Syla: S'ka asgjë prej Trepçës, prej 2008-ës veç rroga ka marrë, s'ka nxjerr hiç - NACIONALE

live:

Syla: S'ka asgjë prej Trepçës, prej 2008-ës veç rroga ka marrë, s'ka nxjerr hiç

Përditësuar 1 vit më parë
1 vit më parë

nga NACIONALE

Syla: S'ka asgjë prej Trepçës, prej 2008-ës veç rroga ka marrë, s'ka nxjerr hiç

Gazetari Valon Syla ka kritikuar punëtorët e Trepçës, duke thënë se nuk po bëjnë asgjë.

Madje ai shtoi se ata veç për paga e kanë dhe për asgjë tjetër.

Sipas Sylës, që nga viti 2008 Trepça ka shënuar vetëm humbje, nuk ka nxjerr asgjë.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ibrahimi: Fakti që Kurti dhe Murati shkojnë për kryeshnosh në Japoni, tregon që nuk u intereson fati i fëmijëve

Opinionisti, Ilir Ibrahimi, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, për udhëtimin e tyre në Japoni, duke thënë se atyre nuk u intereson fati i fëmijëve në Kosovë të cilët nuk po mbajnë mësim për shkak të grevës.

Ibrahimi i ka dhënë të drejtë sidikatave dhe ka bërë përgjegjëse qeverinë Kurti për gjendjen e krijuar.

Sipas tij, lufta e qeverisë nuk po bëhet me sindikatat por me vetëveten.

Qeveria ka vendosur që me inat të futet në një betejë kinse me sindikatën por nê fakt është në luftë me vetveten. Pra kjo luftë me veteveten po zhvillohet në premisën se a do qeveria ti përmbush obligimet e veta apo jo.”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë i z. Ibrahimi:

Roli i sindikatave është të mbrojnë dhe avancojnë interesat e anetarëve të vet. Në rastin konkret të krizës aktuale- mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë.

Sindikata në këtë rast po e kryen detyrën e vet dhe kjo shihet nga anëtarsia e cila I ka qëndruar besnik kërkesave. Përveç disa rasteve individuale, të gjithë anëtarë I kanë përkrahur kërkesat dhe grevën.

Roli I qeverisë në anën tjetër është të sigurojë mbarëvajtjen e shtetit, përfshirë këtu arsimin, shërbimin publik etj.

Qeveria ka vendosur që me inat të futet në një betejë kinse me sindikatën por nê fakt është në luftë me vetveten. Pra kjo luftë me veteveten po zhvillohet në premisën se a do qeveria ti përmbush obligimet e veta apo jo.

Nga zhvillimet, duket se luftën do ta fitojë papërgjegjësia.

Fakti që dy personat kryesorë përgjegjës për këtë krizë - Kurti dhe Murati, kanë vendosur të shkojnë për kryeshnosh te ish kryeministri japonez I cili u vra para disa muajsh, tregon që fati I qindra mijëra fëmijëve nuk e meriton as për së afërmi vëmendjen e tyre sepse ata janë thjesht në anën e papërgjeshmërisë në këtë betejë.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zogaj: Është në interes të publikut të dihet se ku shkollohet vajza e Albin Kurtit

Analisti, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se nga të gjithë kryeministrat që kishte Kosovë, vetëm për Albin Kurtin nuk dihet se ku i shkollohet vajza. Dhe sipas tij kjo është me interes të dihet.

“Për secilin kryeministër e president në Kosovë publiku e ka ditur saktë se në cilen shkollë i shkojnë fëmijët. Disa kanë treguar vullnetarisht, e për disa gazetarët kanë hulumtuar.

Ndërsa për kryeministrin aktual, për njeriun e ndryshimit, nuk dihet saktë se ku i shkollohet vajza e tij”, ka shkruar Zogaj.

Sipas Zogajt, kjo çështje është me interes të dihet teksa thotë se 300 mijë fëmijë në Kosovë po vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi për shkak të grevës në arsim.

“Meqë Kryeministri aktual nuk ka tregu se në cilen shkollë i shkon vajza, është në interes publik që mediat me u marrë me këtë çeshtje derisa ta gjejnë këtë informatë.

E ajo që dihet është se mbi 300 mijë fëmijë të Kosovës nuk shkojnë në shkolla pikërisht nga teket e këtij kryeministri ndaj sindikatës dhe dëshirës së tij të vetme që me e thy këtë organizatë sindikale”, përfundon Zogaj.

.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Babai i Memli Krasniqit jep një propozim: T'i mbledhim paratë e t'ua japim SBAShK-ut

Milazim Krasniqi, profesor i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka bërë një status në lidhje me grevën e SBAShK-ut.

Në fakt, ai ka ofruar “një zgjidhje” për të dalë nga kriza.

Sipas Krasniqit, që ka qëlluar të jetë edhe babai i kryetarit të partisë më të madhe opozitare, ka shkruar se paratë e kërkuara nga SBAShK-u duhet të mblidhen nga qytetarët, në një aksion solidariteti.

Sipas tij, një gjë e tillë duhet të ndërmirret, meqenëse kryeministrit Albin Kurti “rezuon çfarëdo zgjidhjeje të drejtë”.

