashtohen masivisht.

Shkrimi i tij i plotë:

Simbas ligjit në Kosovë dhe simbas praktikës evropiane në Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Estoni, Gjermani, Norvegji etj. etj., punëtorët në grevë ose nuk paguhen ose sindikatat i kanë fondet për greva dhe i pagujnë vet punëtorët. SBAShK-u kogja do miliona i ka marrë dej tash, le t'i pagun. Ose masi janë kaq idealista dhe të bindun le të sakrifikojnë😀

Përndryshe meniher mas grevës me i shti në test edhe me i përjashtu masivisht.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Maliqi: Duhet të merremi me këta që në media sociale po e nxjerrin veten publikisht si përdhunues potencial

Opinionisti, Agon Maliqi, ka kërkuar që të shteti të merret edhe me dhunuesit potencialë të cilët publikisht përkrahin dhunën.

Reagimi i tij vjen pasi një vajzë 11-vjeare u dhunu për shtatë orë nga pesë burra, të shtunën në Prishtinë.

Maliqi ka thënë se është e rëndësishme që shtetit të merret edhe me personat që në rrjetet sociale e nxjerrin veten si dhunues potencial.

“Lista publike e përdhunuesve dhe dënimet janë pa dyshim të nevojshme, por kisha me thanë është po aq e rëndësishme me u marrë diqysh edhe me këta që në media sociale po e nxjerrin veten publikisht si përdhunues potencial.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i tij:

Përdhunime, rrahje, kriminalitet, ekstremizëm politik/ideologjik, etj - këqyre kah te këqyrsh secilin dimension të agresionit në këtë shoqëri, në thelb e gjen si shkaktar të përbashkët sasinë e papërballueshme dhe toksike të djemve dhe burrave të rritur dhe edukuar tepër keq. Përfshirja e pesë personave në makabritet të tillë është dëshmi ekstreme e nivelit në të cilin është e normalizuar mizogjinia, të cilin shumica refuzon me e pa si problem. Dëshmi tjetër është edhe gjuha arsyetuese në media sociale e atyre që kërkojnë faj edhe te viktima apo në adresa të tjera. Lista publike e përdhunuesve dhe dënimet janë pa dyshim të nevojshme, por kisha me thanë është po aq e rëndësishme me u marrë diqysh edhe me këta që në media sociale po e nxjerrin veten publikisht si përdhunues potencial.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Syla: Me Gërvallën, Hajdarin, Rizvanollin, Latifin, Mehajn e Bislimin, Kurti po mendon të 'shpërlahet'

Analisti Valon Syla, përmes një postimi në Facebook, ka përmendur Gërvallen, Hajdarin, Rizvanollin, Latifin, Mehajn e Bislimin si ministrat më pak të pëlqyer nga kosovarët e që kryeministri Kurti po mendon t’i largojë me qëllim, siç thotë ai, të “shpërlarjes”. Ndërsa për Liburnin e Xhelalin, sipas tij, pavarësisht ankesave, Kurti nuk ka guxim me i prekë.

“1. Donika Gërvalla

2. Rozeta Hajdari

3. Artane Rizvanolli

4. Rifat Latifi - Lleptiri

5. Armend Mehaj - Ushtari Norvegjez

Po ashtu Zv. i Kurtit, Besnik Bislimi se kish sigurt. Realisht ankesa në parti ka edhe për Liburnin e Xhelalin, por ata s'guxon me i prekë 1 herë Albini.” – ka shkruar Syla në Facebook.

Postimi:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dhunimi i 11-vjeçares, Latifi: Kanuni i Lekës e kish zgjidhë më së miri

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar pas raportimit për një ngjarje të tmerrshme të një rasti të dhunimit të një vajze të mitur (11 vjeç).

Latifi ka reaguar ashpër dukë thënë që në raste të tilla “Kanuni i Lekës” do të zgjidhte rastin më së miri.

“Mëshira për monstra të tilla, është formë e padrejtësisë!” – ka shkruar Latifi në Facebook.

Postim i plotë:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Olluri tregon se çfarë do të bënte në takim me liderët opozitarë po të ishte në vend të Kurtit

Gazetari Parim Olluri ka ironizuar për takimin e mundshëm mes kryeministrit, Albin Kurti dhe liderëve të partive opozitare.

Olluri ka thënë se po të ishte në vend të Kurti, në takim liderët opozitarë do t’i linte të bisedonin me ideologun e VV-së, Hysamedin Feraj.

“Po te isha ne vend te Kurtit, nese me kishin ardh grumbull ne takim kreret e partive opozitare, ne gjysme te takimit iu kisha thane: A po e vazhdoni burra me Hysamedin Ferajn se eshte ma vakteli? Se une i kam do pune tjera”, ka shkruar Olluri.

Kutjojmë se Kurti ka thënë se do t’i bëjë ftesë për takim partive opozitare. Deri më tani vetëm kryetari i AAK-së ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit teksa PDK e LDK nuk janë deklaruar akoma.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analist Pozhari tregon se çfarë po kërkon VV-ja tash nga KEDS-i

Analisti i politikës, Xhevdet Pozhari, ka kujtuar kohën kur Albin Kurti bashkë me aktivistë të partisë së tij, protestonin kundër privatizimit të KEDS.

Pozhari ka thënë se VV po bëhet përgjegjëse edhe atëherë kur protestonin edhe tash kur qytetarët po përballen me reduktime.

Ai ka thënë se tani VV po kërkon që privatizuesi [KEDS] të përmbush obligimet.

Shkrimi i tij:

17 tetor, 2012. Albin Kurti duke protestuar kundër privatizimit të KEDS. U pat shit për 26 milionë euro, ndërsa 5 vite para se të shitej, në rrjetin e distribuimit ishin investuar 55 milionë euro nga buxheti shtetëror.

Asokohe u tha se do të investohen 300 milionë euro nga privatizuesi. Edhe këtë marrëveshje e pat nënshkruar Qeveria e Hashim Thaçit.

60 aktivistë të Vetëvendosjes ranë në pranga ngaqë provuan të hyjnë në Qeveri dhe ta parandalojnë nënshkrimin. Mediat i cilësuan si huliganë.

Viti 2022. Kosova nuk ka rrymë. Nga qindra miliona eurot e premtuara, edhe pas 10 viteve nuk shihet asnjë gjurmë.

Edhe atëherë kur protestonin, edhe tani kur qeverisin përgjegjëse bëhet Vetëvendosja! Faji i tyre i vetëm ishte se u përpoqën të na paralajmërojnë para kohe. Ne nuk donim të shihnim. Ishim në terr!

Tani kërkojnë që privatizuesi të përmbush obligimet. Kaq.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zogaj: Askush nuk e pa marrëveshjen me Serbinë, pushteti festoi e opozita të zënë me dasma

Analisti, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për çështjene e dokumentave hyrje – dalje në mes dy shteteve.

Zogaj shprehet kritik për faktin se kjo marrëveshje nuk u prezantua as nga qeveria dhe nuk u botua askund.

“Presidentja e kryeministri pak a shumë uruan për këtë marrëveshje. Thanë që ky është reciprociteti. Ana tjetër e politikës thanë që kjo marrëveshje nuk është asgjë tjetër pos ajo e vitit 2011”, ka shkruar Zogaj.

Mirëpo, Zogaj thotë se askush nuk e pa këtë marrëveshje dhe nuk doli asnjë draft i saj për të mos u kuptuar se a është marrëveshje e ra apo ajo e vitit 2011.

“Askush nuk e botoi. Qeveria jo se jo. Nuk doli asnjë draft i saj. Nuk u kuptua a është marrëveshje e vjetër apo e re. U tha që u arritë marrëveshja, nuk thanë që u nënshkrua. Nuk thanë as që do të nënshkruhet, as nga kush apo kur. Nëse është nënshkruar, nuk u tha nga kush dhe kur ndodhi një gjë e tillë. Me një fjalë, asgjë nuk u botu e nuk u konfirmu”, thotë analisti Zogaj.

Zogaj ironizon edhe me opozitën, që sipas tij janë të zënë në “dasma e syneti”.

“Ndërsa, partitë opozitare duket që janë të zënë me tjera probleme, disa me pjesëmarrje në dasma e syneti e të tjerat me klube nate”, ka shkruar Zogaj.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Smajljal: Si mund të vlerësohet puna e ministrave kur për gati dy vite është punuar gjë?

Profesori i shkencave politike, Avdi Smajljaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur kritik për mospunën e ministrave të qeverisë Kurti i cili po i afrohet dy viteve qeverisëse.

Për Smajljal, nuk mund të vlerësohet puna e një ministri apo ministre, sepse sipas ti ende nuk ka filluar të punohet diçka konkrete.

“Si mund të vlerësohet puna e një ministri/ministreje kur ai ministër/ajo ministre, për gati 2 vite në pozitë, nuk ka filluar ende të punojë ndonjë gjë?”, pyet Smajljaj.

Status i plotë:

Si mund të vlerësohet puna e një ministri/ministreje kur ai ministër/ajo ministre, për gati 2 vite në pozitë, nuk ka filluar ende të punojë ndonjë gjë?

Më mirë do ishte të pritet edhe disa vite derisa të fillojnë të punojnë najçka, pastaj të u vlerësohet puna, të ndëshkohen, të shpërblehen, etj.

Kurrë nuk është vonë me fillu me punu, me i përmbush obligimet politike që merr një pushtetar.

