Java: Skandali me grurin, rritja e inflacionit dhe rikthimi i Kurtit - NACIONALE

Java: Skandali me grurin, rritja e inflacionit dhe rikthimi i Kurtit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe kjo javë si çdo tjetër pati zhvillime interesante sa i përket politikës dhe ekonomisë në vendin tonë. Rritja e inflacionit 14.1 për qind dhe rikthimi i kryeministrit Albin Kurti nga Greqia në Kosovë, ishin ndër kryetemat e javës që po e lëmë pas.

Rikthimi i Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për më shumë se një javë qëndroi në Greqi. Ai fillimisht ishte pjesëmarrës në një Tavolinë të Rrumbullakët që zgjati deri më 7 korrik dhe pastaj mori pjesë në Simpoziumin e Symit që zgjati deri me 14 korrik.

Kryeministri ynë do të akomodohej në resortin luksoz “Grand Resort Lagonisi” të Athinës, të cilën revista The Economist e përshkruante si vijon: “Arratisuni në parajsën e relaksimit dhe madhështisë në kaltërsinë e detit.”

Ndërsa, mbrojtja e afërt e tij, do të shfrytëzonin të mirat e Greqisë në një vend më larg se ku qëndronte Kurti.

Pas rikthimi Kurti u shfaq në Kuvendin e Kosovës, ku u kritikua për qëndrimin e gjatë në Greqi dhe për ‘rrezitjen e tepërt’ teksa në Kosovë qytetarët u ballafaquan me rritje të çmimeve pasi inflacioni u bë 14.1 për qind.

Kurti në Kuvend nuk tha asnjë fjalë, por në një shkrim në Facebook ai e pa seancën si të suksesshme pasi u votua në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Me fjalë të tjera, ishte një seancë e suksesshme në të cilën më së paku kishte rëndësi se kujt i dukesha i rrezitur unë”, shkroi Kurti në Facebook.

Inflacioni 14,1%

Jeta në Kosovë është shtrenjtuar edhe gjatë muajit qershor. Kosovarët paguan më shtrenjtë për shumicën e produkteve bazë, me karburantet që shënojnë rritjen më të madhe të çmimit për litër.

Në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, inflacioni është jashtëzakonisht i madh. 14.1%, raporton ASK, është norma vjetore e inflacionit në qershor të këtij viti, në krahasim me atë të 2021-tës.

Një normë e tillë e inflacionit është e krahasueshme vetëm me vitin 2008, i cili vit shënon krizën e madhe financiare e ekonomike të krejt eurozonës. Në vitin 2008, gjatë periudhës që njihet si “Recensioni i madh”, norma e inflacionit ishte saktësisht 14.02%.

Për këtë gjë Kurti nuk foli, e ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, paralajmëroi se mund të marrin masa, duke vendosur çmime tavan edhe për produket bazike.

Teksa opozita po vazhdon kritikat ndaj Qeverisë Kurti për mosveprim në këtë situatë të krizës ekonomike.

Skandali i Qeverisë Kurti me blerjen e grurit

Në kohën e krizës ekonomike, Qeveria e Kosovës kishte vendosur të mbushte hambarët e shtetit me grurë. Për këtë arsye, i bleu të paktën 10,000 tonë me grurë. Por, del se blerjen sekrete të grurit e ka bërë me çmime abuzive që dëmtuan buxhetin për 1.7 milion euro.

Nacionale ka raportuar ekskluzivisht për këtë skandal, ku vuri në pah edhe faturat që shteti ka blerë grurin më shtrenjtë se sa çmimi që është në treg.

Gjithashtu, MINT ka blerë grurë nga një kompani fantome truke e cila merre me ndërtim.

Edhe kryemullisiti i Kosovës në një deklaratë për Nacionale të shtunën, hodhi dyshime mbi këto kompani duke thënë se nuk e njohin.

“Me keqardhje. por nuk e njoh dhe besoj që nuk është një kompani që ne mullistët e përdorim për shit-blerje të grurit”, ka thënë ai.

Në krejt këtë dallavere, Ministrja e Industrisë Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, shfajësoi vetën duke thënë se nuk e dinte çmimin pasi ishte nuk ishte pjesë e komisionit që negocioi për blerjen e grurit.

Prej ngjarjeve të tjera gjatë kësaj jave, veçojmë kalimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në lexim të parë.

Po ashtu edhe kërkesën e deputetës së VV-së Fitore Pacolli për Qeverinë e Kosovës dhe Kuvendit që të kontrollohen mediat.

Ndërsa lajmi më i çuditshëm i kësaj jave mund të themi se ishte kërkesa e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Në një takim me dy eurodeputetët austriakë, Lukas Mandl dhe Andreas Schieder, Latifi ka folur për mundësitë e zhvillimit të sistemit shëndetësor dhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën teksa ikja e mjekëve po ndodh çdo ditë.

Lajme të ngjashme