Pasi i bëri publike Vuçiqi, Kurti tregon gjashtë kapitujt e marrëveshjes finale që i prezantoi në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapjen e mbledhje së Qeverisë së Kosovës ka folur për takimin që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka thënë se në takim ishin dy pika në agjendë.
“Sipas agjendës, takimi trilateral do të trajtonte vetëm dy tema: diskutimin për arritjen e marrëveshjes finale dhe çështjet aktuale. Te tema e parë unë kam elaboruar në detaje këndvështrimin e palës tonë për kornizën e përgjithshme dhe elementet e saj që do të duhej të përfshinte marrëveshja finale me 6 kapituj”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.
Më poshtë, Kurti ka bërë publike 6 kapitujt e marrëveshjes finale. Kjo disa ditë, pasi presidenti serb, Vuçiq i kishte zbuluar në një konferencë të dielën.
Nacionale sjell fjalimin e Kurtit për këto pika.
Kapitulli i parë ka të bëjë me statusin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve dhe kontekstin ndërkombëtar.
Në kapitullin e dytë duhet trajtuar ballafaqimi me të kaluarën, të adresojmë të kaluarën, personat e zhdukur me dhunë, viktimat e dhunës seksuale, drejtësia tranzicionale, dëmet e luftës.
Pas trajtimit të së kaluarës, mund të diskutohet për hapat në të ardhmen, e të cilat kanë të bëjnë me vendosjen e bashkëpunimit. E ardhmja për neve është bashkëpunim, që sipas bindjes tonë si pikënisje ka katër liritë nga Procesi i Berlinit: lëvizja e kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.
Kapitulli 4: ofrojmë të drejtat e pakicave respektive si për serbët në Kosvoë ashtu edhe shqiptarët në Serbi.
Kapitalli 5: Rikonsiderimi i marrëvveshjeve të mëparshme. Jo anulimin e tyre siç ka propaganduar pala tjetër, por shqyrtimin e asaj se cilat marrëveshje mudn të tejkalohen nga pranimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve finale.
Kapitulli 6: Duhet të vendos qartë mekanizmat për zbatimin e marrëveshjes dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve gjatë zbatimit.