Hallet e qytetarëve presin.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Berisha: Kurti është molisur, po kërkon zgjedhje të parakohshme

Gazetari Ridvan Berisha, ka thënë se kryeministrit, Albin Kurti është ‘molisur’ nga dialogu me Serbinë duke bërë që të kërkojë zgjedhje të parakohshme.

Berisha dyshon që Kurti po kërkon që të bëhet një formulë e re politike e cila sipas tij, "do t’i lindet piskamat kundër oponentëve në arkivë”.

“Për çdo ditë Kurti po shtrëngohet t'i përtypë me zor fjalët e zotimet e tij dhe fare nuk po skuqet. Është i molisur edhe nga përformaca e dobët e qeverisjes përbrenda.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i tij:

Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme për ta ideuar një formulë politike të koalicionit të gjerë. Është i molisur nga dilogu me Serbinë, e tash e ka përjetuar edhe presionin ndërkombëtar, kur më herët thoshte se nuk e di se çka dmth ky presion.

Për çdo ditë Kurti po shtrëngohet t'i përtypë me zor fjalët e zotimet e tij dhe fare nuk po skuqet.

Është i molisur edhe nga përformaca e dobët e qeverisjes përbrenda.

Exit-i për të janë zgjedhjet si kapitull i ri, për rilegjitimitet, për t'i lënë në arkiv të gjitha zotimet e piskamat kundër oponentëve duke e modeluar një fazë të re, koncenzusin mbarëshoqëror!

Gjithmonë është theksuar se uniteti në raport me Serbinë është jetik!

A është tani Kurti adresa premtuese e këtij uniteti?!

Ta shohim. Unë fare nuk kam besim në të!

Hija e kaosit do ta ndjekë çdo herë profilin e tij si politikan kaotik!

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Smajljaj për marrëveshjen me Serbinë: Kanë merita pozita e opozita, qe pse

Profesori dhe njohësi i zhvillimeve politike, Avdi Smajljaj, ka folur se kush ka ma shumë merita për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Smajljaj ka thënë se kosovarët kanë më shumë merita për të arriturat sesa të arritura teksa ka shpejguar edhe kush është më meritori.

Sipas tij, për marrëveshje, merita kanë edhe pozita edhe opozita.

“Pozita që tanimë nuk e konteston, atë që dikur e bëri opozita, vetëm se e zbaton, avancon, dhe e legjitimon. Opozita që tanimë nuk i kontestohet ajo që dikur i kontestohej.”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë i z. Smajljaj:

Jemi popull që më shumë kemi merita për të arriturat, sesa të arritura.

Urime për meritat të gjithë meritorëve, normalisht më së shumti atyre që kanë më së shumti merita!

Për këtë marrëveshje kanë merita pozita, e opozita.

Pozita që tanimë nuk e konteston, atë që dikur e bëri opozita, vetëm se e zbaton, avancon, dhe e legjitimon.

Opozita që tanimë nuk i kontestohet ajo që dikur i kontestohej.

Mos të harrojmë meritat e shoqërisë civile, e cila duke qenë zë i artikuluar i qytetarëve, vazhdimisht, në konsistencë ka njoftuar qytetarët me mbarëvajten e procesit, përmbajtjen dhe konsekuencat e marrëveshjes, ka mbikëqyrur dhe u ka kërkuar llogari qeverive për procesin e dialogut dhe marrëveshjet.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zaimit të VV-së i pengojnë raportimet e mediave kosovare për Asociacionin

Ideologu i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, si edhe vartës të tjerë të kësaj partie, nuk po e ndalin gjuhën linçues ndaj medieve kosovare.

Në një shkrim, Zaimi përsëri ka kritikuar mediet për shkak të raportimeve se mund të ketë një marrëveshje të re për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, mediet nuk po raportojnë drejtë.

“Lexon disa nga portalet e Kosovës në mëngjes dhe të krijohet përshtypja se Zajednica është kërkesë e brendshme e Kosovës, e jo kërkesë e padrejtë e Serbisë.”, ka shkruar ai.

Përndryshe, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të mos ketë më dokumente për hyrje-dalje por qarkullim të lirë qytetarëve.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilir Mirena: Se shpejti do ta festojmë edhe Zajednicen

Gazetari, Ilir Mirena ka reaguar pas marrëveshjes për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mirena përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me festën për marrëveshjen e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Festojeni Marreveshjen e 2011’tes, ama mos e ulni entuziazmin festiv edhe kur t’jau bjen Zajednicen. Gati e harrova, edhe 24 hektaret per Manastirin e Deçanit”.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ironizon Olluri: Zajednica po lyhet me kos shumë lehtë, ku po e blejnë Qeveria Kurti?

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas marrëveshjes së arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë.

Olluri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka lënë të nënkuptohet se dy vendet, po bëhen gati për një marrëveshje rreth Asociacionit.

“Po lyhet Zajednica me kos shume lehte dhe paverejtshem”, ka thënë Olluri.

Postimi i plotë i gazetarit në Facebook:

Ku po e blejne kosin Qeveria Kurti? Origjinal e paskan.

Po lyhet Zajednica me kos shume lehte dhe paverejtshem

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Marrëveshja për letërnjoftime, Matoshi: Vuçiq do të sigurohet që presioni ndërkombëtar të bie mbi kryeministrin Kurti

Analisti Halil Matoshi, ka komentuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes, respektivisht njohjen e dokumentacionit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Matoshi, shkrimin e tij e ka nisur me hipotezën, “Cila do të jetë kërkesa e ardhshme e Vućić-it?”

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të përgatitet për zmbrapsjen e pretendimeve të shtetit serb rreth Rezolutës 1244.

Pas zbatimit të marrëveshjes, shkruan Matoshi, Vuçiq do të përpiqet që presionin ndërkombëtarë ta drejtoj mbi kryeministrin Kurti.

“Aleksandar Vučić, mas zbatimit të dy marrëveshjeve (lejet e njoftimit dhe targat) shpejt ka me u përpjekë që presioni ndërkombëtar të bie mbi kryeministrin Albin Kurti, (dy obligimet shtetërore që dihen: Asociacioni dhe zbatimi i verdiktit të GjK për Manastirin e Deçanit) dhe sipas paralajmërimit, ai ka me kërku nga KS i OKB dhe KFOR-i rikthimin e personelit serb simas pikës 10 të Rezolutës 1244 dhe fusnotës 2 të KS të OKB-së, për ruejtje të trashëgimisë serbe në Kosovë. Këtë e paralajmëroi Presidenti serb Vučić i zemruem se KFOR ia bani me dije se të gjitha formacionet policore të Kosovës operojnë pa asnji ndalesë në tanë territorin e Kosovës.” – ka shkruar Matoshi mes tjerash.

Postimi i plotë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Marrëveshja për letërnjoftime, Kabashi: Kurti rrezikoj të na fuste në luftë vetëm për të realizuar marrëveshjen Thaçit

Analisti Bekim Kabashi, ka komentuar marrëveshjen për njohje të dokumenteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kabashi, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me kryeministrin Kurti duke e ‘akuzuar’ se rrezikoj të na fuste në luftë vetëm për të arritur marrëveshjen e ish-presidentit Thaçi.

POSTIMI:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për dokumente mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjinovci përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se tani qytetarët nuk do të pajisen me “letra poshtëruese”.

“Bravo Bini, kogja kogja po din në negociata”, ka shkruar në fund ai.

Postimi i plotë i Gjinovcit në Facebook:

Reciprociteti 100% 💪
Tash kur shkojna na në Serbi mo s'na japin letër poshtëruse në vend të letërnjoftimit, as na atyne.😀

Bravo Bini, kogja kogja po din në negociata

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kajtazi: KEDS është kompani kriminale, para së cilës është dorëzuar Kurti

Vehbi Kajtazi: Derisa të hedh hapa për t'u marrë me SHIK'un, se konsideroj serioz Kurtin - Periskopi

Analisti Vehbi Kajtazi, ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, përballë kompanisë KEDS.

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës është dorëzuar para kësaj kompanie.

POSTIMI PA NDËRHYRJE:

KEDS-i nuk e blen asnje megavat energji nga jashte. Krejt cka prodhon KEK-u, ua shet konsumatoreve. Ne baze te ciles logjike po kerkon shtrenjtimin e energjise? Pse Kurti nuk e shtetezon kete kompani sic pati premtu?

KEDS eshte kompani kriminale para se ciles eshte dorezu Kurti!

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazmir Raci: Dorëzohet Serbia për targat

Analisti Gazmir Raci ka komentuar deklaratat e presidentit Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është dorëzuar Serbia.

“Dorëzohet Serbia, Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator. Konsistenca në qëndrime dhe arsyeshmeria e veprimeve sjell reciprocitin që e garanton marrëveshja edhe në këtë fushë”, ka shkrua ai.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Latifi: Escobar u tha në Beograd harrojeni narrativën “Kosova është Serbi” por mitologjia serbe po rritet ç’do vit

Latifi: Escobar u tha në Beograd harrojeni narrativën “Kosova është Serbi” por mitologjia serbe po rritet ç’do vit

Profesori Blerim Latifi, ka komentuar deklaratën e të dërguarit special për Ballkanin Perendimor të ShBA-ve, Daniel Escobar, i cili u tha serbëve në Beograt ta harrojnë narrativën se “Kosova është Serbi”.

Kjo narrativë serbe sipas Latifit po rritet nga viti në vit. E për këtë Latifi e fajëson edhe Europën, por thotë se fajtor jemi edhe vet ne shqiptarët.

