Netanyahu thotë se dokumentari “NAZA” për Gazën është “nxitje shokuese antisemite” - NACIONALE

Netanyahu thotë se dokumentari “NAZA” për Gazën është “nxitje shokuese antisemite”

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se një film i ri dokumentar, në të cilin pretendohet se vdekjet masive të civilëve në mënyrë rutinore planifikoheshin si vendime me shënjestra në Gaza është pjesë e një vale të nxitjes globale kundër hebrenjve.

“NAZA”, dokumentar i prodhuar nga gazetarët izraelitë, Yuval Abraham dhe Rachel Szor, e fitoi Çmimin e Posaçëm të Jurisë në Festivalin e Filmit në Venecia të shtunën dhe mori duartrokitje 25-minutëshe, kur u shfaq të enjten, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Filmi e ka marrë titullin nga një term ushtarak izraelit për “viktima kolaterale” të pritura dhe është i ndërtuar mbi intervista anonime me oficerë të inteligjencës dhe ushtarë të përfshirë në luftë.

“Është shokuese. Ne jemi duke e luftuar nxitjen globale antisemtie dhe, kur vjen nga brenda nesh, ajo është e patolerueshme” – tha Netanyahu në një vide të publikuar në rrjetin “Telegram”. “Dhe tani dy producentë izraelitë që e portretizojën IDF-në [ushtrinë izraelite] si kriminelë lufte marrin duartrokitje në festivalin e Venecias” – shtoi ai.

Komentet e Netanyahut erdhën pas një deklarate nga komandanti i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, i cili tha se filmi “NAZA” përbën sulm ndaj shtetit të Izraelit.

“Duke u mbështetur mbi atë që është publikuar deri më tani, ky nuk është film që ofron kritika për ushtrinë izraelite, as nuk është përpjekje për ta vendosur të vërtetën. Ai është i mbështetur në shpifje, devijime të qëllimshme të realitetit dhe akuza të rënda e të rreme kundër ushtarëve dhe komandantëve izraelitë” – tha Zamiri.

Ushtria tha se Zamiri e ka udhëzuar avokatin e përgjithshëm të ushtrisë, kompetencat ligjore të të cilit janë të kufizuara vetëm brenda ushtrisë, “që të ekzaminojë dhe të avancojë masa të mundshme ligjore në lidhje me filmin dhe me ata që janë të përfshirë në të”.

Producentët e filmit nuk ishin menjëherë të qassshëm për koment.

Autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se mbi 73 mijë palestinezë, shumica civilë, janë vrarë në fushatën ushtarake izraelite që e ka lënë në rrënoja një pjesë të madhe të enklavës.

Izraeli thotë se ka ndërmarrë masa për t’i shmangur viktimat civile gjatë luftës kundër Hamasit, i cili e ka rrënjosur veten në objekte si spitale, shkolla e strehimore. Megjithatë, Hamasi mohon se i përdor civilët e Gazës si mburoja njerëzore.

Lajme të ngjashme