Krasniqi nuk tregon nëse do të hapet ura e Ibrit së shpejti: Po ia vlerësojmë ligjshmërinë vendimit - NACIONALE

Krasniqi nuk tregon nëse do të hapet ura e Ibrit së shpejti: Po ia vlerësojmë ligjshmërinë vendimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po ia vlerësojmë ligjshmërinë vendimit” për rihapjen e Urës së Ibrit, tha Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një prononcim për gazetarë pas përfundimit të seancës solemne të betimit të Kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Ministri Krasniqi iu shmang një përgjigje të prerë se çfarë është bërë në drejtimin e vendimit për hapjen e urës që ndan Mitrovicën në dysh etnikisht.

Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi, e pyeti disa herë ministrin se si do të jetë mbështetja e Qeverisë së Kosovës sa i përket vendimit të Asamblesë Komunale të Mitrovicës së Veriut, për rihapjen e Urës së Ibrit. Ky vendim, tha ai, është në tryezën e MAPL-së, dhe po shqyrohet.

Po ia kontrollojmë ligjshmërinë”, tha Krasniqi. “Porsa të përfundojë ky vlerësim, ajo do të jetë në tryezën time dhe mëpastaj unë do të vazhdojë me procedimin e tij”.

I uroj punë të mbarë, si qeveri do të jemi në mbështetje të tyre, sikur për krejt komunat e tjerët. Njerëzit duhet të kenë shërbime adekuate. Sot përfunduam dhënien e betimit të kryetarit Atiq. Propozimi për datën do të vijë nga vetë kryetarët”, tha Krasniqi.

Ndonëse, vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ata do të jenë “udhëheqës” me ‘u’ të vogël dhe nuk do të kenë mandat të plot, Erden Atiq, me të dalë nga seanca tha se veten e sheh si “ekzekutiv”. Dhe këtë, e tha ai, saktësisht në pyetjen “kur do të hapet Ura e Ibrit?

Ne si ekzekutiv e kemi për detyrë me ua lehtësu jetën qytetarëve dhe për çfarëdo pengese duhet të angazhohemi për me i rregullu problemet”, tha Erden Atiq, ndërsa shtoi se si kryetar i ri do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

“Sapo përfunduam seancën solemne të betimit të Kryetarit, dhe dua t’ju jap dy mesazhe. Unë do të punoj me të gjithë qytetarët e Mitrovicës së Veriut, pa dallim dhe pa diskriminimn. I thërras të gjithë qytetarët të vinë të na vizitojnë, të na takojnë, dhe të bashkëpunojmë për të mirën e të gjithëve”, ka thënë Atiq./Nacionale/.

Lajme të ngjashme