Ramadani pas vendimit të Kushtetueses: U dështoi loja pushtetarëve - NACIONALE

Ramadani pas vendimit të Kushtetueses: U dështoi loja pushtetarëve

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatet për konstituimin e Kuvendit.

Ramadani ka thënë se vendimi i Kushtetueses ka rrëzuar veprimet e ndërmarra nga pushtetarët që nga 8 gushti.

“U dështoi loja pushtetarëve!

Le ta mësojnë këta pushtetarët: Kushtetuta nuk është copë letre këshilluese dhe afatet kushtetuese nuk janë dekor”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar pas skadimit të afatit 30-ditor dhe se ka përcaktuar edhe pasojat kushtetuese të këtij tejkalimi.

“Deri më 6 tetor ose zgjedhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje”, ka shkruar Ramadani.

“Krejt çka kanë bërë nga 8 gushti e deri më 13 shtator, Gjykata ua hodhi poshtë!”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme