“Serbëve u intereson veç Asociacioni”: Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi dhe Petkoviq me fjalë të ashpra - NACIONALE

“Serbëve u intereson veç Asociacioni”: Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi dhe Petkoviq me fjalë të ashpra

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Takimi në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij serb, Petar Petkoviq, ka përfunduar. E pas përfundimit të këtij takimi trepalësh, që u lehtësua nga Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka pasur edhe deklarime publike.

Në deklaratat e tyre, arrihet të kuptohet se atmosfera në takim ishte e tensionuar, gjersa nuk ka pasur asnjë marrëveshje të arritur në këtë takim. Por çka tha Bislimi dhe Pekoviq?

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, foli rreth asaj se çfarë u bisedua në takim, duke treguar edhe atmosferën brenda takimit në Bruksel. Në pyetjen e gazetarëve nëse kishte ndonjë marrëveshje, Bislimi vlerësoi se një gjë e tillë as nuk është dashur të pritej nga ky takim.

“Nuk është dashtë të priten rezultatet sot. Ky takim ka qenë për ta bërë të qartë se ku ndodhet procesi i dialogut dhe se ku duam të shkojmë. Pra është diskutuar për gjithçka që ka të bëjë me Marrëveshjen e 27 shkurtit.” - deklaroi Bislimi, raporton RTK.

Tutje, dyshi i Qeverisë Kurti theksoi se situata në veri nuk është diskutuar farë në këtë takim. Bislimi vlerësoi se palës serbe i intereson vetëm Asociacioni.

“Sekuentimi për ne ka qenë pjesë qendrore e takimit. Kemi pasur propozimet tona dhe vërejtjet tona, pala serbe ka thënë se ne na intereson vetëm pjesa e Asociacionit e pastaj do të flasim për pjesën tjetër. Mirëpo nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që sot të diskutohet. Situata në veri nuk është trajtuar fare. Mirëpo kanë qenë dokumentet të cilat i ka sjell Lajçak në vizitën e tij me 11 maj në Prishtinë.” - ka thënë Bislimi.

Tutje, Bislimi përmendi edhe atmosferën në takim me Petkoviqin, duke thënë se pala serbe nuk iu intereson Kushtetuta e Kosovës e as letra e Mohgerinit.

“Nga pala serbët kanë thënë se nuk iu intereson as Kushtetuta e Kosovës e as letra e Mogerinit (ish shefes së BE-së), por vetëm ajo që ka që thënë Isa Mustafa, ish kryeministri i Kosovës në vitin 2015.” – tha Bislimi.

Petkoviq, përfaqësuesi i Serbisë, ishte i ashpër në deklaratat e tij, duke i cilësuar bisedimet 8-orëshe nganjëherë ishte shumë të dhimbshme e të pakëndshme.

"Nuk është aspak e lehtë të flasësh me Prishtinën. Sjellja e Besnik Bisljimit ishte skandaloze, ndryshe nga Beogradi që erdhi plotësisht i përgatitur, me ekspertë, propozime, të gjitha letrat. Çdo herë përgatitemi, të disiplinuar, të përpiktë, me të gjitha materialet. dhe kështu kemi ardhur në Bruksel këtë herë, për dallim nga Bisljimi që ka ardhur i vetëm, pa letra”, - citohet të ketë thënë Petkoviq, transmeton RTK.

Në deklaratën e tij, Petkoviq foli edhe për Asociacionin.

“Kur duhet të kishim diskutuar për çështje të rëndësishme, siç është zbatimi i mëtejshëm i formimit të ZSO-së, çështja e personave të pagjetur pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, por edhe çështje të tjera të rëndësishme, si liria e lëvizjes, çështjet që lidhen me të deri te vetë jeta e serbëve në Kosovë.” – theksoi Petkoviq.

Lajme të ngjashme