Si duket, z.Krasniqi ka harruar se më nuk jetojmë në vitet 90-ta, e kur shqiptarët paguanin Fondin e 3% të LDK-së, në të cilën parti Krasniqi ka qenë për më shumë se 10 vite në krah të Ibrahim Rugovës, liderit të LDK-së.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mirena për Ferajn: Paramendoni, ky i jep këshilla dhe e influencon kryeministrin Albin Kurtin

Edhe analisti Ilir Mirena i ka reaguar ashpër Hysamedin Ferajt, këshilltarit të kryeministrit, Albin Kurti, duke e quajtur ‘qenie e ndyer’.

Mirena është shprehur i shqetësuar se si Feraj është këshilltar i Kurtit.

Shume qenie e ndyer duhet te jesh me shtru dilema se pse nuk u vrave ti ne lufte po Luan Haradinaj, vellai, qe t’vrame ti e ke bartur n’shpin neper male… Duhet te jesh qenie si Hysamedin Feraj! Paramendoni, ky i jep keshilla dhe e influencon kryeministrin e Kosoves, Albin Kurtin…”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Feraj është marrë me Ramush Haradinajn duke ngritur një spekulim të pakuptueshëm.

“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!” – ka thënë z. Feraj.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Matoshi e krahason Kurtin me Kim Jong-un: Diktatorët i fitojnë zgjedhjet rëndom me 100%

Analisti politik, Halil Matoshi, ka krahasuar Albin Kurti me diktorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, pas fitores së Kurti për kryetar të partisë.

Matoshi ka thënë se diktatorët i fitojnë zgjedhjet gjithmonë 100 për qind.

Rrahman Jashari dhe kushdo që i thotë Albin Kurtit diktator e ka huqë. Diktatorët i fitojnë zgjedhjet rëndom me 100%”, ka shkruar Matoshi.

Ndryshe, të dielën janë mbajtur zgjedhjet partiake në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kurti fitoi për kryetar të partisë me 98.60 për qind të votave.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesor Maloku thirrje Uashingtonit e Brukselit: Zgjohuni, Vuçiq po bëhet gati si Putini

Profesori i Sociologjisë, Fadil Maloku, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, i ka bërë thirrje Uashingtonit dhe Brukselit të zgjohen.

Sipas Malokut, president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po bëhet gati për një invazion befasues sikurse presidenti rus Vladimir Putin.

Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar nga ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç, mu në qendër të Neë Yorkut (!?) dhe ai rus Sergej Lavrov është një paralajmërim i qartë tashmë dhe tejet ogurëzi, se Serbia është duke pritur vetëm momentin e prishjes së konstelacioneve (ushtarake e politike) kontinentale e globale,në mënyrë qē me urdhërat dhe armatimin e Rusisë,të kryej një blitzkrieg ushtarak në Kosovë... (Krejt ata që mendojnë se, mbase KFOR-i është në Kosovë, Serbia s'ka me guxu me bë asnjë lëvizje ushtarake... e kanë gabim; sepse, asnjë ushtarë i KFOR-it nuk (besoj që) është i gatshëm të vdes për ideale kombëtare e shtetêrore të një vendi të huaj!?)”, ka shkruar Maloku

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mirena: Kurti s'është i interesuar ta zgjidh krizën në arsim

Gazetari Ilir Mirena ka thënë se kryeministri Kurti nuk është i interesuar ta zgjidh krizën në arsim.

Këto deklarime ai i bëri përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ndërsa ironizoi me deklaratën e të parit të qeverisë rreth asaj se sindikalistëve të PAN-it iu ka ndaluar sahati në vitin 2017.

"A ka mbet kush jashtë PAN’it? Ndoshta i ka harru edhe çerdhet, kishat e xhamiat. Përndryshe krejt Kosova po del e PAN’it", shkroi ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

1 vit më parë

nga NACIONALE

Berisha për garën në VV: KQZ do duhej të ushtronte autorizimet kushtetuese dhe të anulonte zgjedhjet

Ish këshilltari i Kurtit e juristi Durim Berisha, ka kritikuar zgjedhjet e brendshme të VV-së, ku kandidat është vetëm një, e në këtë rast Albin Kurti.

Berisha ka thënë se KQZ do duhej të ushtronte autorizimet kushtetuese dhe ligjore në këto raste, e do të duhej të anulonte proceset zgjedhore në partitë politikë që pamundësojnë jetësimin e parimeve kushtetuese.

Statusi i plotë:

Kam shkruar sahere ka pasur zgjedhje te brendshme ne partite kryesore politike ne Kosove, se parimet kushtetuese duhet te zbatohen edhe perbrenda partive politike. Parimi i demokracise kushtetuese perbrendesohet ne procese zgjedhore, edhe brenda partive politike, kur votuesit zgjedhin ne mes te alternativave, e jo kur deshmojne devocion ndaj liderit, kulti i te cileve i mban ne jete.

Situata me qesharake paraqitej ne LDK, partine qe kishte inicuar shpalljen jokushtetuese te zgjedhjes se ish-Presidrentit Pacolli, me arsyetimin se nuk ka kunderkandidat. Ne rastet (Valdete) Daka dhe (Tomka) Berisha, Gjykata Kushtetuese e Kosoves e ka shpallur jokushtetues rregulloren dhe proceduren e zgjedhjes se kryetareve te gjykatave te zakonshme ne Kosove, per shkak se procesi organizohej ne ate menyre qe pamundeoshej "zgjedhja mes alternativave".

