Pikëllimi kalohet me shaka - reagimet e shumta sarkastike rreth dështimit për liberalizimin e vizave
“Burimi i sekretit të humorit nuk është gëzimi por pikëllimi. Nuk ka humor në parajsë”, kjo thënie e autorit dhe humoristit amerikan, Samuel Langhorne Clemens, i njohur si Mark Twain i shkon për shtati merkullisht popullit liridashës të Kosovës dhe pritjes sonë të pafundme për liberalizimin e vizave.
Secili qytetar sot me gjasë u zgjua me një entuziazëm se më në fund edhe Kosova, si vendi më i izoluar në Evropë, ndoshta edhe më gjërë, do ta merr lajmin e shumëpritur për hapin konkret drejt liberalizimit të vizave.
Megjithatë, si secilën tentativë, edhe kësaj herë çështja u komplikua. Raportimet se Kosovës po i kërkohen kritere shtesë rizgjuan përsëri frustrimin e kosovarëve kundrejtë “Evropës së padrejtë”.
Por, si gjithmonë, dhimbjen, hidhërimin e pikëllimin, kosovarët dinë si t’i dhënë kahje sarkastike. E rrjetet sociale janë platforma më e duhur ku zhvillohet imagjinata kreative për secilen çështje që provokon debat publik. Dhe, e tillë ishte edhe dita e sotme.
Analisti Ilir Mirena, në një status në Facebook, ka ironizuar për këtë çështje rreth deklarimit të Kurtit se sot “e ndiqte nëpër ara” një gazetare.
“Teksa bisedonim me miqtë në Bruksel, Albin Kurti na ndiqte nëpër tavolina dhe po më pyeste me insistim për vizat. Unë e pieta kamarierin për vizat, por ai tundi kokën, më mbushi gotën me verë dhe iki me vrap në tavolinat tjera”… paska thanë presidenti francez, Emmanuel Macron”, ka shkruar Mirena ironikisht.
Edhe gazetari tjetër i njohur për talentin e tij sarkistik Valon Syla, ka reaguar me ironi duke e modifikuar një këngë patriotike të folklorit tonë.
“O ti moj Francë, O ti moj Francë…murin ta prisha…”, ka shkruar Syla.
Kurse Besnik Karaxha, një qytetar i njohur për shakatë e tij në Facebook, i ka dedikuar disa statuse aktivistit Rron Gjinovci, i cili ishte fort serioz në thirrjet e tij që Kosova duhet t’i nderpresë marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Francës.
“A do Francës t’i vësh zjarrë? Merr Rronin e Xenin dhe nja dhjetë kosovarë”, ka ironizuar Karaxha me Rron Gjinovcin dhe Shkëlzen Gashin të cilët kanë miqësi të thëllë së bashku.
Kurse faqja satirike në Facebook, Breaking Bad Kosova, ka zgjedhur një ilustrim mjaft qesharak mes kryeministri Albin Kurti dhe presidentit të Francës, Emannuel Macron.
Në një bisedë imagjinare Macron i drejtohet Kurtit me këtë fjalë:
“I kompleton krejt dokumentat, i bjen edhe 2 fotografi masnej hajde apet”.
E në këtë fan grup në Facebook pati edhe një sër postimesh qesharake rreth liberalizimit të vizave: