Eliminimet në VV, kush është Grupi i Kurtit që ndaloi demokracinë e brendshme? - NACIONALE

Eliminimet në VV, kush është Grupi i Kurtit që ndaloi demokracinë e brendshme?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zgjedhjet e brendshme në LV kanë krijuar pakënaqësi të mëdha në strukturën e kësaj partie. Në garën për kryetar të qendrave, shumë aktivistëve në mënyrë arbitrare u është mohuar e drejta për të garuar. Organi që po eliminon konkurrentet e në mënyrë jo demokratike është Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm(KZP).

Deri me tani ky komision ua ka mohuar të drejtën e rreth 20 aktivistëve për të kandiduar për kryetar të qendrave të LV-së nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Eliminimi bëhet duke ua lëshuar një vendim i cila përmban tekstin e njëjtë: Refuzohet kandidatura për Kryetarë të Qendrës, sepse nuk është në përputhje me kriteret e deklaratës së bashkëngjitur për kandidatët për pozicionet drejtuese në LVV". Kjo arsyeje nuk është kuptuar nga asnjë prej kandidatëve të eliminuar, as nga ata që i ka kontaktuar gazeta Nacionale.

Vendimi nuk u është dorëzuar më shkrim e as nuk u është lejuar ta fotografojnë. Ata kanë mundur vetëm ta shohin vendimin(letrën), që ua pamundëson kandidimin.

Për me tepër kandidatët e eliminuar nuk kanë pasur as të drejtë ankese për të parë nëse komisioni u ka bërë të padrejtësi.

Komisioni, i cili përbehet nga Alim Rama, Sami Kurteshi, Valon Hoti, Albana Gashi, Lirika Komoni, Bajram Ajeti dhe Agnesa Kastrati, kështu ka vepruar pothuajse në secilën komunë të madhe ku pozicioni e të parti të qendrës kanë dëshiruar ta marrin deputetët e LV-së, apo figura të rëndësishme të partisë.

Në këtë mënyrë është vepruar në garën për Qendrën e Mitrovicës, ku i vetmi kandidat për kryetar ka mbetur deputeti Armend Muja.

Në garë për ta parin e Qendrës në Prizren është vetëm deputeti Artan Abrashi, ndërsa aktivisti Beni Kizolli është eliminuar nga gara.

Njëjtë qëndron puna edhe në Ferizaj. Dega e LV-së në këtë qytet ka njoftuar dje se kandidatja e vetme për kryetare të VV-së në Ferizaj është Fatbardha Zogaj-Reka.

Po ashtu në Lipjan, në garë ka mbetur vetëm deputeti Adnan Rrustemi.

Ndërsa, në Podujevë Shpejtim Bulliqi është kandidati i vetëm që do të jetë në garë.

Deri me tani në shumicën e komunave gara për kryetar të qendrave do të jetë vetëm një kandidat.

Gazeta Nacionale ka marrë vesh se vetëm në disa komuna të vogla, do të ketë garë demokratike për zgjedhjen e të parti të qendrës.

Burimi i gazetës ka bërë me dije se një garë demokratike pritet të zhvillohet për kryetar të Qendrës në Fushë Kosovë. Për të parin e kësaj qendre do të garojnë Durim Hajra dhe Shpend Bardiqi.

Të eliminuarit ankohen

Kandidatët që janë eliminuar në këtë garë zgjedhje kanë drejtuar kritika të ashpra në drejt të komisionit dhe lëvizjes. Ata kanë thënë se eliminimi i tyre ka qenë jo demokratik dhe arbitrar.

Sipas tyre, kjo ka ndodhur nga frika se figurat qendrore të LV-së që po garojnë për kryetar të qendrave do të humbnin garën përball aktivistëve të thjeshtë.

Për shkak të eliminimin në garën për kryetarë të Qendrës në Lipjanit, Shkelzen Bislimi, është larguar nga LV-ja pas 6 vitesh aktivitet.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se refuzimi kandidaturës së tij për kryetarë të Qendrës së LV-së në Lipjan është bërë pa asnjë arsyetim.

Nuk kam marrë ndonjë arsyetim në mënyrë të shkruar nga Lëvizja Vetëvendosje nga Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm(KZP). Thjesht me kanë ftuar në zyrën e LV-së në Lipjan dhe me kanë thënë që duhet me e lexu këtë letër që e kanë dërgu prej KZP-së dhe me e pa arsyetimin që ty tu është refuzuar kandidatura”, ka thënë ai.

Bislimi ka bërë me dije se nuk i është lejuar as ta fotografojë letrën në të cilën thuhet se i është refuzuar kandidatura.

Kur kam pyetur me ma printu, nuk ma kanë printuar, nuk ma kanë dërguar në emal dhe nuk me kanë lënë as me e fotografu. Me kanë lejuar vetëm me e lexu arsyetimin”, është shprehur ai, duke treguar se çka shkruante në atë letër.

