"Mbushet sheshi "Skënderbe" edhe në natën e shtatë të protestës, kundër vendimit të Hagës
Qytetarë të shumtë janë mbledhur edhe në natën e shtatë radhazi në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Protestuesit kanë vazhduar tubimin e tyre publik, duke shprehur pakënaqësinë ndaj aktgjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta po vazhdon prej shtatë netësh, ndërsa sheshi është mbushur sërish me qytetarë që kundërshtojnë vendimin e shpallur në Hagë.