Senatorët amerikanë: Kosova e Serbia ta pranojnë aneksin e planit evropian - NACIONALE

Senatorët amerikanë: Kosova e Serbia ta pranojnë aneksin e planit evropian

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një grup senatorësh amerikanë, me në krye Jeanne Shaheen kryetare dhe Pete Ricketts, Anëtar i Nënkomitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit për Evropën dhe Bashkëpunimit Rajonal të Sigurisë, kanë përshëndetur arritjen e marrëveshjes së arritur në Bruksel, duke thënë se ky është një hap i rëndësishëm për të vazhduar përpara.

Komunikata respektive, së cilës i janë bashkëngjitur edhe senatorët Thom Tillis, Chris Murphy, Ron Johnson dhe Chris Van Hollen është publikuar në sajtin e kryetares Shaheen.

“Ne i përgëzojmë qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme për normalizimin e marrëdhënieve. Ky është një moment i rëndësishëm për të dy vendet. Kjo ecje para mund të zhbllokojë mundësi të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë, të cilat përfshijnë ndjekjen e anëtarësimit në BE dhe rritjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm", thuhet fillimisht në komunikatë.

Megjithatë, ata mendojnë se ky është vetëm një hap dhe tani duhet të ndërmarrin veprime të tjera, për të mirën e vendeve dhe të ardhmen e popujve.

“Sidoqoftë, të dy liderët tani duhet të bashkohen dhe të arrijnë një marrëveshje për aneksin e zbatimit, i cili do të sigurojë një udhërrëfyes për normalizimin midis dy vendeve.

Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit kanë implikime të rëndësishme për rajonin më të gjerë – Ballkanin Perëndimor – ku ne e dimë se Putini po kërkon të minojë unitetin transatlantik dhe të zgjerojë ndikimin rus.

Demokratët dhe republikanët në Senat janë të përkushtuar që të punojnë me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë ndërsa finalizojnë aneksin e zbatimit dhe të avancojnë prioritetet që do të sjellin paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon".

Kushtetuta

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier e ka ripërsëritur faktin se ShBA-të nuk po i kërkojnë Kosovës të bëjë diçka anti-Kushtetuese.

Këto deklarime ai i bëri në një intervistë dhënë RTV Dukagjinit. Hovenier, ka pohuar se Asociacioni është obligim nga Qeveria e Kosovës, konform marrëveshjeve të mëparshme, ndërsa ka shtuar se i gjithë ky organizim i Bashkësive të Komunave do të jetë sipas vendimit të Kushtetës së Kosovës të vitit 2015.

"E kam thënë, po e rithem dhe me siguri se do ta them sërish: ShBA nuk po i kërkon Kosovës të bëjë diçka anti-Kushtetuese. Është thelbësore për përpjekjet efektive të Qeverisë së Kosovës për të adresuar shqetësimit e komunitetit serb.

Ata e kanë kërkuar këtë. Me 31 janar isha nikoqir i një takimi me shumë hisedarë ku u diskutua çështja e Asociacionit. Të gjithë pjesëmarrësit entikë serbë u pajtuan njëzëri se duhet të themelohet një lloj Asociacioni.

Ne e mbështesim këtë dhe e shohim si mjet të rëndësishëm për t'ia siguruar atij komuniteti, për të siguruar se shqetësimet e atij komuniteti, adresohen dhe mbrohen".

Më pas, theksoi faktin që vendi që ai përfaqëson, nuk po i kërkon Kosovës të bëjë diçka që nuk është në dokumentin më të lartë juridik të shtetit.

"Por, dua të jem i qartë. E kam thënë dhe me siguri se do ta rithem: Shtetet e Bashkuara nuk po i kërkojnë Kosovës të bëjë diçka që nuk është në Kushtetutën e saj".

Lajme të ngjashme