Pas videos që bëri "bujë", Gërvalla thërret konferencë për media
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, do të dalë sot para gazetarëve, në një kohë kur emri i saj po përmendet çdo natë në protestat në Prishtinë, ku kërkohet dorëheqjae saj, e cila po vazhdon të heshtë ndaj vendimit të Hagës.
Gërvalla ka thirrur konferencë për media në orën 14:00, një ditë pasi njoftoi se ka proceduar në Qeveri Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
“Duhet dhe do ta jetësojmë”, kishte deklaruar ajo për këtë ligj.
Ndërkohë, në protestat e përditshme në sheshin e Prishtinës, të organizuara pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, protestuesit po kërkojnë vazhdimisht edhe dorëheqjen e Gërvallës.