Ngjarjet kryesore të javës që s’bën kurrqysh t’i humbni - NACIONALE

Ngjarjet kryesore të javës që s’bën kurrqysh t’i humbni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Takimi në Bruksel në nivelin e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës Veriore dhe deklarimet e amerikanëve për Asociacionin ishin ndër ngjarjet kryesore të javës që po lëmë pas.

Takimi në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori, Besnik Bislimi të hënën më 15 maj, u takua në Bruksel me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimi i ndërmjetësuar nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, nuk solli ndonjë rezultat.

Në takim u diskutuat gjithçka rreth zbatimit të marrëveshjes bazike.

Bislimi ka thënë se në takim ka kërkuar që neni 7 i marrëveshjes dhe draft-statuti i Asociacioni nga Ekipi meneaxhues të mos jetë pikënisje.

“U sqarua dhe precizua nga z. Lajcak se tek zbatimi i pikës 7 të marrëveshjes bazë, ka qenë gabim teknik ajo që është shfaq në faqen e tij të facebook-ut. Nuk trajtohet si pikënisje drafti, por prezantimi i draftit, akti i prezantimit shënon pikënisjen e diskutimeve për zbatimin e pikës 7, ashtu siç kemi thënë dhe ne disa herë në prononcimet tona publike. Pjesë të tjera janë pastaj kriteret për të cilat kemi folur që janë shumë me rëndësi.” – ka shkruar Bislimi në Facebook.

Në anën tjetër, Petkoviq ka thënë se Bislimi nuk erdhi i përgatitur.

“Sjellja e Besnik Bislimit ishte skandaloze, ndryshe nga Beogradi që erdhi plotësisht i përgatitur, me ekspertë, propozime, të gjitha letrat. Çdo herë përgatitemi, të disiplinuar, të përpiktë, me të gjitha materialet, dhe kështu kemi ardhur në Bruksel këtë herë, për dallim nga Bislimi që ka ardhur i vetëm, pa letra,” – ka thënë kryenegociatori serb, Petar Petkoviq.

Betimi i kryetarit

Të premtën më 19 maj, u betuar Kryetarit i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Atiq ka thënë se do të punojë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

“Sapo përfunduam seancën solemne të betimit të Kryetarit, dhe dua t’ju jap dy mesazhe. Unë do të punoj me të gjithë qytetarët e Mitrovicës së Veriut, pa dallim dhe pa diskriminimn. I thërras të gjithë qytetarët të vinë të na vizitojnë, të na takojnë, dhe të bashkëpunojmë për të mirën e të gjithëve.” – ka thënë Atiq.

Seanca e betimi u bë në kushte të larta të sigurisë. Pas kësaj pati reagim edhe të Listës Serbe.

Nënkryetari Igor Simiq tha se: “filloi zyrtarisht pushtimi i veriut e do të përfundojë kur të vendosin serbët”.

Ndërkohë nuk dihet se a do të hapet ura e Ibrit.

Chollet dhe Escobar

Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, kanë raportuar në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Kongeresit amerikan.

Gjatë këtij raportimi ata kanë folur edhe për situatën në Kosovë.

Ata thanë ndër të tjera se “zbatimi i Asociacionit na jep kredibilitet për presion te pesëshja e BE’së”.

Për të kuptuar më shumë se çka thanë kjo dyshe, klikoni KËTU.

Për të mos harruar, javën që po e lëmë pas, gazetarja e Nacionale, Eriola Cacaj nga kompania GeoGroup ING Sh.P.K, lidhur me një tendër për komunën e Podujevës.

Gjithashtu, Prokuroria ka filluar hetimet ndaj VisaMetric, pas një serie të gjatë të shkrimeve të Nacionales ku shpërfaqnin keqpërdorimin e kësaj kompanie.

Lajme të ngjashme