Hamza kërkon procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar sërish që Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të dërgohet në Kuvend.
Ai ka bërë me dije se një e tillë do të kërkohet edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.
“Procedimi i ligjit, konstituimi i komisioneve funksionale. Ne sot do të kërkojmë që ligji të procedohet, normalisht ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe normalisht që vendimi i Kushtetues është i qartë”, ka thënë Hamza.