Sherifi: Aventurat e Kurtit përfunduan pa gjakderdhje, por në dëm të Kosovës - NACIONALE

Sherifi: Aventurat e Kurtit përfunduan pa gjakderdhje, por në dëm të Kosovës

3 muaj më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Bilall Sherifi i Nismës Socialdemokrate ka kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen në dialog, duke thënë se ai po e mashtron opinionin, kinse nuk do ta themelojë Asociacionin.

Sipas tij, fatmirësisht këto aventura të Albin Kurtit nuk përfunduan me gjakderdhje, ani pse beson që të njëjtat janë në dëm të Kosovës.

“Kurti ka injoruar dhe besuar, ka menduar se ai mund të ecë vetë, mund të merr hapa ku do të krijojë situatë pa bashkësinë ndërkombëtare, dhe siç e dini, ju e patë edhe ai nuk është mbinjeri. Dhe aventurat të cilat i ndërmori përfunduan fatmirësisht pa gjakderdhje, por në dëm të Kosovës.

Sepse përcolli një mesazh të mosgatishmërisë të Qeverisë së Kosovës për të pasë ndjeshmëri ndaj situatave të cilat mund të shpërthejnë. Pra duke mos pasur gatishmëri të dëgjojë këshillat e aleatëve, sidomos të Shteteve të Bashkuara, nxiti një dyshim te aleatët se a mund t’i besohet Qeverive të Kosovës, kur nesër të tërhiqen të gjitha mekanizmat ndërkombëtar”, deklaroi ai Tëvë1.

Lajme të ngjashme