Ekskluzive | Kurti dhe Gjini sërish flasin në “Whatsapp”: “A bën që të takohen zyrtarët LVV-së dhe Aleancës?”; “nuk është nevoja” - NACIONALE

Ekskluzive | Kurti dhe Gjini sërish flasin në “Whatsapp”: “A bën që të takohen zyrtarët LVV-së dhe Aleancës?”; “nuk është nevoja”

49 minuta më parë

nga Muhamet Koci

Lideri i VV-së, Albin Kurti, sërish sot ka ftuar për takim liderët e partive opozitare. Një ftesë të tillë e ka marrë edhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini. Ky i fundit edhe kësaj radhe e ka refuzuar ftesën.

Gazeta Nacionale ka siguruar komunikimin që të dy liderët kanë pasur sot në aplikacionin e “Whatsapp”.

Meqenëse Gjini nuk ka pranuar asnjë takim me Kurtin deri me tani, kësaj radhe lideri i VV-së ka pasur një lutje të re për Gjinin.

Ai ka kërkuar që të mundësohet një takim në mes të përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës.

Meqenëse nuk u takuam ne të dy, a bën që të takohen përfaqësuesit e LVV dhe Aleancës (nga një ose dy veta), në një kohë e vend të përshtatshëm për juve?”, i ka kërkuar Kurti kryetarit të Aleancës.

Në letrën e tij, Kurti sërish ka përsëritur se nuk do të ketë konstituim të Kuvendit pa marrëveshje politike për presidentin.

Pa marrëveshje politike nuk mund të ecim sinqerisht përpara. Konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të në këtë verë nënkupton jo vetëm zgjedhjet e kryetarit/es dhe kryesisë së Kuvendit si dhe formimin e qeverisë, por edhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re. Përndryshe, në vjeshtë pashmangshëm shkojmë në përsëritje absurde të zgjedhjeve me pasoja të njohura tashmë e pa zgjidhje për qytetarët e Republikës”, është thënë në mesazhin e lideri të VV-së.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i ka kthyer përgjigje të menjëhershme të parti të VV-së.

Në mesazhin e tij Gjini sërish i ka thënë Kurti se takimi në mes tyre dhe përfaqësuesve të dy partive është i panevojshëm.

Qëndrimet e Aleancës dhe të miat në lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit janë bërë të qarta më shumë se një herë. Jam i bindur se ju i dini ato, prandaj nuk shoh asnjë nevojë që të takohemi për këtë çështje”, i është përgjigjur Gjini, duke ia rikujtuar kërkesat e partisë së tij.

Po i përsëris, Pranojeni gasin Amerikan. Zotohuni se do të filloni projektin energjetik të Kosovës në mënyrë që të mos na lësh të varur nga mafia energjetike. Ngriteni pragun e TVSH per bizneset e vogla. Hiqeni tatimin ne pronë për bujqit që e punojnë tokën. Zotohuni që do t’i përfundoni projektet jetike infrastrukturore për qytetarët tanë. Zotoni mjetet për infrastrukturën e kryeqytetit”, është thënë në përgjigjejn e Gjinit të siguruar nga gazeta Nacionale.

Në fund të mesazhit, Gjini i ka treguar lideri të VV-së se tendencën e këtyre mesazheve.

Nëse nuk keni fare vullnet për t’i kryer këto detyra për popullin e Kosovës nuk kemi pse takohemi. Edhe pse pajtohem se demokracia kërkon bashkëpunim, jam thellësisht i bindur se rruga që ju po e ndiqni është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën. Shpresoj që këtë ta kuptoni edhe vetë. P.S. këtë mesazh po e kuptoj si tendencë për të rradhitur ftesa për takim dhe për ta konsumuar hapësirën për fajësim për mosbashkëpunim”, ka shkruar Gjini.

Kjo është ftes e pestë e Kurti për Gjinin. Kryetari i Aleancës është lideri i vetë, opozitar që i ka refuzuar të gjitha ftesat e lideri të VV-së.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pranuar vetëm një ftesë të Kurtit, kurse kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është lideri i vetëm opozitar që ka pranuar çdo ftesë të lideri të VV-së.

Lajme të ngjashme