Tjetër eliminim në VV: Bedri Maqastenës i mohohet e drejta e kandidimit për kryetar të Qendrës në Podujevë - NACIONALE

Tjetër eliminim në VV: Bedri Maqastenës i mohohet e drejta e kandidimit për kryetar të Qendrës në Podujevë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të ua mohon aktivistëve të saj të drejtën për të kandiduar për kryetarë të qendrave nëpër komunat e Kosovës.

Bedri Maqastena, është aktivisti fundit të cilit i është mohuar e drejta për të garuar për kryetar të Qendrës së LV-së në Podujevë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky vendin është skandaloz dhe jo demokratike, duke shtuar se ka plotësuar të gjitha kriteret për këtë garë.

“Të dashur aktivistë, po, më është refuzuar aplikimi për të drejtën statutore të kandidimit e cila thotë: ‘Çdo aktivist i një Qendre ka të drejtë të kandidojë për pozicionin e Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.’ Ndërsa në vendim të Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm së LVV-së thuhet: "Refuzohet kandidatura e Bedri Maçastena për Kryetarë te Qendrës së LVV në Besianë, sepse nuk është në përputhje me kriteret e deklaratës së bashkëngjitur për kandidatët për pozicionet drejtuese në LVV. Këtë vendim e vlerësoj skandaloz, jo vetëm sepse është në kundërshtim me parimet të cilat aplikohen në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por edhe sepse ka pasur ndërhyrje prej individëve për t’i mbrojtur interesat e individëve të tjerë që vazhdimisht po e dëmtojnë Lëvizjen”, ka shkruar Maqestena.

Ai ka thënë se të vetmin kriter që ka shkelur është mosbindja ndaj atyre që kanë shkelur ligjin.

Ky vendim po e ndalon zhvillimin e demokracisë, jo duke ma ndaluar mua garën por duke e ndaluar të zhvillohet një garë në mes dy kandidatëve. Kriterin në të cilin thirret KZP, unë Bedri Maqastena e kam plotësuar dhe e kam dëshmuar me punën dhe aktivitetin tim tash e 1 dekadë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. I vetmi ‘kriter’ që është shkelur nga ana ime është mosbindja për t’u renditur në anën e atyre që e shkelin ligjin e që e kanë profesion e pasion, e që fatkeqësisht po gjejnë mbështetje te individët vendimmarrës brenda Lëvizjes!”, ka thënë vlerësuar ai.

Ai e ka akuzuar kundërkandidatin e tij, Shpejtim Bulliqi, njëherit kryetar i Komunës së Podujevës, se e ka kërcënuar dhe shantazhuar.

Kundër kandidati im ju frikësua garës e konkurrencës. Ai vazhdoj me avazin e vjetër duke kërcënuar, shantazhuar dhe në fund duke keqinformuar. Lëvizja VETËVENDOSJE! është me e madhe se kjo garë! andaj e falënderoj secilin aktivistë për përkrahjen e vazhdueshme dhe e ftojë edhe KZP të rishqyrtojë vendimin e padrejtë dhe të marrë për bazë gjendjen faktike të personalitetit tim dhe bashkë me të gjithë të vazhdojmë ta mbrojmë Lëvizjen dhe të angazhohemi dite e natë ta zhvillojmë demokracinë e shëndoshë brenda Levizjes VETËVENDOSJE!, e cila demokraci e brendëshme me këtë vendim u dëshmua se i mungon shumë partisë tonë!”, ka shkruar ai.

Dorëheqjet në Vetëvendosje

Zgjedhjet e brendshme në LV-së kanë nxitur shumë pakënaqësi të aktivistët e kësaj lëvizje.

Nga pakënaqësia me procesi, ditëve të fundit shumë prej tyre kanë dhënë dorëheqje.

Një ditë me parë, mjeku i njohur nga Lipjani, Fitim Meziu, i cili ka thënë se nga e premtja nuk do të jetë pjesë e partisë që drejtohet nga z. Kurti.

Meziu mbante edhe funksionin e asambleistit në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, por ka dhënë dorëheqje edhe nga ky funksion, si asambleisti më i votuar në listën e Vetëvendosjes.

Me kalimin e kohës unë pashë padrejtësi të mëdha që u bëheshin aktivistëve me shume kontribut. Pashë e ndëgjova shumë gjëra që nuk do të besoja qe ekzistonin brenda këtij subjekti në Lipjan. Nuk isha i pajtimit që brenda këtij subjekti vinin figura politike që kanë luajtur me dy karta. Sidomos aderimi i fundit, ishte një figurë që ka gëzuar të gjitha privilegjet nga qeverisja lokale, dhe vetëm atëher kur nuk gjeti vend në ekzekutivin lokal të këtij mandati në Lipjan, erdhi në LVV dhe bëri pazare politike, ku ende pa kaluar 10 ditë nga aderimi, bashkëshorti i saj avancohet në burgun e Lipjanit”, ka shkruar ai.

VV përdor “bashkëjetesat e seksit të njëjtë” si pretekst për eliminime

Ditë me parë, gazeta Nacionale ka raportuar se brenda kësaj partie tashmë janë bërë një mori eliminimesh në garën për zgjedhje të brendshme.

Madje, disa aktivistë i kanë treguar edhe publikisht që janë eleminuar në këtë garë në mënyrë të padrejtë.

“Cili është qëndrimi juaj për Projekt-Kodin Civil?” – është pyetja që raportohet se po iu shtrohet kandidarëve për kryetarë qendrash të Lëvizjes Vetëvendosje. Nënpyetja është nëse pranohen ose jo bashkëjetesat mes personave të seksit të njëjtë, për t’i hapur derën martesave të seksit të njëjtë në të ardhmen.

Kjo është konfirmuar edhe nga Beni Kizolli, kandidat për kryetar të Qendrës së Vetëvendosjes në Prizren, por edhe nga Shkëlzen Bislimi, kandidat për kryetar të Qendrës së Vetëvendosjes në Lipjan.

Ky i fundit, madje nuk ngurroi ta etiketonte subjektin në të cilin bënte pjesë edhe si organizatë islamofobësh.

Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku nuk respektohen bindjet fetare, një organizatë islamofobësh.” – ka thënë Bislimi.

Shembullin e Bislimi e ndoqi edhe aktivisti tjetër nga kjo komunë, Fadil Spahiu që përmendi fushatë denigrimesh në partinë e tij.

Lajme të ngjashme