Shpend Ahmeti: Perëndimi synon t'ia heqë Putinit 'kartën e Kosovës' - NACIONALE

Shpend Ahmeti: Perëndimi synon t'ia heqë Putinit 'kartën e Kosovës'

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë intervistës në DPT të Fidani në T7, duke folur rreth Planit Evropian i njohur tash si “Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se presioni në rritje i miqëve ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe Serbisë po bëhet më qëllim që Putinit t'i hiqet karta e Kosovës.

“Ukraina dhe Rusia eventualisht do të ulen në tavolinë dhe do të merren vesh pasi që nuk munden të mbyten pafundësisht ndërmjet veti. Ata kanë me u ulë në tavolinë dhe Putini do të thotë nëse ka ndodhë kjo në Kosovë, mund të ndodhë edhe në një vend tjetër. Këta po donë t’ia hekin atë kartë Putinit.” - tha Ahmeti.

Kujtojmë se pak ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Ahmeti përmes një postimi në Twitter ka thënë se edhe pse është e nevojshme një marrëveshje Kosovë-Serbi, objektivi i Perëndimit janë Rusia dhe Ukraina dhe sipas tij, kjo nuk duhet të të jetë arsyeja që Kosova të paguajë çmimin e distancimit të Serbisë nga Rusia.

Sipas tij, presioni për të arritur një marrëveshje shpejt sjell rezultate të dobëta.

"Marrëveshja Kosovë-Serbi është një domosdoshmëri. Megjithatë, unë gjithashtu mendoj se qëllimi kryesor i ndërmjetësve ndërkombëtarë nuk është të sjellin pajtim afatgjatë në Ballkan. Më shumë duket se objektivi është Rusia-Ukraina. Kosova nuk duhet të paguajë çmimin e distancimit të Serbisë nga Rusia. Presioni për të pasur një nënshkrim me çdo kusht, me qytetarë të papërgatitur në Kosovë dhe Serbi, sjell një marrëveshje të dobët me shanse të pakta për t'u zbatuar." - ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme