"Debil", "Zëdhënës i Vuçiqit" - ambasadori Hill ofendohet rëndë nga simpatizantët e VV-së - NACIONALE

"Debil", "Zëdhënës i Vuçiqit" - ambasadori Hill ofendohet rëndë nga simpatizantët e VV-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Christopher Hill, ambasadori i plotëfuqishëm i SHBA-së në Serbi, është bërë temë diskutimi në Kosovë, pasi deklaroi se pala kosovare nuk ishte e përgatitur për të diskutuar çështje specifike në takimin e 18 gushtit në Bruksel. Një përgjigje për të pati Kurti, sot në mbledhjen e Qeverisë, ku lexoi një elaborat të gjatë për takimin 5-orësh me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Një interpretim interesant për deklaratën e Hillit e pati edhe Hysamedin Feraj, këshilltar i Kurtit dhe aktivist i vjetër i VV-së.

Por, Hilli nuk u kursye as nga fjalët e ashpra, e ofendimet në Facebook. Shumë komentues, disa prej të cilëve me profile të rrejshme, përdorën fjalë pezhorative në drejtim të Hillit, ambasadorit të famshëm amerikan.

Çfarë tha Hilli e Kurti?

Hill disa ditë më parë theksoi se Serbia erdhi në frymë të mirë për të diskutuar në Bruksel. E natën e djeshme, pra me 23 korrik, Hill rifoli për 18 gushtin.

“Të them të drejtën, pala serbe veproi mirë. E dinin se për çfarë do të flisnin, çfarë ishte e rëndësishme. Fatkeqësisht, disa prej të tjerëve nuk ishin të përgatitur për të folur për specifika", tha fillimisht ai.

E një përgjigje, që dukej se ishte e drejtuar si kundërpërgjigje ndaj Hillit, e dha Kurti këtë të mërkure.

Ai tha se nuk janë të vërteta se njëra palë nuk ka pasur asnjë propozim nga pala kosovare.

“Deklarata se ka pasur propozime nga njëra palë dhe propozime për kompromis janë të pavërteta, ende kemi qenë të hapur mirëpo nga ndërtesa më herët ka dalur pala tjetër.”, deklaroi Kurti.

Tutje, Kurti tha se në Bruksel ai s’ishte si prokuror e as si polic.

“Ka qenë takim i liderëve dhe duhet të bisedojmë për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe jo thjeshtë menaxhim të krizës për probleme eventuale. Në Bruksel kam qenë si kryeministër i Kosovës. Nuk kam qenë si prokuror, as si polic, as i gjykatës, as si shef i kadastrës.”, tha Kurti.

E një koment të çuditshëm për këtë çështje e kishte Hysamedin Feraj, aktivisti që s’përton të deklarohet mbi çdo gjë.

I ashtuquajturi ‘ideologu’ i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, ka bërë disa komente kontroverse në profilin e tij në Facebook.

Këshilltari i Kurtit ka pretenduar se ambasadori Hill nuk ka arritur të kuptojë saktë qëndrimin e administratës Biden, së cilës edhe i shërben.

“Puna është se për presidentin Biden, dhe administratën më të afërt të tij, në qendër të dialogut duhet të jetë njohja reciproke dhe kjo u lihet "detyrë shtëpie" të dy palëve. Për këtë qëndrim amerikan Vuçiqi kishte shkuar krejt i papërgatitur dhe duke shpërfillur plotësisht, deri në detaj, "detyrat e shtëpisë".”, ka komentuar Feraj.

Sharja e ofendime ndaj Hillit

Tashmë në Facebook ka filluar një “fushatë” e sharjeve e ofendimeve ndaj ambasadorit Hill.

Komentuesit kanë filluar të përdorin terme pezhorative në drejtim të Hillit.

Njëri nga komentuesit e quajti ambasadorin Hill “zëdhënës të Vuçiqit”.

Në njërin nga lajmet për deklaratën e Hillit, postuar nga Nacionale, një komentues pati një pyetje ofendues drejtuar ambasadorit amerikan në Beograd.

“A ti zëdhënësi i Vuçiqit a ambasador i Amerikës, cili je?”, pyeti Nalan Mersini.

E deklaratat e Hillit, duket ta kenë nervozuar shumë Sakip Hotin, i cili e quajti ambasadorin njëri më të poshtër dhe më pro serb se Richard Grenell, ish i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi i ish-presidentit amerikan Trump.

Ndërsa, në diskutim u përfshi edhe profesori Osman Ismaili, i cili shkroi një paragraf të gjatë, duke ‘ia qartësuar ambasadori Hill’ kontekstin mes Kosovës dhe Serbisë.

Z. Ambasador Hill e ke shumë gabim. Qasje e A. Vuqiç është jo e sinqertë dhe jo korekte. Ai me propozimin djallëzor do që KURTI të heqë dorë nga pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës deri sa propozon tabelst me KS duke hequr germën R që simbolizon Republikën. Lexoje mirë propozimin e A. Vuqiçit z. Ambasador. Ju jeni me përvoj të madhe mos bini në provim para botës dhe vet SHBA - ve. Pse gënjen Vuqiç se Kosova bënë represione ndaj komunitetit serb, ai po i financon bandat kriminale që bëjnë veprime kriminale duke sulmuar policët e Kosovës pse po e ndjekun krimin në pjesën Veriore.”, shkroi Ismaili në një postim të Nacionales në Facebook.

E dikus shkroi se Hill dëshiron t’ia plotësojë dëshirat Serbisë në dëm të Kosovës.

Kujtojmë që Hill kishte qenë prezent edhe në sulmin që i ishte bërë Vlora Çitakut, atëbotë ambasadore e Kosovës në Amerikë.

Ajo e kishte akuzuar Çitakun në lidhje me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Aty prezentë ishte edhe tashmë ambasadori i Amerikës në Beograd, Christopher Hill, i cili tenton të ngritët për ta qetësuar situatën. Megjithatë, aktivistja e VV-së, Blerta Avdili ishte larguar nga salla.

Lajme të ngjashme