Statusi i Latifit:

“Escobar u tha në Beograd: Duhet ta harroni narrativën "Kosova është Serbi". Të shumtë ishin ata që mendonin se pas vitit 1999 shoqëria serbe do të fillonte një proces reflektimi e çlirimi nga mitologjia e Kosovës, diçka të ngjajshme me denazifikimin gjerman.

Por kjo nuk ndodhi kurrë. Përkundrazi, kjo mitologji ka ardhur duke u përforcuar nga viti në vit. Ajo ende sot i ka të gjitha tiparet e një feje politike në Serbi. Si e tillë ajo e pamundëson çdo lloj mendimi politik brenda Serbisë, i cili do të thoshte: Po, Escobar ka të drejtë. Përjashto këtu ndonjë zë individual, i cili mbytet nga zhurma e shovinistëve që garojnë me njëri tjetrin se kush është më antishqiptar se tjetri.

Por nuk janë vetëm serbët fajtorë për faktin se vazhdojnë të ushqejnë narrativën shoviniste për rikthimin e tyre në Kosovë.

Janë edhe europianët të cilët nuk e kanë fare nuk kanë investuar në devalvimin e kësaj narrative, derisa nuk e kanë lëshuar asnjë rast për t'i demonizuar nacionalizmat e fqinjëve të Serbisë.

Jemi edhe vetë ne shqiptarët, që me dobësinë kronike të shteteve tona, në mënyrë të tërthortë, kemi ndihmuar që serbët ta kuptojnë të ardhmen me termat e kësaj narrative.” ka shkruar Latifi.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Behrami: Kurti është mbrojtësi më i madh i trashëgimisë politike të Thaçit

Artan Behrami – InLajmi

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, në një postim në facebook, ka shkruar se kryeministri aktual Albin Kurti, është mbrojtësi më i madh i trashëgimisë politike të Thaçit.

Ai ka theksuar se Kurti po i implementon të gjitha marrëveshjet që i ka nënshkruar ish-presidenti dhe ish-kryeministri Thaçi.

POSTIMI:

Albini është mbrojtësi më i madh i trashëgimisë politike të Hashim Thaçit.

Albini është kryeministër i shtetit të Kosovës që Hashim Thaçi e ka shpallur!

Albin Kurti rri gatitu para flamurit që Hashim Thaçi e ka prezantuar!

Albin Kurti i nënshtrohet Kushtetutës që Hashim Thaçi e ka krijuar!

Albin Kurti i promovon autostradat që Hashim Thaçi i ka ndërtuar!

Albin Kurtit i rreshtohet Policia që Hashim Thaçi e ka krijuar!

Albin Kurtit i rreshtohet ushtria që Hashim Thaçi e ka krijuar!

Albin Kurti merr pjesë në Organizata Ndërkombëtare në të cilat Hashim Thaçi na ka anëtarësuar.

Albin Kurti i implementon marrëveshjet që Hashim Thaçi i ka nënshkruar!

Etj etj etj.

Albin, i prapa-mbetur je!

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pyet Ilir Mirena: Ku është more Glauk Konjufca?

Analisti polotik, Ilir Mirena përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, është “shqetësuar” për venddodhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Mirena ka pyetur me ironi se “a e ka pa kush” Konufcën, duke aluduar në heshtjen e kreut të Kuvendit mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Ku është more Glauk Konjufca? A e ka pa kush?”, ka shkruar Mirena.

Sipas tij, që nga shkuarja e Konjufcës në Hagë për vizitë te ish-krerët e UÇK-së, ai nuk po dëgjohet fare.

“Prej që u kthy prej Hagës, diçka ja ka hangër maca guhën, s’po nihet. Vendi po vlon, fol oj Vjosë...Glauk mendova”, ka shkruar ironikisht Mirena.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Matoshi: Me Zajednica nuk kalon u terrorizua Kosova, tash Escobar kërkon zbatimin e marrëveshjes

Halil Matoshi ofendon rëndë ministren Nagavci – e quan “budallicë”

Analisti Halil Matoshi, ka kujtuar qëndrimin Gabriel Escobar për qëndrimin Asociacionin, i cili tha se kjo marrëveshje duhet të zbatohet.

Matoshi ka theksuar se me këtë parullë, janë terrorizuar institucionet e Kosovës.

POSTIMI:

Me parullën: “Zajednica nuk kalon” asht terrorizu Kosova, janë sulmu institucionet e shtetit, janë hedhë gurë e zjarr mbi policinë...

E tash???

I deleguemi amerikan Gabriel Escobar: “Të gjitha marrëveshjet do të duhet të zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit.”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti nuk ka fytyrë të kërkojë forca shtesë të NATO-s

Artan Behrami – InLajmi

Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, kërkoi forca shtesë të NATO-s në Kosovë.

Behrami i ka kërkuar Kurtit që në fillim ta tërheqë padinë ndaj NATO-s, për marrëveshjen me FSK-në rreth veriut.

POSTIMI:

Shko në prokurori dhe tërhiqe padinë kunder NATO-s, kërkoji falje NATO-s, Hashim Thaçit dhe popullit të Kosovës.

Eh, tani ke fytyrë me i kërku NATO-s ushtarë shtesë!

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Hyseni: Ligji Për Grevat është kështu që 10 vjet, po ju del fashizmi prej barkut

Nenkryetari i Partisë Social Demokrate, Zgjim Hyseni, ka komentuar mundësine e pezullimit nga paga për grevistët, gjë kjo e paralajmëruar nga qeveria.

Sipas Hysenit krejt kjo “shfaqje” e qeverisë tregon fashizmin e tyre.

Postimi:

“Ligji per grevat eshte keshtu qe 10 vjet. Indikative qe e kuptuam vetem tash qe paska mundesi me u pezullu detyrimi per pagese. Apo jo?

Qysh kurkush nuk pyeti a i kane te drejta kerkesat? Jo. Po na rrijne gati me nene e ligje. Edhe praktikat e huaja po na i sjellin. Po rrejne edhe po mshefen, informimi ideologjik bashke me etiken qe pervidhet per disiplinim t'sindikatave po iu vjen prej meritokracise. Edhe jane shume t'thelle bukuroshat, vec t'thojne une po nisna prej vetes, kqyrma punen, kqyrma suksesin...

Sa po m'vjen interesant kur po i shoh do liberale t'perkedhelun prej familjes, ksi qe e kane zbulu VV-ne 2 vitet e fundit. Sa shume po ndihen t'permbushun tu i shkele te tjeret. Si ata femijte e mahalles qe thojshim "ky ka krah", demek e ka vellain e madh mangup. Qysh po iu del fashizmi prej barkut saora: n'emen t'meritokracise, sindikatat n'burg!” shkruan Hyseni.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kusari: Gazetarët janë sikur alarmi kundër zjarrit, reagojnë vetëm kur ka tym

Juristja e mediave, Flutra Kusari ka shkruar për përvojat e saj me gjyqtarë e prokurorë, në lidhje me ligjerimet që ajo mbanë, për rolin e mediave si dhe rregullimin e legjislacionit sa më të përshtatshëm, për t’u ofruar kushte gazetarëve t’a ushtrojnë profesionin e tyre.

Kusari në shkrimin e saj, tregon përvoja interesante, në lidhje “sfiden” e saj për t’i bindur gjyqtarët e prokurorët për rregullime të caktuara juridike të cilat lidhen me mediat.

“Per mu, diskutimet me gjykates dhe prokurore neper vende te ndryshme te Ballkanit per lirine e shprehjes dhe te mediave jane shume atraktive.

P.sh qe dy dite jemi duke diskutu ne Mavrove se si vepra penale kallezim i rreme nuk mund dhe nuk duhet te perdoret per raportimet e mediave ne vendet ku shpifja eshte e dekriminalizuar. Gjysmen e pjesemarresve i binda, gjysmen hala jo... ne tetor e kam shancen tjeter me binde kete gjysmen qe hala s'u binde.” Shkruan Kusari.

Tutje, ajo ka treguar se në ç’do event e pyesin “pse gazetarët shkruajnë vëtëm lajme të kqija”, sipas Kusarit kjo ndodhë sepse roli i tyre është i ngjashëm me alarmin kundër zjarrit, pra reagimi ndodhë atëherë “kur ka tym”

“Interesant eshte edhe me diskutu per rolin e gazetareve. Cdo event, ama cdo event bre, m'pyesin pse gazetaret shkruajne vetem lajme te kqija. Po me duket qe e kam gjete pergjigjen e duhur:

Gazetaret jane sikur alarmi kunder zjarrit, reagojne vetem kur ka tym.”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Olluri e pyet pushtetin: Kur po filloni me ofendu Escobarin, që kërkoi zbatimin e Zajednicës

Analisti Parim Olluri, e ka pasur një pyetje për përkrahësit e Vetëvendosjes dhe pushtetit aktual.

Olluri i ka pyetur se kur do të nisin ofendimet ndaj Escobarit, që po kërkon zbatim të Zajednicës.

POSTIMI:

Kur po ia nisni me shajte Escobarin qe po lyp zbatim te Zajednices?

A ky i madh me trup e s’po guxoni? Po tutni diçka.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Latifi u jep të drejtë mësuesve, por thotë se më 1 shtator mund të ketë edhe tensione në veri

Analisti Blerim Latifi ka thënë se mësuesit kanë të drejtë të kërkojnë paga më të larta, por megjithatë, shton se greva përkon me kohën e njëjtë kur mund të ketë rezistencë në veri, pra më 1 shtator.

