Këshilltari i Kurtit me qëndrim kontravers për kritikat e Hillit, pretendon se Bideni mendon ndryshe
I ashtuquajturi ‘ideologu’ i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, ka bërë disa komente kontroverse në profilin e tij në Facebook.
Këshilltari i Kurtit ka pretenduar se ambasadori Hill nuk ka arritur të kuptojë saktë qëndrimin e administratës Biden, së cilës edhe i shërben.
“Puna është se për presidentin Biden, dhe administratën më të afërt të tij, në qendër të dialogut duhet të jetë njohja reciproke dhe kjo u lihet "detyrë shtëpie" të dy palëve. Për këtë qëndrim amerikan Vuçiqi kishte shkuar krejt i papërgatitur dhe duke shpërfillur plotësisht, deri në detaj, "detyrat e shtëpisë".” – ka komentuar z. Feraj.
Në fakt, ambasadori Hill kishte kritikuar palën kosovare se nuk kishte qenë e përgatitur që të fliste për specifika. Kurti i ishte përgjigjur kësaj deklarate duke thënë se “unë jam kryeministër, jo polic, gjykatës, prokuror...”
Në lidhje me njohjen në qendër, Skënder Hyseni kishte thënë se Qeveria kishte keqkuptuar versionin në anglisht të një deklarate nga Sekretari Antony Blinken, që kishte thënë se “dialogu duhet të jetë i përqendruar te njohja reciproke,”
Statusi i plotë:
Në fakt ambasadori Hill ka të drejtë:
- Në të gjithë takimet e deritashëm Serbia ka shkuar e përgatitur mirë të mos e njoh shtetin e Kosovës. Rasti i fundit nuk është përjashtim.
- Puna është se për presidentin Biden, dhe administratën më të afërt të tij, në qendër të dialogut duhet të jetë njohja reciproke dhe kjo u lihet "detyrë shtëpie" të dy palëve. Për këtë qëndrim amerikan Vuçiqi kishte shkuar krejt i papërgatitur dhe duke shpërfillur plotësisht, deri në detaj, "detyrat e shtëpisë".