Gjukanoviq me parashikime të errëta: Nëse jetësohet Ballkani i Hapur, do të zhduket Kosova e do të ketë gjenocide - NACIONALE

Gjukanoviq me parashikime të errëta: Nëse jetësohet Ballkani i Hapur, do të zhduket Kosova e do të ketë gjenocide

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në një intervistë të dhënë për gazetën Autonomija ka ngritur pretendime të çuditshme e të errëta në kuadër të përplasjes së tij me kryeministrin Dritan Abazoviq.

Duke kundërshtuar idenë e mbështetur nga Abazoviq, atë të Ballkanit të Hapur, Gjukanoviq ka paralajmëruar se shtetet si Kosova, Bosnja dhe Hercegovina e Mali i Zi do të “zhdukeshin” nëse kjo nismë do të realizohej.

“Bëhet fjalë për një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së. Që nuk na duhet. Ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan... Sigurisht. Ajo duhet të përfundojë me zhdukjen e Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Por, është e sigurt se do të kishte përfunduar me luftë dhe disa gjenocide tjera.”

Në Kosovë, Ballkani i Hapur është refuzuar gati nga secila prej partive politike të shqiptarëve të Kosovës.

Aktualisht, argumenti i përdorur është mungesa e barazisë mes shteteve dhe sidomos mungesa e njohjes nga Serbia për Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme