Përmbytet një barkë udhëtarësh në Kongo, raportohet për mbi 40 të zhdukur
Më shumë se 40 njerëz u raportuan të zhdukur të premten, pasi një barkë udhëtarësh u përmbyt në Liqenin Tanganyika në Republikën Demokratike të Kongos, tha një zyrtar.
Incidenti ndodhi të enjten dhe në barkë ndodheshin 84 persona, përfshirë 12 anëtarë të ekuipazhit, tha në një deklaratë Norris Mulongoy, ministër i Transportit në provincën Tanganyika, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Ai bëri të ditur se, deri të premten, 43 persona, përfshirë tre fëmijë dhe katër shtetas të Tanzanisë, ishin në mesin e të mbijetuarve.
Në deklaratë nuk kishte informacione për shkaktarin e mundshëm të përmbytjes së barkës.
Barkat e lumenjve janë forma kryesore e transportit në shumë pjesë rurale të Kongos, por ato janë shpesh të vjetra dhe aksidentet janë të shpeshta.