Latifi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se me rritjen e çmimeve, mësuesit kanë të drejtë të kërkojnë paga, dhe se qeveria duhet të merret me këtë çështje.

Por ai shtoi se greva më 1 shtator, nuk është menduar mirë.

“Por momenti i zgjedhur për grevën më duket i pamenduar mirë, sepse fare lehtë mund të ndodhë që me 1 shtator në veri të ketë rezistencë të dhunshme nga bandat e Vuçiqit e agjentët e Putinit që nuk duan ta lejojnë shtrirjen e ligjit kosovar atje dhe njëkohësisht në pjesët tjera të vendit sistemi të zgjohet në mëngjes i paralizuar nga grevat. Nëse kjo ndodhë, atëherë ne me një shembull të ri do ta pasurojmë listën e gjatë të budallallëqeve tona”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Latifit në Facebook:

Mësuesit kanë të drejtë të kërkojnë paga më të larta, sepse kriza ekonomike, me rritjen enorme të çmimeve, e ka devalvuar shumë edhe pagën ekzistuese që e marrin. Dhe qeveria nuk ka me pasë çare pa u marrë me këtë çështje.

Por momenti i zgjedhur për grevën më duket i pamenduar mirë, sepse fare lehtë mund të ndodhë që me 1 shtator në veri të ketë rezistencë të dhunshme nga bandat e Vuçiqit e agjentët e Putinit që nuk duan ta lejojnë shtrirjen e ligjit kosovar atje dhe njëkohësisht në pjesët tjera të vendit sistemi të zgjohet në mëngjes i paralizuar nga grevat.

Nëse kjo ndodhë, atëherë ne me një shembull të ri do ta pasurojmë listën e gjatë të budallallëqeve tona.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zogaj për qeverinë Kurti: Ndërmarrje shtetërore për kërcënim dhe shtypje

Analisti, Petrit Zogaj ka shkruar rreth situatës së krijuar mes qeverisë dhe sindikatave të cilët qeveria i kërcënoj me ndërprerje të rrogave nëse vazhdohet me grevë.

Për Zogajn, qeveria është kthyer në “ndërmarrje shtetërore për kërcënim dhe shtypje të grevistëve”.

“Nga slogani “Drejtësi dhe Puneësim” në ndërmarrje shtetërore për kërcnim dhe shtypje të grevistëve. Sepse, gjithçka tjeter po i shkon suksesshëm sipas planit, vetëm këta grevistë po ia prishin imazhin kësaj qeverie. Çfarë dështimi spektakolar në me pak se dy vjet”, ka shkruar Zogaj.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zogiani: Nëse nuk mbajmë mësim rrezikojmë të bijmë të fundit në PISA

Opinionisti, Avni Zogiani përmes në postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth grevës së Sindikatës së arsimit të cilët kanë njoftuar për bojkot të procesi shkollor për shkak të mosplotësimit të kërkesave ndaj mësimdhënësve nga qeveria.

Për Zogianin, kjo është situatë e vështirë dhe Kosova rrezikon të përfundoj e fundit në vlerësimin ndërkombatër të nxënësve, i njohur si Testi PISA.

“Pak e vështire kjo situata me mësuesit... nëse nuk mbajnë mësimet rrezikojmë të bijmë në fund te listës se PISA!”, ka shkruar Zogiani

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kabashi: Msusat nuk pat mujt me i nënshtru Serbia e po t'i nenshtron Arberia

Opinionisti Bekim Kabashi, ka komentuar tentativat e pushtetit për t'a ndalur grevën, e cila po organizohet nga sindikatat e punëtorëve.

Kabashi është ndalur sidomos, tek kategoria e mësuesve, të cilët sipas tij, nuk ka mundur t'i nënshtojë as Serbia, e aq më pak ministrja aktuale e arsimit, Arbëria.

Postimi i plotë i Kabashit:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Syla: Minimarksista po i kërcënojnë sindikatat me vende pune, e shtëpiat e tyre në Marigonë

Analisti Valon Syla, zyrtarët e qeverisë i ka quajtur minimarksista pasi sipas tij, po përplasen me sindikatat e pavarura.

Syla thotë se pushteti po del kundër sindikatave duke i kërcënuar me vende të punës ndërsa vetë ata kanë shtëpi në lagje luksoze të Prishtinës.

“Hej o minimarksista. A me sindikata po rrokni tash a? Nihere, me kifle, tomël edhe taza me ujë. Tash kundër sindikatave tu i kërcënu me vende pune, e shtëpijat në Marigonë tu shku në deti në Greqi.”, ka shkruar ai.

Më tej, Syla ka kërkuar nga PSD-ja që të reagojë dhe të mos heshtin.

“Ku është PSD'ja që po hesht? Ku metën këta marksistat përnime, që kanë qef me kon ma origjinal se origjinali. More kllosharë.”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, sot ka filluar greva e punëtorëve në sektorin publik. Pas kësaj, grevistët janë kërcënuar se do t’ju pezullohet paga nësë vazhdojnë me grevë.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Haliti: Pozita e ambasadorit për vete apo për gruan mbetet posti i preferuar për servilët e pushtetit

Analisti Afrim Haliti ka treguar se cila pozitë e lartë shtetërore është më e lakmuara nga kosovarët.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pozita e ambasadorit për vete apo për gruan mbetet më preferuar për të gjithë servilet e pushtetit.

“Pozita e ambasadorit për vete apo për gruan mbetet pozita e preferuar për të gjithë ata që ia lëpijnë pushtetit krejt publikisht pa piken e marrës”, ka shkruar Haliti.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ibrahimi: 30 vjet pas, Kosova po largon përkrahjen që na bëri ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë

Opinionisti, Ilir Ibrahimi, ka dalë kundër atyre që po ofendojnë ambasadorin e Amerikës në Serbi, Christopher Hill pas deklaratave të tij për takimin e Kurti me Vuçiqin.

Ibrahimi thotë se, tash 30 vjet pas, Kosova po largon përkrahjen që na bëri ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë.

“Ambasadori Hill është një nga akterët e rrallë që ka qenë I kyqur atëherë dhe është aktiv edhe sot, në këtë realitet të ri.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i z. Ibrahimi:

Gjatë viteve të 90-ta, me shkolla të mbyllura dhe duke mësuar nëpër bodrume shtëpish, me një politikë e qasje të urtë, kishim arritur ta fitojmë simpatinë e botës së civilizuar, dhe ti bëjmë bashkpjesmarrës në arritjen e ëndrrës tonë shekullore- ta fitojmë lirinë dhe pavarsinë.

30 vjet më vonë, kur jetojmë më mirë se asnjëherë më parë, me djem e çika kampionë në çdo fushë të jetës, po arrijmë ta largojmë atë botë dhe atë përkrahje kruciale për të ardhmen tonë.

Ambasadori Hill është një nga akterët e rrallë që ka qenë I kyqur atëherë dhe është aktiv edhe sot, në këtë realitet të ri.

Fajet nuk i ka Hilli por Platoni. Demokracia siç do të thioshte ai, ua hap derën çobanëve dhe mediokrëve.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Spahiu tregon si mund ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës një ditë

Opinionisti, Nexhmedin Spahiu, beson që një ditë Serbia do ta paranojë pavarësinë e Kosovës dhe se ish ambasadori amerikan, Frank Wisner, e ka gabim kur thotë se kryeministri, Albin Kurti duhet të heqë dorë nga njohja e Kosovës prej Serbisë.

Spahiu ka treguar një histori kur kroatët nervozoheshin me të, pasi iu thoshte se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kroacisë, dhe një gjë e tillë ndodhi. Ai thotë se “një ditë Serbia do ta njeh Kosovën”.

“Frank Wisner e ka gabim kur thotë se Albin Kurti duhet të heqë dorë nga njohja e Kosovës prej Serbisë. Kam qenë në Zagreb gjatë luftës mes Serbisë e Kroacisë. Në atë kohë nuk kam hasur ndonjë kroat (të moderuar apo ekstremist) që shpresonte se një ditë Serbia do ta njeh Kroacinë, madje as atëherë kur Kroacia u bë anëtare e OKB pa marrë njohjen nga Serbia. Kur u thosha vazhdimisht se Serbia një ditë do ta njeh Kroacinë, kroatët ma kthenin me nervozë: KURRË, KURRË, KURRË. Megjithëkëtë njohja nuk vonoi. Tani po u them të gjithëve. Një ditë Serbia do ta njeh Kosovën. Full stop.”, ka shkruar ai.

Më tej, sipas Spahiut, deri të njohja duhet që aleatët e Kosovës t’i bëjën më shumë persion Serbisë dhe mos të kenë mirëkuptim për politikën e saj, siç po ka kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Po ashtu, Spahiu propozon që në të gjitha institucionet e Kosovës duhet të jetë vetëm flamuri i Kosovës dhe asnjë tjetër dhe kësioj Serbia do ta humbë shpresën dhe do të dorëzohet.

“Vetëm duhet që amerikanët dhe aleatët e tjerë të Kosovës t'i bëjnë më shumë presion Serbisë dhe të mos kenë aq mirëkuptim për politikën e saj siç po ka Edi Rama . Natyrisht, krahas kësaj Kosova duhet t'i konsolidojë institucionet e veta dhe patriotizmin e qytetarëve të saj. Në momentin që në institucione të Kosovës nuk do të shihet flamur tjetër pos atij të Kosovës (pra as flamur të Shqipërisë as të Amerikës e të askujt tjetër), Serbia e humbë shpresën që, në bashkëpunim me Tiranën, do ta ndajë Kosovën. Kësi rasti do të dorëzohet e do ta njeh Kosovën.”, ka shkruar ai në Facebook.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Islami: Kosova ka linjit, Serbia kapacitete prodhuese - shkëmbimi tregtar në këtë drejtim do kishte përfitim të ndërsjellë

Analisti Dardan Islami, në një postim në Facebook, pas deklaratave të Vuçiqit i cili tha se është i gatshëm t’i ofrojë Kosovës energji elektrike, ka thënë se në aspektin e sigurimit të energjisë elektrike Kosova dhe Serbia do të mund të dilnin të dyja fituese nëse do të bashkëpunonin në këtë çështje duke ditur faktin që Serbia ka kapacitete prodhuese të rrymës por mungesë të linjitit, ndërsa Kosova ka linjit por mungesë të kapacitetit prodhues.

Sipas tij, ky hap i bashkëpunimit ekonomik do të kishte përfitim të ndërsjellë.

Postimi:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mirena: Diaspora e "lodhtë" diçka sivjet

Gazetari Ilir Mirena ka ironizuar me Diasporën.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Mirena ka thënë se janë lodhur pak, porse nuk e di arsyen.

Tutje ai shtoi se nëse edhe Albini nuk iu përshtatet, kush tjetër mundet!

Më poshtë edhe postimi i plotë:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Haliti: Kryeministrin e kemi çamarrok!

Analisti Afrim Haliti ka ironizuar me qëndrimin e Kurtit në Norvegji.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Haliti tha se Kurti po shkon në skandinavi për ta hequr stresin e bisedimeve në Bruksel.

Tutje ai tha se kreu i ekzekutivit kosovar është çamarrok.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mirena: Prita qe sot Kurti tregon diçka me ekskluzive, e jo 6 pikat që i tha Vuçiqi para katër ditëve

Pas deklarimit të kryeministrit, Albin Kurti për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqi në Bruksel, analisti i politikës, Ilir Mirena ka pritur që Kurti të tregojë më shumë për dialogun se që dihej deri tash.

Mirena ka pritur detaje më shumë e jo ato që sipas tij, janë thënë nga Vuçiqi para katër ditësh.

“Prita qe sot Kurti tregon dicka me ekskluzive per dialog se sa ato 6 pikat te cilat Vuçiqi i ka thane te dielen, para kater ditesh... Pse pat nevoje ky i joni me prit deri tash?....”, ka shkruar ai në Facebook.

Përndryshe, Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka folur për pikat që ka prezantuar në takimin me Vuçiqin në Bruksel.

Këto pika mund t’i lexoni duke klikuar KËTU.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mirena publikon videon e Kurtit ku thoshte: Do të synojmë uljen e çmimit të rrymës

Analisiti i politikës, Ilir Mirena, ka publikuar një video të kryeministrit, Albin Kurti të bërë gjatë fushatës për zgjedhjet në vitin 2019.

Atë kohë, Kurti thoshte se do të synohet ulja e çmimit të energjisë elektrike.

“Nuk mund ta kuantifikoj sot, por ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike sepse tepër shtrenjtë, kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, shumë kemi kapacitet”, kishte thënë ai.

Por tash tri vite nga video, e një vit e gjysmë në pushtet, çmimi i rrymës është rritur e përveç saj, qytetarët po përballen edhe me reduktime qysh në muajin gusht.

Deri më tani, nga Qeveria nuk është dhënë asnjë qëndrim se si do të dilet nga kjo krizë teksa reduktimet e rrymës vazhdojnë të jenë 6 me rrymë 2 pa të.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Hoxha jep lajmin: Nisën sulmet e militantëve të VV-së ndaj Christopher Hillit

Analisti Fadil Hoxha ka thënë se militantët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kanë nisur sulmet ndaj ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Hoxha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se dihet që Hill është njeriu kryesor i SHBA-së në Ballkan.

“Të fyesh Chris Hill ke fyer Amerikën e masat pa tru të pushtetit të Kurtit nuk janë fare të vetëdijshëm se sa shumë ujë çojnë në mullirin e Serbisë me injorancën e tyre”, ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë i Hoxhës në Facebook:

Pas Grenellit tash sulme te militarëve të pushtetit në Kosovë ndaj Christopher Hill!

Hill është ambasador amerikan në Serbi por njohësit e politikës e dinë që është njeriu kryesor amerikan në Ballkan.

Të fyesh Chris Hill ke fyer Amerikën e masat pa tru të pushtetit të Kurtit nuk janë fare të vetëdijshëm se sa shumë ujë çojnë në mullirin e Serbisë me injorancën e tyre.

Ata tashmë po bëhen më shumë se të rrezikshëm për ardhmërinë e Kosovës.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Syla: Qeveria Kurti s'paska pikë përgjegjësie e as transparencë më të voglën publike

Analisti Valon Syla, përmes një reagimi në Facebook, ka kritikuar Qeverinë Kurti për siç thotë ai, mos transparencë në bisedime.

“Qeveria Kurti spaska pikë përgjegjësie e as transparencë ma të voglën publike. Ken në bisedime ska as komunikatë se lemo naj llaf publik me na tregu se çka pat e çka ndodhi.” – shkroi Syla.

Por, qe një listë e tmerrit te Qeverisë Kurti që e ilustron.

Përveç kësaj, Syla ka listuar një listë të gjërave që sipas tij, tregojnë dështimin e kësaj qeverie.

“Banka Boterore dje e botoi raportin ku inflacioni per qershor ne Republiken e Albin Kurtit per produkte ushqimore eshte 19.1%.
Rritja ekonomike nga Banka Boterore ne Kosove parashitet te kolapson me nën 4% (nga minimalja afro 5% deri në 10% për vjet sa ka qenë.
Investimet komunale te Qeverise Kurti ne komuna, perfshijne 4 komuna te VV dhe vetem dy nga partite tjera, nje diskriminim plotë urrejtje.
Edhe saktesisht 1 muaj nga sot ja nisë sezoni i vjeshtës dhe kjo qeveri nuk ka plan, nuk ka deshire, nuk ka aftesi dhe nuk ka njohuri si ti ndihmon Kosoves ta perballon krizen. Presidentja dhe Kryeministri jane dorezuar dhe as nuk shihen as nuk degjohen gjalle. Kosova ka mbetur jetime.” – shkroi Syla në Facebook.

Postimi i plotë:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dikur Kurti deklaronte "nuk jemi të varfër, por të vjedhur", Kelmendi: Kur bëhet mirë, kur të pajisesh me vizë?

Gazetari Adriatik Kelmendi ka rikujtuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kur ishte në opozitë thoshte se “ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur".

Kelmendi në Facebook ka shkruar se tash, po thuhet se “ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur”.

“E kur bëhet mirë në këtë vend? Kur të pajisesh me vizë?!”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Kelmendit në Facebook:

Përpara: Ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur!

Tash: Ne nuk jemi të varfër, por po na varfërojnë!

E kur bëhet mirë në këtë vend?

Kur të pajisesh me vizë?!

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Olluri: Në kohën e Kurtit dhe Osmanit njerëzit po frikohen të hypin në lift

Analisti Parim Ollur ka shkruar një status, duke treguar për ndryshimet që i solli klasa re politike, duke aluduar në pushtetin aktual.

Ai ka thënë se në kohën e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, njerëzit po frikësohen për bllokim në lift për shkak të mungesës së rrymës.

Postimi i plotë:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Artan Behrami: Atë që nuk e ka bërë Serbia, po e bën Donika Gërvalla

Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidenti Hashim Thaçi, ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ai ka vlerësuar se atë që nuk ka arritur ta bëjë Serbia tash e dy dekada, tani po e bën Donika Gërvalla për pothuajse dy vjet.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryediplomatja po e shkatërron ministrin që po e drejton.

“Atë që nuk ka arritur ta bëjë Serbia tash e dy dekada, po e bën Donika Gërvalla për pothuajse dy vjet. Asnjë njohje, asnjë anëtarësim, asnjë vizitë përmbajtjesore, asnjë investim, asnjë… Pasi ka hequr dorë nga politika e Jashtme, ajo tani ka hyrë në fazën e fundit të shkatërrimit të MPJ-së! Të gjithë ata që po frikësohen, që po heshtin brenda dhe jashtë MPJ-së, duhet ta dijnë se janë bashkëpjesëmarrës në këtë krim!”, ka shkruar ai.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Maliqi: Interesave të Rusisë në rajon i ka shërbyer dhe paaftësia e jonë për ta lexuar kontekstin gjeopolitik

Analisti i politikës, Agon Maliqi ka thënë se interesave të Rusisë në rajon nuk i kanë shërbyer vetëm Serbia por edhe paaftësia e jonë për ta lexuar kontekstin gjeopolitik.

