Java e diskutimit për liberalizmin e vizave dhe fjalimit të Edi Ramës - çka ndodhi?
Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovës, ishte një ndër tema që u komentua e diskutua më së shumë në javën që po e lëmë pas. Përveç vizave, vëmendje të oponionit publik mori edhe raporti i progresit për Kosovën si dhe fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës.
Mosliberalizim i vizave
Tash e sa vite, qytetarët e Kosovës mbajnë shpresa për se një ditë do të ndodhë liberalizimi i viziave, por kjo gjë nuk u bë as në diskutimin e fundit të grupit për viziat të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Mediat raportuan se shteti i Francës ka vënë një kusht të ri për liberalizimin e viziave për kosovarë, “funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS”, ishte kushti i tyre, teksa Presidenca e BE-së që udhëheqet nga Çekia ka thënë se diskutimet do të vazhdojnë.
Në një përgjigje të shtetit të Çekisë, thuhet se Komisioni Evropian, ka përsëritur se shteti i Kosovës i ka përmbushur dhe vazhdon t’i përmbushë kriteret për liberalizim të vizave.
“Më 13 tetor, Grupi Punues për Vizat i Këshillit të BE-së e ka mbajtur diskutimin e parë për liberalizimin e vizave për Kosovën nën Presidencën Çeke. Komisioni Evropian ka prezantuar raportin e përditësuar teknik për këtë temë i cili rikonfirmon që Kosova vazhdon të përmbushë kriteret për liberalizimin e vizave”
“Grupi Punues e ka mirëpritur rihapjen e diskutimeve mbi këtë temë dhe në përgjithësi e ka mbështetur procesin e liberalizimit të vizave. Në mënyrë që të ketë progres në këtë çështje do të jetë e nevojshme që të sqarohen një sërë temash të ndërlidhura dhe të vazhdohet diskutimi”, vijon përgjigja.
Megjithatë, kosovarët do të presin akoma dhe do të vazhdojnë të aplikojnë nëpër ambasada për marrjen e një vize.
Në anën tjetër, lajmet jo të mira për vizat, bëri kosovarët që të shprehin mllef ndaj BE-së.
Fjalimi i Ramës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me 13 tetor 2022, ka mbajtur një fjalim në Këshillin e Evropës.
Rama aty ka pasuar akuza të ashpra për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me raportin e Dick Martyt.
Ai ka dalur në mbrojtje të ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve në Hagë, përderisa ka kërkuar që rezoluta kundër këtij raporti, të miratohet.
Përveç kësaj, Rama kërkoi që Kosovës t’i referohen si “Republika e Kosovës” dhe jo “Kosovo”, teska ka thënë se nuk ka asnjë ndërlidhje mes Kosovës dhe Krimës.
E fjalimi i tij nxiti reagime e polemika në Kosovë e Shqipëri.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk e ka dëgjuar fjalimin e tij, ndërsa vartësit e tij e akuzuan Ramën për dëmtim të Kosovës me fjalimin e tij.
Në anën tjetër, partitë opozitare në Kosovë e mirëpritën fjalimin e Ramës, por jo edhe ato në Shqipëri.
Për kritikat e partive opozitare në Shqipër, Rama u përgjigj duke i quajtur “njerëz pa atdhe dhe katran me bojë”.
Raporti i Progresit
Raporti i Progresit për Kosovën i publikuar javën që po lëmë, gjeti edhe kësaj radhe dështimet të shtetit në moskryerjen e detyrave.
Për Kuvendin e Kosovës nga ky raport nuk u thanë fjalë të mira. Njejtë ishte edhe për sektorin e Shëndetësisë.
Po ashtu, në raport u përmenden edhe kërcënimet e sulmet ndaj gazetarëve, ku thuhet se sulmet janë rritur gjatë vitit 2021 dhe janë shënuar gjithsej 29 raste të tilla, në krahasim me vitin 2020, kur ka pasur 11 raste. Raporti thekson sulmet vijnë kryesisht nga zyrtarë të nivelit të lartë publik.
Ndërsa, për sistemin e drejtësisë, në raport të progresit u theksuan Vetingu, Kryeprokurori, Byroja për Konfiskimin e Pasurisë dhe reformat e tjera, për të cilat raporti i progresi gjeti vërejtje.
Prej ngjarjeve të javës, nuk duhet të harrojmë edhe deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti që tha se “po ia thyejmë rekordet vetes” si dhe të zëvendësit të tij, Besnik Bislimi, që tha se “kemi rritje më të madhe ekonomike në Evropë”.
Gjithashtu, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, ishte për vizitë në Kosovë.
Ai u taku ma Kurti me të cilin sipas njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, u bisedua për takimin e radhës në Bruksel si dhe për marrëveshjen për energji me Serbinë.





