Intervistë | Ish-ambasadori i Malit të Zi: Partitë pro-serbe mund ta mbajnë në pushtet Abazoviqin - NACIONALE

Intervistë | Ish-ambasadori i Malit të Zi: Partitë pro-serbe mund ta mbajnë në pushtet Abazoviqin

1 javë më parë

nga Muhamet Koci

Ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, nuk do të befasohet nëse partitë pro-serbe do të votojnë kundër rrëzimit të Dritan Abazoviq nga posti i kryeministrit. Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka thënë se për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, ato subjekte politike mund ta ndihmojnë qeverinë aktuale.

Ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, ka kritikuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore në mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Ai ka thënë se nënshkrim i kësaj marrëveshje pa paralajmërim dhe pa pranin e mediave ka qenë një pabesi.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Dinosha ka deklaruar se më këtë marrëveshje përfitojnë vetëm politikat serbo-ruse në Mal të Zi.

Sipas tij, marrëveshja është kundër interesave të shtetit malazez.

Dinosha është shprehur optimist se Qeveria e Abazoviqit do të rrezohet më 19 gusht, kur është caktuar seanca për votimin e mocionit të mosbesimit në Kuvend.

Nëse një gjë e tillë ndodh, sipas tij, Mali i Zi do të përfshihet nga krizë politike.

Dinosha është shprehur i bindur se marrëveshja do të anulohet nga një qeveri pro-perëndimore.

Nacionale: Z. Dinosha, para disa dite, kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, ka nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe. Si e keni parë këtë veprim të z. Abaziviq?
Dinosha: Ky veprim ka qenë i befasishëm dhe i nxituar. Është bërë pa pritshëm dhe kisha thënë në pabesi. Opinioni nuk ka qenë i informuar se nënshkrimi i marrëveshjes do të ndodhte atë ditë dhe nuk është paralajmëruar as ardhja e kreut të Kishës Ortodokse Serbe nga Beogradi në Podgoricë. Z. Abazoviq së bashku të e ka nënshkruar këtë marrëveshje, edhe pse paraprakisht ishte thënë se do të këtë kohë për sugjerimeve e propozime të reja, pasi që projekt-marrëveshja ishte kundërshtuar nga një pjesë e pozitës dhe shoqëria civile. Kjo ishte kundërshtuar sepse prekë dukshëm në qenien shtetërorë të Malit të Zi dhe është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Nacionale: Marrëveshja është nënshkruar pa ndonjë paralajmërim dhe pa prani të gazetarëve. Pse mendoni se ndodhi kështu?
Dinosha: Sepse dikujt i është ngutur, në këtë rast nënshkruesve ose ndonjë patroni në Beograd. Po të ishte çdo gjë transparente reagimet e opozitës dhe të shoqërisë civile do të ishin të rrepta dhe refuzuese.

Nacionale: Një pjesë e partive politike dhe shoqëria civile e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, derisa subjektet serbe iu gëzuan këtij nënshkrimi. Kush përfiton nga kjo marrëveshje?
Dinosha: Nëse mbetet në fuqi nga marrëveshja do të përfitonin politikat serbo-ruse të cilat janë prezente në Mal të Zi, edhe përmes partive parlamentare serbe. Prapë se prapë unë mendoj se pason një krizë politike pas të cilës një qeveri e re demokratike pro-perëndimore do ta anulojë marrëveshjen.

Nacionale: Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, sa mund të ndikoj në rrugëtimi e Malit të Zi drejt BE-së?
Dinosha: Marrëveshja do të ngadalësojë rrugën e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian. Të gjithë kanë pritur se ajo nuk do të futet në rend të ditës së qeverisë para projekteve të agjendës evropiane. Sepse Mali i Zi është lider i Ballkanit Perëndimor kur flitet për integrimet evropiane. Por, kështu duket se nuk kanë menduar elementet pro-serbe në qeverinë e Malit të Zi, ose shefat e tyre në Beograd, të cilëve Abazoviq u kryen punë.

Nacionale: Tashmë është vendosur edhe seanca kur pritet të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë aktuale. Çfarë rezultati pritni nga kjo seancë. Mund të rrezohet qeveria, apo subjektet serbe do t’i dalin në ndihmë Abazoviqit?
Dinosha: Nuk isha çuditur aspak sikur partitë serbe t’i vinin në ndihmë z. Abazoviq, sepse pikërisht ai i kishte sjell në pushtet ato, para dy viteve, ku u krijua një qeveri gjoja e ekspertëve e z. Zdravko Krivokapiç, e përkrahur nga partitë serbe. Z. Abazoviq asokohe ishte zëvendëskryeministër në atë qeveri, e cila aso kohe e kishte marrë bekimin e Kishës Ortodokse Serbe dhe faktikisht kontrollohej nga ajo. Për këtë arsyeje ajo është quajtur edhe qeveria e 12 apostujve, sepse kishte 12 ministra.
Unë prapë besoj se ndonjë subjekt serb i moderuar, ndoshta edhe me ndikimin e partnerëve ndërkombëtar, do të përkrah mocionin e mosbesimit dhe qeveria do të rrezohet. Nëse kjo nuk ngjanë, mendoj se pason një krizë politikë me protesta të rrepta të subjekteve pro malazeze, të cilat do të prodhonin organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Ato zgjedhje më vonë do të prodhonin fitoren e forcave demokratike pro malazeze, properëndimore dhe kështu do të vazhdonte integrimi i Malit të Zi në BE dhe pjesëmarrja e tij e frytshme dhe e sigurt në NATO.

Nacionale: Pse kanë kaq rivalitet kisha ortodokse serbe dhe ajo malazeze?
Dinosha: Kisha Ortodokse Serbe është më e fortë se Kisha Ortodokse Malazeze edhe këtu në Mal të ZI. Kisha Serbe, Kishës Malazeze, në rrethana të caktuara historike, kur ishte Mbretëria Serb-Kroate-Sllovene në vitin 1918 ia kishte marrë pasuritë e saj dhe autoqefalitetin. Natyrisht, se kisha malazeze do të tentoi t’i kthej këto të dyja, sepse në shtetet sllave është një rregull që thotë se çdo shtet ka edhe kishën e vet. Në Mal të Zi nuk është rast i tillë dhe për këtë arsyeje kjo çështje është shumë komplekse. Sidoqoftë, besoj se forcat progresive, pro-perëndimore, në një të ardhme të afërt do të jenë më të forta se ato që Malin e Zi do të shpinin drejt politikave tjera, të cilat nuk do të ishin të mira jo vetëm për Malin e Zi, por as për rajonin.

Lajme të ngjashme