Maliqi shprehet se Kosova ka mungesë të një strategji përtej kornizave të ngushta të armiqësisë historike me Serbinë

Shkrimi i plotë i tij:

Synimi strategjik i SHBA/NATO në rajon prej shumë vitesh është shtensionimi dhe normalizimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe - dy popujve më të mëdhenj në rajon - si çelësi kryesor i paqes në gjithë rajonin dhe integrimit të tij në BE/NATO. Synimi strategjik i Rusisë ka qenë dhe mbetet mbajtja gjallë dhe thellimi i armiqësisë shqiptaro-serbe, si mënyra më e mirë për ta mbajtur peng Serbinë dhe gjithë rajonin larg BE/NATO. Interesave të Rusisë në rajon nuk i ka shërbyer vetëm kryeneçësia hegjemonike e Serbisë dhe qasja e saj instinktive pro-ruse. Asaj i ka shërbyer (me ose pa vetëdije) edhe paaftësia e jonë për ta lexuar kontekstin gjeopolitik dhe për ta definuar interesin strategjik përtej kornizave të ngushta të armiqësisë historike.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Matematika në detaje e Baraliut: Ja sa humbin bizneset nga përdorimi i gjeneratorit

Matematicienti dhe analisti në shumë raste, Bleron Baraliu, ka bërë një matje se sa humbin bizneset nga shpenzimet e gjeneratorit.

Sipas tij, për bizneset më ideale do të ishte rritja e çmimit të energjisë, se reduktimet aktuale.

POSTIMI:

Matematika (e thjeshtësuar) e Gjeneratorit

(bizneset paguajnë 10-30x koston e shkyqjes dy orëshe)

Matematika e reduktimit të rrymës dhe kostot ndaj bizneseve dhe ekonomisë është komplekse, por edhe me shifra të thjeshta mund të kuptojmë se çmimi i reduktimit për 2 orë gjatë orarit të punës -- sidomos për biznese me teknologji informative -- është mbi 10X, pra më lehtë këto biznese do të paguanin 10X çmim mbi atë normal se sa të ballafaqoheshin mer eduktime. Ja një shembull në vija të trasha:

- Supozojmë rryma shkyqet 2orë mes orëve 9-6

- Supozojmë 40punëtorë, rreth 400€ në muaj rrymë për këtë biznes

- 40 tavolina kompjuteri me ~450Ëatt secila

- nënkupton se duhet 1 gjenerator >= 20KËatt

- nënkupton 4L/orë derivate => 8L në ditë

⭕️ 10,000€ Gjeneratori

⭕️ 8*1.2€^për L nafte * 250 ditë pune = 2,400€

🥶 kosto për 1 orë gjenerator (amortizuar 1 vit) = 12,400€:250ditë pune/vit:2orë = 24.8€ për orë

😀 kosto për orë me çmim 'normal' të rrymës = 400€*12muaj : 250ditë : 10orë punë/ditë = 2€/orë

Kjo nënkupton se në rastin më të thjeshtë biznesi paguan rreth 12X më shumë për rrymë me gjenerator. Nëse gjeneratorin e amortizojmë për 5 vite dhe nuk llogarisim fare kosto të mirëmbajtjes, prapë relacioni është në minimum 4X

Kjo nënkupton se, vetëm nga kostoja e rrymës me agregat/gjenerator, pa llogaritur dëmet (përfshirë jomateriale) shtesë të biznesit e kostot e ambientit, qarkullimit finaciar (time and opportunity value of money) etj etj., shteti ka llogari të paguaj së paku 10X çmimi normal për rrymë para se t'ua reduktojë bizneseve rrymën për 2 orë pune. Pra, nëse normalisht çmimi është/ka qenë 80€/njësi, para se t'u reduktojë rrymën bizneseve qeveria duhet të jetë e gatshme lehtësisht të paguaj 500€/njësi para se të vendosë reduktimin (edhe qoftë se duhet t'ua kalojë koston bizneseve për këtë ..)

^nëse nafta është mbi 1.2 kjo e rrit edhe më shumë koston e shkyqjes së rrymës

*Për thjeshtësi kam bërë shumë supozime, psh se biznesi harxhon rrymë vetëm gjatë ditës

P.s. nëse marrim një ekuacion të thjeshtë në njësi, kostoja e rrymës me naftë është së paku 30cent/këh vetëm nga çmimi i naftës (1.2€*4L/orë për 20kË*80%).

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ibrahimi: Nëse kalon Zajednica, Kurti duhet të mendojë një emër tjetër për partinë e tij

Opinionisti, Ilir Ibrahimi ka folur për kërkesat e ndërkombëtarëve ndaj kryeministrit, Albin Kurti, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas Ibrahimit, nëse i kërkohet Kurti formimi i ‘Zajednicës’, është njejtë si të kërkosh që t’ia ndërrojë emrin partisë – Vetëendosjes.

Më tej, Ibrahimi thekson se nëse kalon Asociacioni, atëherë Kurti duhet të mendojë për një emër të ri për partinë, pasi kauza politike është ndërtuar mbi kundërshtimet ndaj Asociacionin.

Shkrimi i plotë i z. Ibrahimi:

Ti kërkosh Albin Kurtit sot ta pranojë "Zajednicën" është sikur ti kërkosh atij të ja ndërrojë emrin Vetvendosjes.

"Zajednica nuk kalon" është sllogani mbi të cilin ky subjekt e ka ndërtuar një kauzë politike e cila kontribuoj në arritjen e rezultatit të pashembullt zgjedhor.

Prandaj "Zajednica nuk kalon" është ajo që e definon këtë subjekt.

E nëse kalon, atëherë ndoshta duhet filluar të mendojet për një emër të ri të subjektit politik.

P.S. personalisht mendoj se Associacioni është një kancer në funksionimin e shtetit të Kosovës.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zogjani nervozohet me Rexhajn: Edhe këtë e dëgjova, ky po thotë që Thaçi është frikësuar nga Serbia, kurse Kurti jo

Aktori Jeton Zogjani duket të jetë nervozuar me një deklaratë të deputetit të VV-së, Arbër Rexhajt.

Ky i fundit, gjithnjë sipas aktorit, ka thënë që Thaçi ka pasur frikë nga Serbia, kurse Kurti jo.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Latifi: N’tokë Baba(Skënderbeu), n’qiell aeroplanët bombardues amerikanë, B-52

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka shpërndarë një foto në llogarinë e tij në Facebook një fotografi ku shihet përmendorja e Skënderbeut dhe bombarduesit amerikanë B-52 duke fluturuar në qiell.

Këtë shkrepje, Latifi e quajti ‘Fotoja e ditës’ duke shkruar: N'tokë Baba, n'qiell aeroplanët bombardues amerikanë B-52.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Haliti: Escobari dhe Lajçaku paskan darkë me opozitën - me siguri në zyre të LDK-së

Analisti i politikës, Afrim Haliti, ka thënë se takimi i opozitës me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe atë të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mund të mbahen në zyre të LDK-së.

“Escobari dhe Lajçaku paskan darkë me opozitën. Me siguri në zyre të LDK-së”, ka shkruar Haliti.

Reagimi i tij vjen pasi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk pranoi të takohej me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku dëshironte që takimi mes tij dhe Begajt të mbahej në zyret e LDK-së dhe jo në Kuvend.

Ndryshe, Escobar dhe Lajçak gjatë kësaj jave pritet që të vizitojnë Kosovë. Në Kosovë, përveç takimit me kryeministrin Kurti, ata do të takohen edhe me liderët e opozitës.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Olluri: Njerëzve iu shtua edhe një gajle, po tuten mos po u ndalet rryma sa janë në lift

Analisti Parim Olluri, ka shkruar një status në lidhje me raportimet e qytetarëve rreth ngujimit nëpër ashensore për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Ai ka shkruar se tashmë njerëzve u është shtuar edhe një "gajle" e re.

Postimi i plotë:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Fadil Maloku vjell vrer kundër mediave, kësaj here me më pak gabime drejtshkrimore

Profesori i UP-së, Fadil Maloku, ju është gjuajtur mediave përsëri. Sipas tij, ka gazetar e media që mbijetuakan nga shpifjet dhe rrenat e qëllimshme.

Duke e ndarë në tri pika thelbin e çështjes, Maloku pa asnjë argument vjell vrer ndaj mediave duke akuzuar ato sikur e keqja më e madhe në shoqëri.

Maloku tha se gazetarët po marrin materiale me thasë nga Serbia dhe Rusia, sërish pa asnjë argument.

Fenomeni më i mirë që vërehet në shkrimin e Malokut është se kësaj here ka treguar përmirësim në përdorimin e gjuhës shqipe. Gabime ka më pak se tjera herë.

Ndryshe Maloku para disa ditëve kishte kritikuar ashpër mësuesit për këkesat e tyre për rritje të pagave por kishte harruar se paga e tij si profesor i UP-së është e majmë.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Hoxha për takimin Brukselit: Vuçiqi tregoi se çka ka lypë Albini - Kurti ta bëjë të njëjtën

Analisti, Ylli Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se transparencën që e kërkoi rreth bisedimeve të Brukselit nga Qeveria Kurti e gjeti tek fjalimi i sotëm i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Para do dite lypa transparence ne bisedimet e Brukselit! Doli sot Vuçiqi tregoi çka ka lypë Albini.”

Tutje, Hoxha sugjeroi që Kurti nesër të dalë e të tregoi se çfarë ka kërkuar Vuçiqi në takimin e 18 gushtit meqenëse ky i fundit e bëri të njëjtën sot.

“Mire është nesër edhe Albini me na tregu çka ka lype Vuciqi edhe pe shpallim procesin ma transparent ne histori”

Postimi:

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazmir Raci: Abazoviq është dhe do të mbetet shqiptar i madh

Opinionisti, Gazmir Raci, mendon që kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq është politikani shqiptar në Mal të Zi që ka bërë më së shumti në 30 vjetët e fundit.

Për Racin, Abazviq, cili u shkarkua këtë javë nga Kuvendi i Malit të Zi, është politikani që ka hyrë në histori, jo vetëm për faktin që është shqiptar.

Postimi plotë:

Dritan Abazoviq për pak muaj ka bërë më shumë se të gjithë politikanët shqiptar të Malit të Zi në 30 vjetët e fundit.

Ai ka hy në histori si kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi. Emroi ai asnjëherë më parë ministra shqiptarë në Qeveri dhe institucione. Ua ktheu Valdanosin dhe kriporen pronarëve shqiptar. Mori vendim ta lidhë Ulqinin me Velipojen përmes urës mbu Bunë…goditi hajnat dhe mafinë! Është dhe do të mbetet shqiptar i madh.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i Kurtit: Çka po lyp Xhelal Sveçla në kafe me banditin e UP-së?

Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrint Albin Kurti, ka shkruar një status, e ku e përmend ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai ka shkruar se çfarë po kërkon në kafe Sveçla me banditin e UP-së, pa treguar se për kë e ka fjalën.

Tutje, ai ka thënë se “matrapazi në të kaluarën ju ka ndihmu në zgjedhje partive të regjimit”.

Berisha ka ironizuar duke thënë se ndoshta është ai është kthyer në rrugë të drejtë.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Duati: Me këto dy aspekte, Dritan Abazoviqi dëshiroi të bënte Malin e Zi Shqipëri

Ish-zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës dhe shkrimtari, Daut Dauti, ka thënë se kryeministri i shkarkuar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka tentuar që ta bëjë Malin e Zi Shqipëri.

Dauti thotë se, Abazoviq në aspektin politik, dëshiroi të krijonte miqësi me Serbinë njejtë si Edi Rama, ndërsa në aspektin religjioz, Abazoviq tentoi “t’i jepte superioritet serbëve në kishën ortodokse në Mal të Zi, mu ashtu siç kanë grekët në kishën ortodokse në Shqipëri”.

Shkrimi i plotë i tij:

Sovraniteti

Ajo të cilën tentoi ta bëntë Dritan Abazoviqi në Mal të Zi, nuk është diçka e panjohur për shqiptarët. Në aspektin politik ai dëshiroi të krijonte miqësi me Serbinë e Vuqiqit mu ashtu siç ka krijuar Edi Rama.Në aspektin religjioz, ai tentoi t’i jepte superioritet serbëve në kishën ortodokse në Mal të Zi, mu ashtu siç kanë grekët në kishën ortodokse në Shqipëri.

Me pak fjalë Dritan Abazoviqi dëshiroi të bënte Malin e Zi Shqipëri. Por, malazezët i thanë:’JO Dritan, ne e ruajmë sovranitetin tonë’.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trupat amerikane të NATO-s janë vendosur të premten në rrugët kryesore të veriut të Kosovs, pas dështimit që të arrihet një marrëveshje në takimin Kurti-Vuçiq, të enjten në Bruksel.

Në lidhje me këtë ka reaguar analisti Blerim Laitif, duke thënë se “ushtarë arabë janë, kqyrni mirë”.

“Mediat: "Amerikanët vendosen në Mitrovicën e Veriut pas dështimit të negociatave në Bruksel". Jo more gabim e kanë, ushtarë arabë janë kta, kqyrni mirë”, ka thënë ai në një shkrim në Facebook.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mirena për Abazoviqin: Kur nuk i mbet asnjë derë tjetër, si krejt horrat u mundua ta përdorë nacionalizmin

Gazetari Ilir Mirena ka qenë mjaft kritik ndaj kryeministrit tashmë në detyrë të Malit të zi Dritan Abazoviq, i cili u shkarkua sot pas mesnate.

Mirena e ka cilësuar si hipokrite, deklaratën e tij se po e shkarkojnë nga posti veç pse është shqiptar.

Sipas Mirenës, Abazoviq tradhëtoi elektortin e vet, bëri marrëveshje krye në vete me kishen ortodokse serbe, e në fund u “kap” për kartën e nacionalizmit.

Postimi i plotë i Mirenës:

“E qysh po ua merr mendja qe raportet e Kishes Ortodokse Serbe me shtetin e Malit te Zi me mire i paska dite ky Abazoviçi, i deklaruar si musliman, se sa vet malazezet ortodoks?

Ky doli veç nje mashtrues ordiner, i cili s’pari i ka tradhetu votuesit e vet kur Gjykanoviç e bani kryeminister para kater muajsh.

Krejt ngritjen politike e kishte ndertuar duke akuzuar Gjukanoviçin, por kjo se pengoi ne momentin kur iu ofrua mundesia qe te behet kryeminister te beje koalicion bash me partine e njeriut, qe sipas tij, eshte sinonim i krimit te organizuar ne Mal te Zi.

E tash se fundi provoi me e tradhetu edhe Malin e Zi me marreveshjen qe e nenshkroi krye n’veti me Kishen Ortodokse te Serbise.

E, kur s’i mbeti asnje dere tjeter, si krejt horrat u mundu me u katrrithe per karten etnike, dmth nacionalizmin dhe deklaroi qe “po m’shkarkoni vetem se jam shqiptar”…

Kur te zgjodhen kryeminister a ishe edhe atehere shqiptare?…”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zeka për Abazoviqin: Aman mos shisni moral ju që edhe ëndrrat i shihni serbisht

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar rrëzimin nga pushtetit të Dritan Abazoviqit, si dhe reagimet e shumëta që erdhën nga Kosova.

Ai ka thënë se disa që po shesin “moral” kundër Abazoviqit, edhe ëndrrat i shohin serbisht

Reagimi i tij i plotë:

“Per Lumir Abdixhikun dhe Dritan Abazoviçin

Para nje jave, ne “Politiko” te Kushtrim Sadiku, fola per blloqet e KEK-ut qe nuk kane pasur asnje remont, edhe thash se kjo eshte bere qellimisht, qe mafia e lidhur me qeverine te bleje rryme e te shes, bash qysh t’i teket.

Fola se kisha qene ne kontakt me inxhinier te KEK-ut, po kjo askujte nuk i la pershtypje ne studio.

Fola edhe per ndalesen pese mujore qe Rozeta Hajdari bashke me Albinin u kane bere prodhuesve vendor, as ky lajm nuk ishte interesant. Permenda fabriken per perpunimin e vajit ne Gjilan, “Fluid”, ku vetem paga mujore pronari paguan 100-mi euro ne muaj, edhe kjo pune e madhe. Pastaj vazhdova edhe une me shkumu kunder Vuqiçit, mu dok pak patriot, dhe me dukej vetja sikur ata kuajte kur fusin ne goje nje kollomoq te madh, ne i thoshim tramak, edhe eshte ai momenti kur as nuk mundesh me perbi, as nuk don me nxjerre nga goja, e veq shkumon.

Tramaku yne kolektiv ashte ba Vuqiçi. Nejse, Lumiri foli sot per nje problem teper serioz, per Bllokun A5, i cili ka dale jashte funksionit. Pjesa tjeter e opozites prap me Vuqiçin, po dojne me dite çka folen pese ore!

E me ba me dite keta, kur dalin prej saunave, e te shkojne te karkalecat e marinuar, pastaj nja tro gota vere te shoqeruara me pajdhaqe, e mbysin bre Albinin, bashke me Vuqiçin. Pak po kane çka me fole per kolapsin ekonomik, tash priti mu marre me llafet e kota te Brukselit.

Tash po dalim te Kryeministri Dritan Abazoviç. E kam pas perkrahe shume kur ishte kryeminister, po tash qe nuk ashte, une e perkrahi edhe me shume. Kur po e shohe se kush po e shane, po bindem se forte i mire paska qene. Dritani ka me u kthy forte fuqishem ne politik.

Sa per Kishen Ortodokse serbe, per mu jane krejte njesoje, si ajo serbe, si ruse, si greke, si malazeze. Qe te gjitha jane djep i luftrave, shtypjeve, diskriminimeve, asimilimeve te shqiptareve, duke fillu nga Greqia, e me rende.

Nje batare tjeter qe po perdoret kunder Abazoviqit na qenka “mekati” qe paska ba vellai i tije, i cili qenka ortak ne nje biznes ne Serbi, me nje te aferm te Bernabiqit?! E pastaj?

Shikoni more veten ku çdo i dyti biznes ne Kosove e Shqiperi e ka koken ne Serbi. Shkoni e shikoni hotelet ne Beograd jane te stermbushura me gra te biznismeneve shqiptar, e burra te forte, qe pastaj kthehen ne Prishtine e shesin pordhe patriotike. Ke edhe media qe kullosin ne grazhdin e Serbise.

Aman, vetem moral e patriotizem anti Beograd mos ne shisni ju qe edhe anderrat i shihni serbisht. Mos e shani bile soj si ju te parin kryeminister ne Mal te Zi, shqipetar!!!

Ani ju…,” ka shkruar Zeka.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Qorolli e quan hipokrit Dritan Abazoviqin

Juristi i njohur Vigan Qorolli, e ka quajtur hipokrit kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Hipokrite sipas Qorollit është deklarata e tij në Kuvend, se deputetëve po u pengonte Abazoviqi sepse ishte shqiptar.

Qorolli ka thënë se faktin se është shqiptar nuk e përmendi asnjëherë, por vetëm kur u zu ngusht.

Postimi i Qorollit:

“Çka është hipokriti?

