“Ti je Millosheviq”, “Mshile gojën bre budallë”, “Do ta kisha futë një shuplakë” / Kurti e Vuçiq fyen njëri-tjetrin, thotë Baton Haxhiu - NACIONALE

“Ti je Millosheviq”, “Mshile gojën bre budallë”, “Do ta kisha futë një shuplakë” / Kurti e Vuçiq fyen njëri-tjetrin, thotë Baton Haxhiu

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Gazetari Baton Haxhiu ka shpalosur detaje nga njëri prej takimeve të mëparshme mes Kurtit dhe Vuçiq.

Ai pretendon se në takimin e parë në Bruksel, kryeministri i Republikës së Kosovës dhe presidenti serb nuk kanë dialoguar fare. Ata kanë fyer njëri-tjetrin.

Madje, sipas Haxhiut, gjuha e përdorur ka qenë shumë e ashpër.

“E kam lexuar draftin e takimit të parë në Bruksel. Kurti dhe Vuçiq nuk kanë dialoguar në dy takimet e para, kanë fyer njëri -tjetrin. I pari Kurti i ka thënë se ‘ti je djali i Millosheviqit’, ‘Je Millosheviq’, ‘ke vrarë kaq’, pastaj vjen kjo e Vuçiqit, i lutet që të flet në serbo-kroatisht dhe i thotë:

Čuti bre budalo, kako bi te ošamario (mshele gojën bre budall, si ta kisha fut një shuplak). Ky ka qenë takimi i parë, ka qenë ofendues deri në atë pikë sa takimet e fundit kanë qenë korrekte, miqësore”.

Lajme të ngjashme