Tjetër dorëheqje në Vetëvendosje: "Në VV, më e pakta që mund të gjesh është demokracia e meritokracia" - NACIONALE

Tjetër dorëheqje në Vetëvendosje: "Në VV, më e pakta që mund të gjesh është demokracia e meritokracia"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tjetër dorëheqje në Vetëvendosjes sapo ka ndodhur. Është mjeku i njohur Fitim Meziu i cili thotë se prej ditës së sotme nuk do të jetë pjesë e partisë që drejtohet nga z. Kurti.

Meziu mbante edhe funksionin e asambleistit në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, por ka dhënë dorëheqje edhe nga ky funksion, si asambleisti më i votuar në listën e Vetëvendosjes.

“Me kalimin e kohës unë pashë padrejtësi të mëdha që u bëheshin aktivistëve me shume kontribut. Pashë e ndëgjova shumë gjëra që nuk do të besoja qe ekzistonin brenda këtij subjekti në Lipjan.” - ka shtuar ai.

Më tej, Mziu ka dhënë konstatimin se “Në Vetëvendosje, më e pakta që mund të gjesh është demokracia e brendshme dhe meritokracia.”

Lajme të ngjashme