KQZ do duhej te ushtronte autorizimet kushtetuese dhe ligjore ne keto raste e do te duhej te anulonte proceset zgjedhore ne partite politike qe pamundesojne jetesimin e parimeve kushtetuese. Ne te vertete, mbytja e demokracise brenda partive politike shperfaqe ate qe politikanet e Kosoves me deshire do ta benin ne Kosove. Nje vend ku ne vend te Zotit do adhuroheshin politikanet.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Peci për nënshkrimin e marrëveshjes Serbi-Rusi: Të reflektojnë BE, SHBA, por sidomos Shqipëria

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci ka thënë se me referendumet, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po vepron njejtë si krimineli Millosheviq gjatë viteve 1990 në Kosovë.

Peci ka thënë se nëshkrimi i marrëveshjes mes Serbisë dhe Rusisë duhet të bëjë që të BE e SHBA-ja, por edhe Shqipëria që të reflektojnë në raport me Serbinë.

Ballkani i Hapur nuk mund te behet me aleate te Rusise se Putinit, dhe besoj se me marreveshjen e djeshit duhet te kuptohet qe ajo tanime eshte e vdekur!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Cfare bene sot Putini me keto referendume ne qytete dhe fshatra te Ukraines eshte njejte cfare ka bere Millosheviqi ne fillim te 1990ve ne Kroaci dhe Bosnje.

Ketu ka vetem nje dallim, dhe ate qe Millosheviqi i bente dhe thoshte e nuk po i beje, ndersa Putini po e bene kete hapur.

Serbia me veprimet e saja e kercenonte sigurine ne Ballkan dhe ne Evrope, ndersa Rusia eshte duke e kercenuar sigurine dhe rendin nderkombetar.

Nenshkrimi i marreveshjes se djeshme ne mes Selakoviqit dhe Lavrovit tregon se keto dy vende jane batakqi dhe se qellimet e verteta te politikave te tyre te jashtme nuk kane dallim prej njera tjetres, por shperfaqja e tyre eshte ne proporcion me fuqite e tyre ushtarake.

Pas nenshkrimit te kesaj marreveshjeje, eshte koha e fundit qe si BE-ja dhe SHBA-te, por sidomos edhe Shqiperia, te reflektojne per politikat e tyre ne raport me Serbine.

Ballkani i Hapur nuk mund te behet me aleate te Rusise se Putinit, dhe besoj se me marreveshjen e djeshit duhet te kuptohet qe ajo tanime eshte e vdekur!

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i Thaçit: PDK-ja duhet të bëjë një balancë mes gjeneratave

Ish-këshilltari politik i presidentit Thaçi, Artan Behrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se debati brenda PDK-së vetëm e forcon demokracinë e brendshme të partisë.

Mes tjerash, Behrami po ashtu ka thënë se për ta zhvilluar edhe më tej partinë, DK-ja duhet të krijojë një ekuilibër midis brezave që kanë sakrifikuar gjithçka për partinë dhe figurave të reja që mund ta forcojnë edhe më tutje atë.

Kujtojmë që Partia Demokratike e Kosovës sot ka zyrtarizuar vendimin për përfaqësim gjinor të barabartë, në një konventë ku parulla kryesore ishte “50/50”.

Postimi:

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokati Kërveshi e pyet opozitën: A po ju flihet?

Avokati Kujtim Kërveshi, pjesë e mbrojtjes Kadri Veselit në Hagë - Gazeta Express

Avokati Kujtim Kërveshi, nëpërmjet një postimi në facebook ka ironizuar me opozitën në vend.

Ai ka thënë se gjumi e rrit opozitën.

“Opozitë, a po të flehet’? Flej flej se gjumi të “rrit””, ka shkruar Kërveshi në facebook.

Nacionale ka raportuar dje se këshilltari i kryeministrit Kurti, Petar Miletiq, kishte miqësi me të dënuarin për krime lufte Zoran Gjokiq.

E Gjokiqi ishte dënuar me 12 vjet burg, në rastin ku avokat i viktimave pa pagesë ishte Kujtim Kërveshi.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas raportimit të Nacionales, Ironizon Haliti: Këshilltar për bashkimin kombëtar

Gazeta Nacionale dje raportoi për këshilltarin e ri të kryeministrit, Albin Kurti.

Petar Mileqit u emërua këshilltar për komunitete, në një projekt të Qeverisë së Gjermanisë.

Megjithatë, i njëjti ka komente me Zoran Gjokiq, i dënuar për krime lufte, duke tallur shqiptarët.

E me këtë ka ironizuar analisti Afrim Haliti. “Këshilltar për bashkim kombëtar”, ka shkruar ai.

Raportimi i Nacionales:

1 vit më parë

nga NACIONALE

Olluri ironizon me kryeministrin Kurti: “Ndalëm ryshfetin dhe arrestuam dhëndrrin e Liburn Aliut”

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas postimit të gjatë të kryeministrit Albin Kurti, me të cilin rënditi disa “suksese” për 1 vit e gjysmë në krye të Qeverisë.

Olluri ka përmendur edhe arrestimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Lahu, duke thënë se Kurti duhet ta shënojë edhe këtë si sukses.

Lahu, njëherit raportohet se është edhe dhëndrri i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

I njëjti u suspendua sot nga Lëvizja Vetëvendosje, pas arrestimit si i dyshuar për rastin “Brezovica”.

Postimi i plotë i gazetarit Olluri:

Thuani Albinit le ta shenon si sukses te 1 vit e gjysme qeverisje edhe arrestimin e Berat Lahut.

“Ndalem ryshfetin dhe arrestuam dhendrrin e Liburn Aliut”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ironizon Parim Olluri: Ekonomia në rritje, VV-ja e Kurtit në rënie

Analisti Parim Olluri ka ironizuar me sondazhet e fundit të cilat janë bërë publike, e ku Vetëvendosje ka një rënie nga 50% në 37%.

Olluri ka rikujtuar deklaratën e ministrit të Financave, se ekonomia e Kosovës është në rritje. Ai ka shtuar me ironi se populli nuk po e vlerëson punën e qeverisë

POSTIMI:

Ekonomia ne rritje, VV’ja e Kurtit ne renie 🤷‍♂️

Nuk po ia di per nder ky popull njerezve qe punojne 🤣

1 vit më parë

nga NACIONALE

Krasniqi: ''Islamistët'' e VV-së shkuan me hile te Albini

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje po refuzohen që të kandidojnë për kryetar të degëve të ndryshme, për shkak se nuk përkrahin martesat mes gjinive të njëjta. “Islamistët” që iu bashkuan kësaj partie, sipas profesorit Milazim Krasniqi, shkuan me hile në partinë e Albin Kurtit.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “islamistët” e kanë ditur ku kanë hyrë, kur iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje.

“Albini ua ka hapur derën me hile edhe ata kanë shkuar te Albini me hile”, ka thënë ai.

Në fund, profesori Krasniqi ka thënë se të njëjtëve, u ka mbetur që të kërkojnë falje te Zoti për dëmin e bërë ndaj shoqërisë.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Albin Kurti ka thënë një fjali shumë domethënëse në kuadër të zgjedhjeve më të fundit në LVV:"Natyrisht, ne jemi një parti socialdemokrate. Si të tillë nuk mund të jemi ideologjikisht gjithëpërfshirës." Ata që patën bërë hyxhym për në LVV, veçmas “islamistët”, e kanë ditur me kohë se ku kanë hyrë. Albini ua ka hapur derën me hile edhe ata kanë shkuar te Albini me hile. Tash atyre u mbetet të kërkojnë falje te i lumi Zot, për dëmin që i kanë bërë shoqërisë. Nëse mimikria gjatë kësaj kohe nuk ua ka zbehë edhe besimin.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Berisha: Më vdiq vajza në QKUK, aty pak persona janë njerëz

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Durim Berisha ka reaguar për rastin e sotëm në QKUK, ku dyshohet se një infermiere mori foshnjën e gjallë për ta dërguar në kujdesin neonatal dhe rrugës e takon prindin e foshnjës së vdekur. Atij i tha se kjo është foshnja juaj dhe ka lindur mirë.

Këtu Berisha kujtoi rastin kur para disa vitesh atij i kishte vdekur vajza, në po të njëjtin spital. Madje, ai thotë se mori vesh për vdekjen e së bijës vetëm në momentin kur infermierja e kishte pyetur se çka do të bënte me kufomën.

Veç kësaj, ai tregoi se kur Albin Kurti e kishte pyetur se pse po pranon që të punojë pa para, ai kishte thënë vetëm për të ndihmuar në përmirësim të gjendjes, në mënyrë që prindërit e tjerë mos ta përjetojnë atë që përjetoi ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti nga Londra: Kur Dimali luftonte për ta hequr 1-shin, ndodhte klonimi i deles Dolly

Analisti politik, Afrim Haliti, ka bër një krahasim shumë interesant, ndërmjet “halleve” që kishte njëri ndër deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe “halleve” që kishte bota perendimore në të njejten kohë.

Bëhet fjalë për deputetin Dimal Basha, të cilit së fundmi i dolën notata e dobëta në shkollë fillore.

Ndër të tjera, Basha kishte një 1-sh në Biologji. Haliti e ka ndërlidhur pikërisht këtë fakt, me faktin tjetër shkencorë, kur bota eksperimentonte gjenet e një deleje, për ta zbuluar klonimin.

Sipas Halitit, derisa Basha, luftonte për ta hequr 1-shin nga ditari i shkollës, në të njejën kohë në Skoci klonohej delja e parë në botë, që ishte Delja Dolly.

Postimi i plotë:

Në vitin 1996, në institutin Roslin në Skoci u klonua një dele. Delja Dolly ishte gjitari i parë që u klonua me sukses nga një qelizë e një deleje të rritur.

Poashtu në vjeshten e vitit 1996 NASA njoftoi se meteori Allan Hills 84001 që mendohet se e ka origjinën nga Marsi, kishte gjasa të përmbante prova të formave primitive të jetës.

Këto shënojnë të arriturat më të mëdha në fushën e biologjisë në vitin 1996 pa harruar asnjëherë që në po të njejtën vjeshtë, po në fushën e biologjisë, Dimal Basha luftonte për ta ndrequr 1-shin për t’ia mundësuar ta kalonte vitin.

Ai sot paguhet përtej 2000 eurove nga taksapaguesit e Kosovës.

Thug life.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zaimi pretendon se Qeveria Kurti II është shumë demokratike

Ideologu i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, pretendon që Qeveria Kurti është shumë demokratike, teksa ka hedhur kritika ndaj mediave dhe kritikëve të punës së qeverisë.

Sipas Zaimit, po përdoret strategji kundër atyre që po mbrojnë qëndrimet e VV-së në debatet publike.

Më tej, ai ka shkruar se këto strategji nuk mund të ndikojnë tek VV pasi qeverisja e VV-së bëhet vetëm me metoda demokratike dhe ligjore, duke nënkuptuar se Qeveria Kurti është shumë demokratike.

Fakti se LVV nuk e do dhe nuk e bën qeverisjen jo-demokratike, i trimëron ata që përdornin lloj-lloj mjetesh kur ishin në qeveri, t’i përdorin ato edhe sot që janë në opozitë.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i tij i plotë:

Në mungesë të revoltës popullore, kundërshtarët e qeverisë Kurti po mirëmbajnë një revoltë të simuluar mediatike.

I kanë paratë, pra kaq mund të bëjnë.

Strategjia e tyre është shndërrimi në objektiv sulmi i gjithkujt që mbron qëndrimet e LVV në raport me debatet publike.

Nën-strategjia, nxitja e përçarjeve, keqkuptimeve, moskuptimeve.

Askujt prej tyre s’i hyn therrë në këmbë, sepse LVV është e vendosur të qeverisë vetëm me metoda demokratike dhe ligjore, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat u janë hakmarrë rëndë kundërshtarëve.

Fakti se LVV nuk e do dhe nuk e bën qeverisjen jo-demokratike, i trimëron ata që përdornin lloj-lloj mjetesh kur ishin në qeveri, t’i përdorin ato edhe sot që janë në opozitë.

Megjithatë, nuk guxojnë të kërkojnë zgjedhje.

Të shohim a do të mundet demokracia ta fitojë me mjete demokratike betejën me të kundërtën e saj. S’ka rrugë tjetër.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Olluri: "Prej këtyne të Vetëvendosjes, më doket veç Jahja Kokaj i ka pasë krejt 5’she"

Pas publikimit të notave të deputetit Dimal Basha nga ana e Nacionales, tash është publikuar edhe një diplomë universitare që dyshohet se i takon ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Aty shihet se kësaj të fundit, i janë dashur 10 vite për t’i përfunduar studimet master, madje me një mesatare mjaft të ulët, 6.46.

E për këto dy raste, ka ironizuar gazetari, Parim Olluri.

Olluri thotë se në Vetëvendosjes, veç deputeti Jahja Kokaj e ka pasur suksesin me nota të larta.

Prej ketyne te Vetevendosjes, me doket vec Jahja Kokaj i ka pase krejt 5’she”, ka shkruar ai.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Paçarizi: Lotëkrokodilat e qeveritarëve e deputetëve për humbjen e mësimit janë hipokrizi

Profesori Rrahman Paçarizi, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar rreth situatës me grevën në arsim.

Paçarizi ka thënë se janë hipoktrite shqetësimet e deputetëve dhe qeveritareve për humbjen e mësimit, teksa ka shtuar se ata nuk kanë ndjeshmëri për mësuesit dhe nxënësit.

Statusi i plotë:

GREVA

1. Mësuesit e mësueset janë njerëz, janë edhe bashkëshortë edhe prindër nxënësish, prandaj lotëkrokodilat e qeveritarëve e deputetëve për humbjen e mësimit janë hipokrizi;

2. Përpjekja për denigrimin e figurës së mësuesit/mësueses me parullat "e kini për pore, pë pore", dëshmon se qeveritarët e deputetët (jo të gjithë) nuk kanë asnjë ndjeshmëri për mësuesit dhe nxënësit, pasi nxënësi s'ka pse e respekton mësuesin që lufton "për pore";

3. Akuza se mësuesit e mësuesiet kanë prodhu analfabetë, është e qëndrueshme në një masë të konsiderueshme dhe reflektohet besnikërisht ne Kuvendin e Kosovës;

4. Shoqëria kosovare e ka humbë ndjeshmërinë pë arsimin, duke u nda 50/50 pro e kundër grevës, varësisht nga preferencat politike;

PËR T'U BINDË PËR TË GJITHA KËTO PIKA, I LUS GAZETARËT ME HULUMTU SE KU SHKOLLOHEN FËMIJËT E QEVERITARËVE DHE TË DEPUTETËVE - ATY E GJENI NDJESHMËRINË DHE SERVILIZMIN.

P.S.

Kur shkruhej për cilësinë në arsim, nja 15 veta i lexonin analizat.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zogaj i reagon Dimalit: Nëse ke qenë nxënës i dobët në shkollë dhe bandit, gjasat janë që të mbetesh i tillë

Analisti Petrit Zogaj, përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar deputetit të VV-së, Dimal Basha, pasi përplasjes së këtij të fundit me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Sipas Zogaj, nëse ke qenë nxënës i dobët në shkollë fillore e të mesme dhe njëkohësisht bandit, gjasat që të mbetesh i tillë janë të mëdha, kësisoj sipas analistit Zogaj, deputeti Basha ka mbetur i tillë edhe sot e kësaj dite.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i Kurtit: Përmes arrestimeve të anëtarëve të LVV-së, regjimi po tenton ta pengojë fitoren e Albinit

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti., Durim Berisha, ka ironizuar me arrestimet e anëtarëve të Vetëvendosjes.

Berisha ka thënë se me anë të këtyre arrestimet, regjimi po tenton të pengoj fitoren e Albin Kurti për kryetar të partisë.

Ai ka kërkuar edhe Vetting,

Permes arrestimeve te anetareve te LVVse, regjimi po tenton ta pengoje fitoren e Albin Kurtit... per kryetar te partise. Vetting”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Beraht Lahu asamblisti i VV-së dhe dhëndri i minsitrit Liburn Aliut është arrestuar nga policia e Kosovës gjatë aksionit të sotëm për rastin Brezovica.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zogaj: E hidhura e dialogut është që Kosova pretendon se aleatët perendimor janë vetëm përkrah nesh

Analisti, Petrit Zogaj, përmes një statusi në Facebook ka shkruar në lidhje me ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi.

Zogaj thotë se e “vërteta e hidhur” e dialogut është se Kosova ende mendon që perëndimi është vetëm përkrah nesh.

E vërteta e hidhur e dialogut Kosovë-Serbi sot është që Kosova ende pretendon që “aleatët perendimorë” janë perkrah nesh dhe në anën tonë dhe se Serbia është e vetme. Nderkohë që, Serbia sot ka raporte të shkelqyera me te gjitha shtetet perendimore, perfshirë ShBA”, shkruan Zogaj.

Ai shkruan tutje se Serbia e ka laënë anash “inatin” e viteve 90-ta ndaj perendimit.

“Ne anën tjetër, Kosova të gjithë energjinë e saj e ka koncentruar se si t’a “edukojë” perendimit që Serbia është shtet aleat i Rusisë dhe rrjedhimisht kundër interesave të tyre në Ballkan”, mendon Zogaj, i cili shton se “kjo strategji ka pasur kuptim vetëm para vitit 2008”.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Raci për sondazhin: Ka luftë për vendin e dytë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së

Analisti Gazmir Raci, po thotë se sondazhi i fundit i publikuar nga gazeta Nacionale, është i porositur për ta ditur kush është në vendin e dytë.

Kjo pasi sipas tij, ka një luftë mes dy partive për këtë pozitë.

“Mendoj se është sondazh i porositur për ta ditur se kush është në vendin e dytë. Sepse është një far lufte speciale që po ndodh në mes të PDK-së dhe LDK-së se kush është në vendin e dytë, pak a shumë për faktin se në zgjedhjet e fundit PDK-ja ka dalë e dyta dhe LDK-ja e treta. Tani LDK-ja po duket se po lufton për vendin e dytë”, ka thënë Raci për Nacionalen.

Sipas sondazhit të UBO-s, Vetëvendosje nga 51% ka rënë në 37. Përderisa, me përqindje është dyfishuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Olluri për rënien e VV-së në sondazhe: S'ka gajle se rritet pas deklaratave të Ramabajës që do të bëhet ushtar

Gazetari Parim Olluri, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar në mënyrë ironike për rënjën e Lëvizjes Vetëvendosje sipas sondazheve të UBO Consulting, i cili partinë në pushtet e nxjerr me 37,3 për qind të votave.

Olluri ironizon me këto rezultate duke e përmendur deklaratën e profesorit Sadri Ramabaja i cili tha se nëse në Kosovë bëhet luftë, ai është i gatshëm të bëhet ushtar.

"Kish ra VV-ja në sondazhe në 37.3 për qind. Ani s'ka gajle. Rritet pak tash pas deklaratës së Ramabajës që do të bëhet ushtar i Republikës", shkruan ironikisht Olluri.

Kish ra VV’ja ne sondazhe ne 37.3 perqind. Ani s’ka gajle. Rritet pak tash pas deklarates se Ramabajes qe do te behet ushtar i Republikes 🤣

Posted by Parim Olluri on Monday, September 19, 2022
1 vit më parë

nga NACIONALE

Mushkolaj: Me u pasë zgjedhë i VV-së kryeshefi i NP në Prishtinë e kishim hangër

Analisti Imer Mushkolaj, përmes një postimi në Facebook, në lidhje më një raportim të Paparacit për zgjedhjen kryeshef ekzekutiv të ndërmarrjes publike në Prishtinë asamblistin e LDK-së, njëherësh ish-këshilltarin e Avdullah Hotit.

Në reagimin e tij, Mushkolaj ka thënë se njeriu i LDK-së qenka në rregull të zgjidhet kryeshef, por paramendoni nëse i njëjti do të ishte anëtar i VV-së.

“Njeri i LDK'së është në rregull me u zgjedh kryeshef. Paramendo me pasë qëllu i VV'së ky. E kishim hangër për s'gjalli njerin” - shkroi Ymeri në Facebook.

Postimi:

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kimete Berisha për Nagavcin: Kjo me ndal grevën në arsim jo, po ishalla po bëhet rehat me frizurë

Opinionistja, Kimete Berisha përmes një statusi në Facbook, ka shkruar rreth situatës me greven në arsim.

Berisha mendon se ministrja Arbërie Nagavci nuk ësshtë e aftë ta ndaloj grevën, pasi sipas saj “preokopim” mbetet frizura dhe dukja e saj.

Statusi i plotë:

Një qëndrim - një frizurë.

Arbërie Nagavci, u bë tebdil.

Në njërin portal u bën thirrje mësimdhënësve ta ndërprejnë grevën - me frizurë boby - të shkurta;

- Në tjetrin portal me flokë të gjata me dredha;

- në portalin e tretë, frizurën fenir.

- Në portalin e katërt - me punxhë.

- Me një rast i fluturojnë shishkat sikur ndodhet me hundë para ventilatorit.

Kjo me ndal grevën në arsim jo, po ishalla po bëhet rehat me frizurë.

P.S. Në anën tjetër, Kryeministri po e pengon Serbinë të bëj gabime. Po ndërhyh në gabimet e armikut.

Serbisë, po ia zbulon planin 'sekret' për sulm ndaj Kosovës.

Qeveri e trentë.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Smajljaj: Më të rëndësishme e kanë ta gjejnë fajtorin e mbylljes së shkollave sesa zgjidhjen për hapjen e tyre

Profesori dhe opinionisti Smajljaj ka kritikuar palët që nuk po gjejnë zgjidhje për vazhdimin e shkollave.

Sipas tij, palët më të rëndësishme e kanë gjetjen e problemit pse janë mbyllur, sesa zgjidhjen e hapjes së tyre.

"Po të kishim probleme më komplekse për të zgjidhur, si do t'ia bënim?", pyeti ai.

Më poshtë edhe statusi i plotë:

1 vit më parë

nga NACIONALE

Filozofi Latifi këshillon politikanët për "propozimin" gjermano-francez: Mos u ngutni, zbërthene mirë

Profesori i Filozofisë e analisti, Blerim Latifi ka shkruar rreth materialit, i cili sipas tij po qarkullon nëpër media rreth propozimeve për një marrëveshje të re, midis Kosovës e Serbisë.

Ai thotë se me gjasë, këto propozime kanë dalë nga këshilltarët e Macronit e Scholzit, të cilët ditë më parë, ishin në Prishtinë e Beograd.

Por Latifi ka një këshillë për politikanët, partitë dhe opinionistët. Të mos nguteni.

“Në media po qarkullon një material, i cili po thuhet se përmban propozimet për një marrëveshje të re midis Kosovës e Serbisë.

Me gjasë këto propozime kanë dalë nga këshilltarët e Macronit e Scholzit, të cilët ditë më parë ishin në Prishtinë e Beograd.

Një këshillë për politikanët, partitë dhe opinionistët: mos u ngutni me dhanë përfundime rreth këtyre propozimeve, pa i zbërthy mirë e mirë, me gjakftohtësi e racionalitet. Njerëzit racionalë nxjerrin përfundime pas hulumtimit të gjithanshëm mbi një çështje. Budallenjtë nxjerrin përfundime pa mendu dy herë. Është koha e fundit të tregoni cilës anë i përkisni.

Mos i shndërroni këto propozime në instrument të luftës partiake për t'i kënaqur militantët e papunë dhe për të përfituar ndonjë votues për partinë. Është koha e fundit me mendu ma shumë për fatin e shtetit, se për fatet e partive. Sepse, tek e fundit, nëse fati i shtetit shkon keq, askujt nuk do t'i hyjnë në punët fitoret e partive. E as postet që burojnë prej tyre”, ka shkruar ai.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Haliti kritikon qeverinë: Po o dështaka, krizë ka gjithandej – por rrymë ka

Analisti Afrim Haliti, ka kritikuar qeverinë për arsyetimit në situatën me energji.

Ai i ka quajtur dështaka qeveritarët.

POSTIMI:

Krizë globale me energji!

Po o dështaka, krizë ka gjithandej, edhe çmimet kanë hypë.

Por rrymë ka.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lushi: Kosova po tërhiqet në një grackë të rrezikshme në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-anëtari i Batalionit Atlantiku dhe njohësi i temave politike në Kosovë, Uk Lushu, po pretendon se Kosova po tërhiqet në një grackë të rrezikshme në dialog.

Sipas tij, po punohet në zgjidhje pa njohje reciproke.

POSTIMI:

Qeveria e Kosovës dhe Kosova janë duke u tërhequr në grackë shumë të rrezikshme në dialogun Kosovë-Serbi. E kanë gabim edhe gjermanët, edhe francezët, e edhe amerikanët. Kosova edhe me njohje nga Serbia nuk mund jep çfarë është duke u kërkuar nga ajo. Është duke u punuar në projektzgjidhje pa njohje reciproke. Asociacioni 4 Komuna me shumicë serbe Plus, Kisha Serbe e Pavarur nga Kosova shtet me seli në Pejë, Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit fuzionohen si do Serbia, 3-5 shtete të BE-së mosnjohëse na njohin dhe ne mund të hyjmë në NATO, modeli i dy Gjermanive dhe disa gjëra tjera do t’i sakatojnë Kosovën dhe shqiptarët për 100 vitet e ardhme. Është duke u përgatitur takimi Vuçiq- Kurti, sipas planit momental në Neë York brenda disa javëve.

KM Kurti dhe liderë të Kosovës, mos pranoni asgjë që e lë hapur përfundimin e Kosovës shtet dhe trajton Kosovën si territor për kontroll sigurie.

Përendimi e ka gabim që po vë bast se Serbia dhe Vuçiq do të largohen nga Rusia.

Kosova duhet të kërkojë njohje nga Serbia, garancion ne OKB për karrike aty dhe të hiqet imponimi për bashkim me shtet tjetër nëse ashtu do populli.

Albin Kurti mos merr barrë vetëm në supet tua dhe mos tradhëto!

1 vit më parë

nga NACIONALE

Krasniqi: Dje në Bijelinë ranë trumbetat e luftës për “botën serbe”, Kurti vazhdon luftën ndaj sindikatave

Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti po zhvillon luftë iracionale kundër sindikatave, Serbia po flet për një luftë të ardhshme.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Aleksandër Vuçiq bashkë me Dodikun e kreun e Kishës Serbe, dje shpalosën planet e reja të luftës.

“Ky plan serb është rezervuar për Kosovën. Ndërsa Porfirie deklaroi se “nuk jemi të sigurt se kufijtë e shteteve nuk do të ndryshohen”, duke kërcënuar Bosnjen dhe Malin e Zi. (Dodiku dukej si shefi i të dyve, meqë ai faktikisht është zëdhënësi i Putinit.) Pra, trumbetat e luftës për “botën serbe” dje ranë fuqishëm në Bijelinë. Për ata që kanë vesh”, ka shkruar tutje ai.

Tutje ai ka thënë se në Bijelinë, pas kësaj vizite, dje ranë trumbetat e luftës për “botën serbe”.

Mes tjerash, Krasniqi tha se Kurti u ka shpallur luftë atyre që e sollën në pushtet, dhe të njëjtën, e vazhdoi edhe kur Vuçiqi futi persona të armatosur në territorin e Kosovës.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Deri sa Albin Kurti po zhvillon luftë iracionale kundër sindikatave të Kosovës, krerët e serbizmit po konsolidojnë radhët për luftën e ardhshme të armatosur për “botën serbe”, si fillim kundër Kosovës. Dje në Bijelinë, në vendin ku Arkani pati masakruar civilë boshnjakë, Vuçiqi, Dodiku dhe kreu i Kishës Serbe, Porfirie, shpalosen planet e reja të luftës. Vuçiqi deklaroi se nuk do ta japin asnjë pëllëmbë të tokës së Kosovës. Kush ka mend në krye e kupton se nga dialogu nuk do të ketë kurrfarë njohjeje. Më parë mund të priten incidente e ndonjë konflikt i armatosur lokal, i cili do ta minonte çdo mundësi edhe për ndonjë marrëveshje. Ky plan serb është rezervuar për Kosovën. Ndërsa Porfirie deklaroi se “nuk jemi të sigurt se kufijtë e shteteve nuk do të ndryshohen”, duke kërcënuar Bosnjen dhe Malin e Zi. (Dodiku dukej si shefi i të dyve, meqë ai faktikisht është zëdhënësi i Putinit.) Pra, trumbetat e luftës për “botën serbe” dje ranë fuqishëm në Bijelinë. Për ata që kanë vesh.

Ata që nuk kanë as vesh e as mend, e vazhdojnë luftën mazohiste kundër vetvetes, siç po bën qeveria Kurti, e cila u ka shpall luftë edhe atyre që e kanë sjellë në pushtet. Bile edhe kur Vuçiqi futë banda të armatosura në territorin e Kosovës siç veproi më 31 korrik 2022, qeveria Kurti e vazhdoi e patrazuar luftën kundër sindikatave të Kosovës! Duket e pabesueshme. Por, ka mundësi që kanë të drejtë ata që thonë:”s’keni parë gjë akoma!” Këta njerëz që janë në pushtet, të vetmen gjë që dinë ta bëjnë me sukses është presioni kundër institucioneve tona dhe bashkëkombasve të vet.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ilir Ibrahimi ka një pyetje: Sa ministra e deputetë shkruajnë pa gabime?

Analisti Ilir Ibrahimi, ka kundërshtuar ashpër sulmet që po bëhen ndaj Sindikatës së Arsimit.

Ibrahimi ka shkruar në facebook se këto sulme janë të ulëta. Ai i ka pyetur ndjekësit se sa deputetë e ministra i njohin, që shkruajnë pa gabime.

POSTIMI:

Sulmi ndaj SBASHK dhe indirekt ndaj mësimdhënësve duke i etiketuar si analfabet, është i ulët, dashakeq dhe i poshtër.

Sa deputetë i njihni që e shkruajnë të paktën një rresht pa gabime?

Sa ministra i njihni që shkruajnë pa gabime?

Sa profesorë universitar e sa anëtarë të akademisë ju kanë mahnitur me elokuencën e tyre?

E sidomos e dhimbshme është kur i sheh ata që po i bëjnë këto sulme duke e treguar haptas injorancën, paedukatën dhe cektësinë jo vetëm duke folur si rrugaqë por edhe duke gabuar çdo të tretën fjalë në të folur e në të shkruar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ironizon Smajljaj: Të krijohet një komision për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Njohësi i çështjeve politike, Avdi Smajljaj ka ironizuar me krijimin e komisionit për shëndetësi.

Në një postim në facebook, ai ka shkruar se duhet të krijohet një komision për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, dhe një tjetër për rrugën Prishtinë-Podujevë.

POSTIMI:

Të krijohet edhe një komision ekzekutivo -legjislativ për përfundimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë - Mitrovicë.

Edhe një tjetër për rrugën Prishtinë - Podujevë.

Lajme të ngjashme