Sot shqiptarët në Teksas të ShBA-së protestojnë për UÇK-në
Shqiptarët në Amerikë sot protestojnë në Teksas në mbështetje të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta nis në ora 13:00 pasdite me kohën lokale atje, përkatësisht me kohë të Kosovës në orën 20:00.
Njoftimi:
Të hënën, më 28 shtator 2026, në ora 1:00 PM, është planifikuar një protestë para Texas Capitol Building në Austin, në mbështetje të drejtësisë dhe proceseve të drejta për ish-pjesëtarët dhe udhëheqësit e UÇK-së.
Për bashkatdhetarët nga Houston që dëshirojnë të marrin pjesë, ky është një rast për t’u informuar rreth organizimit dhe për të qenë pjesë e aktivitetit.
📅 E hënë, 28 shtator 2026
🕐 1:00 PM
📍 Texas Capitol Building – Austin, Texas
Për ata që planifikojnë të udhëtojnë nga Houston, mund të organizohemi së bashku për transport dhe koordinim.