Abazoviq, asnjë fjalë në rrjetet sociale për ngjarjet në veri - NACIONALE

Abazoviq, asnjë fjalë në rrjetet sociale për ngjarjet në veri

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Dritan Abazoviq s'e ka thënë as edhe një fjalë të vetme në rrjete sociale për ngjarjet në veri.

Kjo vërehet qartë në profilet apo faqet e tij zyrtare, të paktën në platformat ku ka qasje.

Nuk dihet arsyeja për një gjë të tillë, teksa kujtojmë faktin se ai reagon edhe për çështje të tjera më pak të rëndësishme.

Situata në veri tashmë është qetësuar, me zbatimin për reciprocitet që është shtyrë për 30 ditë.

Kështu ka vendosur qeveria, me kërkesë të ambasadorit amerikan.

Nacionale i ka kushtuar rëndësi të veçantë kësaj ngjarjeje, duke raportuar në kohë reale për çdo risi.

Sa i përket Abazoviq ndërkaq... kryeministri aktual i Malit të Zi, bëri bujë javë më parë, kur arriti një marrëveshje me Kishën Serbe.

E njëjta kishte të bënte me një problem për prona, që e kishin pasur tash e një kohë të gjatë Kisha Serbe me atë malazeze.

Vetë presidenti Gjukanoviq e ka paralajmëruar kreun e ekzekutivit se nëse e njëjta marrëveshje vihet në letër të bardhë, atëherë qeveria do të bjerë.

Lajme të ngjashme