Haradinaj: Kurti e ka pranuar Asociacionin, shihni pikën e 10 dhe 11 të propozimit - NACIONALE

Haradinaj: Kurti e ka pranuar Asociacionin, shihni pikën e 10 dhe 11 të propozimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë në Kanal10, ka thënë se Kurti e ka pranuar Asociacionin sepse, sipas tij, këtë e tregon pika e 10 dhe pika e 11 e planit evropian.

Ish-kryeministri i Kosovës u shpreh i çuditur që krejt vëmëndja është përqëndruar në pikën 7 të propozimit evropian derisa ka rikujtuar se pika 10 e këtij propozimi e thotë qartë se palët janë të obliguara të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura më parë dhe atë të 11-të që thekson se palët duhet të respektojnë aneksin e zbatimit.

"Unë shpresoj që Kurti në ditët e mbetura do të ketë sukses që ta kornizoj e disiplinojë Asociacionin a e dini pse, sepse Kurti e ka pranuar Asociacionin, vetëm shiheni pikën e dhjetë dhe njëmbëdhjetë. Sepse unë po e shoh se krejt vëmendja ka shkuar tek pika 7. Pika e 10 thotë se palët janë të obliguara të implementojnë krejt marrëveshjet e më hershme, pastaj pika e 11 të dyja palët angazhohen të respektojnë aneksin e zbatimit të marrëveshjes, me të cilën veçse janë njoftuar, pra ata kanë rënë dakord për këtë.” - ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme