ShBA-ja përsërit thirrjen për formimin e institucioneve: Ngërçi po e dëmton Kosovën, t’i jepet përparësi progresit - NACIONALE

ShBA-ja përsërit thirrjen për formimin e institucioneve: Ngërçi po e dëmton Kosovën, t’i jepet përparësi progresit

5 orë më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëri u kanë bërë thirrje partive politike për konstituimin e Kuvendit.

Departamenti i Shtetit ka vlerësuar se ngërçi i vazhdueshëm politik po e dëmton Kosovës po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën.

Në një përgjigje për Radon Evropa e Lirë, DASH-i ka vlerësuar tani është koha që udhëheqësit politik t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit.

Ky ngërç i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, ka vlerësuar një zëdhënësi i DASh-it.

Edhe më herët ambasada e ShBA-së në Kosovës iu ka bërë thirrje liderëve politikë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe ambasadat e shteteve mike të Kosovës.

Ditë më parë, ambasada britanike në Kosovës ka theksuar rëndësinë e Kuvendit për demokracinë dhe funksionimin e shtetit.

Në një reagim publik, kjo ambasadë ka kërkuar që partitë politikë këtë situatë ta zgjidhin përmes dialogut.

Tani ata urgjentisht duhet të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, për të mirën e njerëzve të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, ishte thënë në reagimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Përafërsisht thirrjeve të partnereve të Kosovës, partia në pushtet ka refuzuar thirrjen për vazhdimin e seancës konstituive.

Ndonëse VV-ja i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, partia e Albin Kurtit ka refuzuar të veproi.

Lideri i kësaj parti, Albin Kurti, ka vazhduar shantazhin politik ndaj partive opozitare.

Ai ka bërë me dije se nuk do të ketë vazhdim të seancës konstituive pa arritjen e një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca presin vazhdimin e seancës konstituive sot në ora 11:00.

Deputetët e këtyre dy partive edhe sot kanë ftuar kreun e VV-së, Albin Kurti që në ora 11:00 të paraqitet në Kuvend.

Ndonëse PDK-ja zyrtarisht ia ka përsëritur kërkesën kryesuesit Avni Dehari për vazhdimin e seancës, VV-ja ka vazhduar të injoroi këtë kërkesë të opozitës.

PDK-ja ka vazhduar aksionin para Kryeministrisë, ku sot i është bashkuar edhe Aleanca.

Lajme të ngjashme