Nuk ka ndonjë arsye të fortë. Po e citoj çka shkruan aty: për shkak se kandidatura nuk është në përputhje me deklaratën e kandidaturës. Këtë nuk kemi mundur ta kuptojmë, jo vetëm unë, por edhe 20 kandidatët tjerë të cilët janë larguar nga gara”, është shprehur Bislimi, i cili është bërë pjesë e LV-së prej vitit 2016.

Ai ka thënë se kjo është bërë nga frika se Adnan Rrustemi do të humbiste garën.

Të njëjta kritika për lëvizje ka shprehur edhe aktivisiti Bedri Macastena, të cilit i është refuzuar e drejta për të kandiduar për kryetar të Qendrës së LV-së në Podujevë.

Ai ka treguar se çka ka shkruar në letrën e komisionit që e ka parë. "Ndërsa në vendim të Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm së LVV-së thuhet: 'Refuzohet kandidatura e Bedri Maçastena për Kryetarë te Qendrës së LVV në Besianë, sepse nuk është në përputhje me kriteret e deklaratës së bashkëngjitur për kandidatët për pozicionet drejtuese në LVV'", ka shkruar në profilin e tij në "Facebook".

Ai ka bërë me dije se arsyetimi për refuzimin e kandidaturës së tij është skandaloz.

"Këtë vendim e vlerësoj skandaloz, jo vetëm sepse është në kundërshtim me parimet të cilat aplikohen në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por edhe sepse ka pasur ndërhyrje prej individëve për t’i mbrojtur interesat e individëve të tjerë që vazhdimisht po e dëmtojnë Lëvizjen. Ky vendim po e ndalon zhvillimin e demokracisë, jo duke ma ndaluar mua garën por duke e ndaluar të zhvillohet një garë në mes dy kandidatëve. Kriterin në të cilin thirret KZP, unë BedriMaqastena e kam plotësuar dhe e kam dëshmuar me punën dhe aktivitetin tim tash e 1 dekadë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!", ka thënë ai.

Maçastena ka treguar se kandidatura e tij është refuzua për shkak të frikës nga humbja e kundërkandiditatit, Shpejtim Bulliqi, i cili është edhe kryetar i kësaj komune.

"I vetmi "kriter" që është shkelur nga ana ime është mosbindja për t’u renditur në anën e atyre që e shkelin ligjin e që e kanë profesion e pasion, e që fatkeqësisht po gjejnë mbështetje te individët vendimmarrës brenda Lëvizjes! Kundër kandidati im ju frikësua garës e konkurrencës. Ai vazhdoj me avazin e vjetër duke kërcënuar, shantazhuar dhe në fund duke keqinformuar", ka shkuar ai.

Pyetjet për Kodin e ri Civil

Kandidatët e eliminuar kanë treguar edhe për pyetjet e çuditshme që u janë bërë atyre në këtë garë.

Beni Kizolli, aktivist i njohur nga Prizreni, e ish-drejtor i Urbanizmit gjatë kohës së kryetari Mytaher Haskuka, ditë më parë në një status në “Facebook”, ai ka treguar se si ka pranuar një telefonatë nga organet e partisë, duke i kërkuar qëndrimin e tij për martesat e gjinisë së njëjtë, e për të cilin Kizolli ishte kundër.

Të hënën, pranova një telefonatë, prej një zyrtari të KZP,-së, i cili më njoftoi për rrjedhat dhe më kërkoi sqarime për qëndrimin tim lidhur me Kodin Civil, përkatësisht nenin për komunitetin në fjalë dhe kjo ishte përgjigja ime, lidhur me pjesën e Kodit Civil: "1. Jam "pro" Kodit Civil; 2. Jam "Kundër" nenit për komunitetin në fjalë, ngase nuk ka pasur sqarime për qëndrimin final të Lëvizjes për këtë çështje. Në këtë pikë, veçanërisht për çështjen e birësimit që nesër do të rregullohet me ligj, i cili do të ketë mbështetje në këtë KOD, jam KUNDËR. Po, kam status dhe kam përkrahur faqen “Familja”. Po të kishte kaluar në Parlament, nuk kam pasur ndërmend të distancohesha nga Lëvizja, por edhe trajtimin e Lëvizjes për qëndrimin tim ndaj Kodit Civil dhe distancimin nga unë, nuk po e vlerësoj si të shëndoshë”, ka shkruar Kizolli.

Edhe aktivistë tjerë janë shprehur të pakënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të brendshme në LV-së. Disa prej tyre kanë bërë me dije se edhe janë larguar përfundimisht nga kjo lëvizjes.

Këtë javë, edhe lideri aktual i LV-së, Albin Kurti, ka prezantuar kandidaturën e tij për ta udhëhequr këtë lëvizje edhe për një mandat

Lajme të ngjashme