Ekskluzive: Partitë dërgojnë në Presidencë propozimet për anëtarët e rinj të KQZ-së, këta janë emrat
Pas kërkesës së Albulena Haxhiut, partitë politike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës kanë dorëzuar në Presidencë emrat e anëtarët të rinj të KQZ-së.
Partitë politike i kanë dërguar në Presidencë propozimet për anëtarët e rinj të KQZ-së. Ashtu siç parashihet në Kushtetutë dhe në Ligjin për Zgjedhjet në Kosovë, subjektet politike i janë përgjigjur kërkesës së Albulena Haxhiut.
Gazeta Nacionale nga burimet brenda presidencës ka mësuar së PDK-ja për anëtar të rinj ka propozura ish-deputetët Rashit Qalaj dhe Avdyl Ymeri.
I njëjti burim ka bërë me dije se LDK-ja për anëtar të ri ka propozuar Ilir Fetahun, kurse Aleanca Muharrem Nitajn, icili është propozuar për mandat të tretë në këtë pozitë.
Gjithashtu, burimi në fjalë ka thënë se për anëtarë të rinj VV-ja ka propozuar Njazi Isakun dhe Violeta Salihun, e cila po ashtu ka qenë anëtare në mandatin e kaluar.
Javën e kaluar, gazeta Nacionale ka raportuar se Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtruese së detyrës së presidentes, ua ka kërkuar partive politike propozimet për anëtarë të ri të KQZ-së.
Mandati i anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është i lidhur me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë tregon se shefja e shtetit është e obliguar që jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend të ua kërkojë grupeve parlamentare propozimet për anëtarë të KQZ-së.
Në nenin 61 të këtij ligji, ku flitet për mandatin dhe emërimin e anëtarëve të KQZ-së, jepen detaje për këtë çështje.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, bazuar në rezultatet që kanë dalur nga zgjedhjet e përgjithshme, jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend, u kërkon grupeve parlamentare/subjekteve politike që të propozojnë me shkrim kandidatët për anëtar të KQZ”, thuhet në paragrafin 6 të këtij neni.
Më tej, në këtë nen tregohet se brenda çfarë periudhe kohore partitë politike duhet t`i përgjigjen presidentes Osmani.
“Grupet parlamentare/subjektet politike brenda afatit prej shtatë (7) ditësh i dërgojnë propozimet e tyre dhe emërimi nga Presidenti bëhet brenda pesë (5) ditësh nga dërgimi i propozimeve”, thuhet në këtë paragraf.

Pjesë e përbërjes së re të KQZ-së nuk do të mund të jenë Alban Krasniqi (LVV), Ilir Gashi (PDK) dhe Sami Hamiti (LDK), të cilët janë në mandatin e tyre të tretë radhazi.
Kjo pasi Ligji për Zgjedhjet në Kosovë ka paraparë se anëtarët e KQZ-së nuk mund të shërbejnë më shumë se tri mandate të njëpasnjëshme.
Rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit kanë nxjerrë në Kuvend katër grupet e parlamentare, ashtu si në zgjedhjet e 28 dhjetorit: LVV, PDK, LDK dhe AAK. Kjo do të thotë se dy grupet më të mëdha parlamentare, LVV dhe PDK, kanë të drejtë të emërojnë nga një anëtar shtesë, pra nga dy.
Por, pavarësisht se Kushtetuta parashikon qartë përbërjen e KQZ-së, presidentja e kaluar, ish-presidentja Vjosa Osmani dhe U.D. Albulena Haxhiu, nuk ia kishin emëruar anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ, duke krijuar vakuum institucional dhe duke mos garantuar fuksionimin kushtetues në përbërje të plotë të këtij institucioni.