Suedia porosit katër luftanije franceze për ta forcuar mbrojtjen - NACIONALE

Suedia porosit katër luftanije franceze për ta forcuar mbrojtjen

59 minuta më parë

nga NACIONALE

Suedia nënshkroi një porosi për katër fregata gjatë një ceremonie të mbajtur të hënën në Stokholm, ku morën pjesë presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri suedez, Ulf Kristersson.

Suedia, anëtarja më e re e NATO-s, po garon që ta fuqizojë ushtrinë, pasi fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më 2022 e nxiti këtë shtet që të hiqte dorë nga politika e vjetër e neutralitetit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Qeveritë evropiane në përgjithësi i kanë rritur shpenzimet në mbrojtjes si reagim ndaj presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe shtimit të dyshimit se mund të mbështeten te përkrahja amerikane.

“Franca dhe Suedia në Bashkimin Evropian dhe në NATO dëshmojnë se sovranitetin evropian është duke u ndërtuar së bashku” – tha Macroni.

Ai tha se porositja e anijeve luftarake nga Suedia “e fuqizon bazën industriale dhe teknologjike të mbrojtjes evropiane në kohën kur evropianët duhet të marrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë e tyre dhe duhet ta konsolidojnë shtyllën evropiane të NATO-s”.

Në maj, Suedia tha se do të porosiste anije nga kompania franceze, “Naval Group”, në një marrëveshje me vlerë të 4 miliardë dollarëve që do ta trefishojë kapacitetin e mbrojtjes ajrore.

Anijet e para nga grupi i ri, që do të jenë anijet më të mëdha të forcës detare suedeze, pritet të dërgohen në vitin 2030.

Lajme të ngjashme