Hipokriti për shembull është tipi i politikanit të Dritan A., i cili derisa ndodhet në ofiçin shtetnor nuk e përmend etninë e tij, ndërsa kur i vie puna pick për t’u shkarkuar nga pozita — çirret e viktimizohet që të qenurit shqiptar po e pengon me kry detyrën e kryeministrit të Malit të Zi.”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Eksperti i afërt me VV-në i dëshpëruar me vazhdimin e privatizimeve

Edison Jakurti ekspert i ekonomisë, e ish zëvendës ministër në Qeverinë "KURTI I" është shprehur i dëshpruar nga mënyra se si Vetëvendosje po vepron në lidhje me punën e AKP-së.

Ai ka thënë se edhe pse qëndrimi kundër privatizimeve nga kjo agjenci nuk ka qenë në zonën “gri” por qëndrim i qartë i Vetvendosjes, tahsmë AKP po vazhdon me “bizinis” si gjithmonë.

"Nuk ka si të jetë ndryshe përveç se tejet dëshpëruese ta shohësh se si AKP-ja e vazhdon privatizimin si përherë.

Qëndrimi i Lëvizjes për privatizimin nuk ka qenë në zonë gri por ka qenë qëndrimi më i qartë sa i përket ndonjë politike ekonomike. Tani, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, AKP-ja vazhdon me business as usual" ka shkruar Jakurti.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Matoshi për rrëzimin e Abazoviqit: Ra ky ‘prevaranti’ i Malit t’Zi

Halil Matoshi i quan hajna, deputetët që keqpërdorën naftën – Lajme Interesante

Dritan Abazoviqi ka humbur mocionin e mosbesimit në Parlamentin e Malit të Zi. Pas një debati të gjatë - mbi 12 orë - dhe shumë të tensionuar, Parlamenti i vendit tonë fqinj ka votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Abazoviq.

E shkarkimin e Abazoviqit e ka komentuar analisti politik Kosovar, Halil Matoshi.

Matoshi ka hehdur akuza në drejtim të abazoviqit.

"Ni Sejdo Bajramovic Junior, që shitej si super-european, ama ishte n’shërbim të klanit ruso-serb në Podgoricë, i cili viktimizohej demek si shqiptar, e vëllau i tina partnere biznesi në Beligrad, Ana Brnabic-in, që i pat shpallë shqipot njerëz të malit! “, ka shkruar Matoshi.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Maloku: Abazoviq thotë se po rrëzohet pse është shqiptar, arsyetim i paqëndrueshëm

Analisti, Albinot Maloku, në një postim në Facebook, ka thënë se pavarësisht se ishte i ofenduar në baza kombëtare, Dritan Abazoviq nuk i ndryshoi marrëdhëniet e tij me me ata që e ofenduan.

Ai ka thënë se shpjegimi i tij se “po iu pengon fakti që jam shqiptar”, është i dëmshëm për shqiptarët dhe favorizues për Malin e Zi.

Postimi i plotë:

Në krye të këtij viti KM i Malit të Zi Dritan Abazoviç është ofenduar në baza nacionale, por nuk ndryshoi raportet me ata që e ofenduan. Për më shumë, qeverisi me ato rryma.

Me KOS nënshkroi marrëveshje të dëmshme; në Serbi u prit si askush tjetër duke i përfshirë këtu edhe malazezët; pavarësisht që Serbia nuk po e jep ambasadorin e ri nga ky që Mali i Zi e ka shpallë non-grata...

Sot kur qeveria e tij është duke u rrëzuar, thotë “po iu pengon fakti që jam shqiptar!”

Ky shpjegim nuk zë vend dhe për më keq: është i dëmshëm për shqiptarët dhe fort favorizues për Malin e Zi, i cili nuk është se i trajtoi siç duhet këta të fundit.

Por një gjë më “ngushëllon” në këtë kontekst, kryeministri aktual i Malit të Zi, (i cili nuk u bë kryeministër pse ishte shqiptar), nuk është i vetmi politikan që arsyetohet me shqiptarizëm në momente krizash.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Syla ironizon me "Socialistat": A s'keni rrymë a? - solidarizonu qysh dini ju

Analisti Valon Syla përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me ata që ai i quan ‘socialista’ në lidhje me reduktime e rrymës, duke aluduar në përkrahësit e Kurtit.

“Socialista a skeni rrymë a? Ani solidarizonu qysh dini ju. Pse mos po gjeni zgjidhje ndonjë zgjidhje të hajrit pahiri. Keksa msheft a po hani?” – shkroi Syla në Facebook.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pozhari lëshohet në gjuhë të ulët paragjykuese ndaj Grenellit: Në Gjakovë gjithë e kemi dashtë

Gazetari Xhevdet Pozhari është lëshuar në gjuhë të ulët paragjykuese ndaj diplomatit amerikan, Richard Grenell.

Pozhari tha për Grenellin se në Gjakovë gjithmonë e kanë dashur. Kjo për shkak të orientimit seksual të diplomatit amerikan.

Deri këtu erdhi pasi paraprakisht gazetari kishte komentuar një gjysme shprehje të Grenllit ku tha “Kurti është negociator i fortë...”.

“Kurti është negociator i fortë, por ai duhet ta dijë se duhet të vijë edhe me ide që sjellin zgjidhje”, është shprehur Richard Grenell në një konferencë virtuale për gazetarë, transmeton Nacionale.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Paralajmëron Miftaraj: Ligji për Pagat, nuk e kalon filtrin e Gjykatës Kushtetuese

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka paralajmëruar se Ligji për Pagat rrezikon të mos e kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo pasi sipas tij, Miftaraj rrezikohet siguria juridike dhe financiare.

POSTIMI:

Draft ligji për Pagat:

Në lexim të parë dhe pa bërë analiza më të thella, me kushtin që koeficienti është 120 Euro, sikurse po theksohet në publik dhe nëse draftet e ligjit dhe dokumentet përcjellëse që kanë dal në publik janë dokumente që do të dalin ne konsultim publik, draft ligji aktual nuk e kalon filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

Me draft ligjin aktual, ulen ndjeshëm pagat e prokurorëve, gjykatësve të gjykatave të rregullta dhe gjykatës kushtetuese, shërbimit diplomatik, etj. Një qasje e tillë cenon sigurinë juridike dhe financiare të secilit zyrtar publik që i zvoglohet paga.

Nëse nuk ndryshojnë koeficientet, nuk ndryshohet krejtësisht qasja në këtë hartimin e këtij ligji, i njejti është hartuar për të mos hyrë në fuqi, ose edhe mund të fitohet besimi se drafti aktual është për të blerë kohë.

IKD do të marr pjesë në konsultime publike dhe do të të hartoj dhe publikoj raporte analitike për dy draft ligjet, për Paga dhe Zyrtarët Publik.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Rron Gjinovci: S’kemi rrymë se kemi pasur hajna 22 vjet në krye të shtetit, kriminelë

Aktivisti – siç ka qejf ta quajnë – Rron Gjinovci ka shprehur mllef rreth krizës energjetike në të cilën gjendet Kosova.

Gjinovci tha se në vitin 2022 s’kemi rrymë sepse për 22 vjet kemi pasur hajna në krye të shtetit.

“Shekulli 21, pjesa e dytë e vitit 2022, na s'kena rrymë. S'kena rrymë se kena pasë hajna 22 vjet në krye të shtetit. Kriminela!” – shkruan Gjinovci.

Kosova momentalisht po përballet me krizë energjetike dhe reduktime; 6 me rrymë, 2 pa rrymë.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ibrahimi: S’do të jetë çudi të na thuhet kur të mbesim në terr ‘shuni se lufta po nis’

Analisti Ilir Ibrahimi ka kritikuar komentuesit e rrjeteve sociale që po e mbrojnë pushtetin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka parafrazuar shkrimtarin italian Umberto Eco, i cili thotë se turma idiotësh flasin e komentojnë pa teklif në kohën e rrjeteve sociale.

Sipas tij, në këtë realitet, nuk do të jetë çudi nëse dikush thotë: "shuni se lufta po nis".

“Në demokraci, filozofi bëhet i barabartë me çobanin, ka thënë Platoni. Në kohën e mediave sociale, turma idiotësh flasin e komentojnë pa teklif, e po të njejtit dikur as gojën se kanë hapur pa i pirë ja 2-3 gota, ka thënë shkrimtari italian Umberto Eco. realiteti që po e jetojmë sot, lehtë mund të shihet në këto dy të vërteta të hidhura. Në këtë realitet, nuk do të jetë çudi të na thuhet kur të mbesim në terr ‘shuni se lufta po nis’ dhe çobanët e idiotët do të vazhdojnë të duartrokasin e bërtasin në botën e tyre virtuale, edhe pse në terr”, ka shkruar ai.

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Behrami: Presidentja nuk po arrin ta menaxhojë nervozen e saj pas takimit me Eskobarin dhe Lajçakun - Periskopi

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka reaguar në facebook në lidhje me dështimin e marrëveshjes në Bruksel në dialogun Kosovë – Serbi.

Behrami ka shkruar se Kurti e Vuçiq, janë të preokupuar më shumë për poza armiqësore para takimeve.

POSTIMI:

Albini dhe Vuçiqi më shumë janë të preokupuar qysh me marrë poza armiqësore para takimit, sesa qysh me arrit ndonjë marrëveshje që sjell paqe gjatë takimit.

Mashtrues bre!

Lajme të ngjashme