"Marrëveshja" apo "dakordimi" për targat - kryetema e javës
Çështja e targave ishte kryetema e javës që po e lëmë pas. Takimi Kurti-Vuçiq dhe pas dy ditësh takimi Bislimi-Petkoviq dhanë rezultatet që çështja e targave të marrë fund, por nuk dihet për sa kohë. Përveç targave, ulja e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët ishte një ndër ngjarjet kryesore të javës.
"Dakordim" apo "marrëveshje" për targat
Kosova dhe Serbia janë pajtuar për punën e targave dhe pajtimi është ky: Kosova nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për vendimin për riregjistrim të automjeteve me tabela ilegale “KM”, ndërsa Serbia nuk do të prodhojë më tabela ilegale “KM”.
Për të ardhur deri të kjo zgjidhje, gjatë javës së kaluara patëm dy takime. Fillimisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën me 21 nëntor u takua në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi u ndërmjetësua nga kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Në këtë takim që zgjati tetë orë, nuk u gjet asnjë zgjidhje për targat dhe për këtë palët kishin deklarime të ndryshme.
Kryeministri Kurti ka thënë se nuk pat marrëveshje pasi Borell largoi nga agjenda çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ka pasur kërkesë të vazhdohet vetëm me qortime, kurse Serbia të pushojë me lëshimin, prodhimin e lëshimin e targave në Serbi që kanë për emërtim qytetet e Kosovës. Natyrisht që kjo për neve nuk është e pranueshme… E në propozimin që na e kanë sjellë neve për deklaratën e përbashkët, madje ka qenë edhe afati mars 2023. Pra që ne po vijmë këtu në Brujksel, për tu marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit 2023. Me keqardhje mund të them që, përfqësuesi lartë Borrell hoqi dorë nga ky afati marsi 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve.” –ka thënë Kurti pas takimit.
Në anën tjetër Borell ka pasur gjuhë të ashpër duke thënë se “do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që kjo dërgon sinjal shumë negativ politik (për Kosovën),”
Në anën tjetër Vuçiq tha se nuk u arrit “absulutisht asnjë marrëveshje”.
Takimi i dytë
Pas këtij takimi, Qeveria e Kosovës me kërkesë të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, shtyu për 48 afatin e gjobitjes së shoferëve me targa ilegale. Sipas Kurtit, vendimi u shty pasi Hovenier kishte më shumë informata për situatën në veri.
Gjatë këtyre 48 orëve, Kosova e Serbia u takuan. Kësaj radhe takimi u zhvillua në nivel të kryenegociatorëve.
Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, arritën marrëveshje atë që nuk u bë të hënën nga kryeministri Kurti dhe presidentin Vuçiqi.
Nga kjo marrëveshje, palët u pajtuan që Kosova të mos marrë veprime për targat dhe Serbia të mos prodhojë targa ilegale.
Kurti në Kuvendin e Kosovës pranoi që marrëveshja apo siç e quante ai “dakordimi” ishte “lëshim”, por tha se Kosova ka fituar, pasi tashmë do diskutohet vetëm për planin franko-gjerman.
Ndërkohë, në dakordimin mes Kosovës dhe Serbiës, ndër të tjera, përmendet edhe respektimi i çdo marrëveshje të nënshkruar në Bruksel, kësisoj edhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit.
Në anën tjetër, Kurti e Vuçiq janë ftuar për një takim tjetër në Bruksel.
Gjatë kësaj periudhe deri në marrëveshje, zyrtarët e BE-së u sulmuan nga vartës të VV-së.
Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pati kritika të ashpëra ndaj kryediplomatit Borell.
Kjo marrëveshje në Kosoëv u mirëprit, megjithatë, Qeveria Kurti u kritikua për “drama” të panevojshme, tensionim në veri dhe për dëmtim të raporteve më shtetet mike të Kosovës.
Ulja e pagave
Qeverisë së Kosovës ka marrë vendim për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, mbledhjen e së mërkurës.
Ajo që mund të konstatohet qysh në fillim, është se gjyqtarëve e prokurorëve paga do t’u ulet për së paku 1 mijë euro në muaj.
Ky vendim i qeverisë, nxiti shumë reagime duke e parë si vendim skandaloz. Shumë nga ta thanë se me këtë vendim “stimulohet” korrupsioni.
Në anën tjetër, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur që të reduktohet puna në prokurori dhe të kryhen vetëm shërbimet esenciale, pas vendimit të Qeverisë për uljen e pagave.
Të njejtin veprim e ka marrë edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, duke reduktuar punën e gjykatave.
Të dy këto institucione kërkuan nga Qeveria Kurti që ta anulojnë vendimin.
Pjesë e ngjarjeve të kësaj jave është edhe vrasja e një gruaje 63 vjeçare nga burri i saj në Prishtinë.
Kujtojmë se këta javë u mor vendimi që në janar të viti 2024 të liberalizohen vizatpër kosovarët.




