Gashi për Asociacionin: Po tejkalon atë që u nënshkrua nga Mustafa e Thaçi - NACIONALE

Gashi për Asociacionin: Po tejkalon atë që u nënshkrua nga Mustafa e Thaçi

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka folur rreth marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel, respektivsht PO-së për të mos e diskutuar më çështjen e planit franko-gjerman.

Megjithatë, ai ka kritika rreth kësaj marrëveshjeje, duke shtuar se ky Asociacion, po tejkalon atë që u nënshkrua nga Thaçi e Mustafa.

Siç tha Gashi, nga ajo që ka parë në pikat e propozuara, serbët do të kenë më shumë fuqi.

Veç kësaj, ai kritikoi edhe Kurtin për faktin se nuk kërkoi marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

“Kjo nuk ka qenë më herët, ajo që kam mundur të vërej unë është që shumica e analistëve e kanë interpretuar sikur kjo është Asociacioni – kjo është përtej saj dhe është përtej asaj çka kanë nënshkruar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Kjo iu jep më shumë fuqi serbëve në Kosovë”, tha ai në Rubikon.

Lajme të ngjashme