Lidhjet e ngushta të vëllait të Dritan Abazoviqit me partneren e Bërnabiqit dhe Qeverinë e Serbisë - NACIONALE

Lidhjet e ngushta të vëllait të Dritan Abazoviqit me partneren e Bërnabiqit dhe Qeverinë e Serbisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mediat serbe dhe malazeze kanë mbushur ballinat e tyre për lidhjet që ka vëllai i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Xhihan Abazoviq, me partneren e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe Qeverinë e Serbisë.

Së fundi, mediat po raportojnë për hapjen e një spitali në objektin e ish-BIGZ-it (ish-shtypshkronjës shtetërore të vitit 1941). Sipas raportimeve, vëllai i Dritan Abazoviqit dhe partnerja e Bërnabiqit do të bëhen bashkëpronarë të një klinike që do të hapet në objektin që ishte shpallur monument kulturor në vitin 1992.

Lidhur me këtë, mjeku Xhihan Abazoviq tha për medium serb, N1 se ka bashkëpunim me partneren e kryeministres së Serbisë, por se nuk kanë në plan të hapin spital të ri.

"Unë me të vërtetë mendoj se është një trillim që synon... BIGZ-i nuk është në plan as në të ardhmen e afërt dhe as të largët, as në ndonjë formë të të menduarit tonë për momentin”, tha Dr. Abazoviq.

Xhihan Abazoviq dhe partnerja e Bërnabiqit, Milica Gjurgjiq, punojnë tash e sa kohë së bashku në një spital dhe tani raportohet se do të hapin një spital të ri.

“Nuk e di statusin martesor apo statusin tjetër të secilës punonjëse tonë, ajo është shefe e radiologjisë në spitalin e përgjithshëm, BioCel”, ka treguar vëllai i kryeministrit malazez.

Kur media serbe N1 e pyeti nëse e dinte statusin e saj, Dr. Abazoviq u përgjigj se e dinte, por se nuk e ka ndihmuar për këtë punë.

“Por duke pasur parasysh që e njoh Milicën që nga viti 2000 apo 2001, statusi sigurisht që nuk ka ndikuar në vendimin tonë për ta bërë atë anëtare të ekipit tonë”, tha Xhihan Abazoviq.

E për vëllanë e tij, Dritan Abazoviq tha se është shumë krenar dhe se spitali nuk po financohet nga presidentin i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Jam shumë krenar për vëllanë tim dhe më vjen keq që po e tërheqim në lojën politike. Vëllai im është, dhe kushdo mund ta gjejë atë me një klikim, një ekspert i lartë në gjenetikë”, tha kryeministri malazez Dritan Abazoviç për HRT në shkurt të këtij viti.

Ndërsa kryeministrja Bërnabiq nuk ka komentuar për mundësinë që partnerja e saj do të bëhet bashkëpronare me vëllanë e Abazoviqit.

“Partneri im është një individ më vete, jeta e saj profesionale është jeta e saj profesionale dhe jam i sigurt se ata do të flasin për këtë çështje, kështu që nuk mendoj se ka nevojë që unë të abuzoj me pozitën e kryeministres që të flasim për këtë”, ka thënë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq.

Për më tepër, gazeta Danas më 10 korrik shkroi se kompanitë “Marera Real Estate Partners” dhe “Marera Properties” janë paraqitur në media si kompani ruse, ndërsa të gjitha të dhënat tregojnë se janë të lidhura me ministrin e Financave në Qeverinë e Serbisë, Sinisha Mali, kompani këto të cilat në shkurt të vitit të kaluar e blenë objektin e BIGZ-it në Beograd.

Çmimi përfundimtar nuk dihet, por informacionet e disponueshme tregojnë se objekti madhështor, i cili është shpallur monument kulture në vitin 1992, është paguar rreth 3.7 milionë euro - tha Predrag Popoviq, gazetar i "Gradska RTV".

Sipas gazetar Popoviqit, është e qartë se kryeministri Abazoviq ka shumë arsye për t'ia shlyer borxhet presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ndër të tjera edhe për shkak të klinikës që, siç pretendon ai, po e hap vëllai i tij, Xhihani.

Po ashtu, gazetari Popoviq thekson së vëllai i Abazoviq, partnerja e Bërnabiqit dhe ministri i Finacave i Serbisë mund të jenë tre partnerët kryesorë në hapjen e këtij spitali.

Lajme të ngjashme