Çfarë po ndodh? Glauk Konjufca sërish voton ndryshe nga VV-ja - NACIONALE

Çfarë po ndodh? Glauk Konjufca sërish voton ndryshe nga VV-ja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sërish nuk ka votuar njëjtë sikur kolegët e tij në Vetëvendosje.

Kësaj radhe, ai ka asbtenuar në lidhje me Ligjin e propozuar nga PDK-ja, për rregullimin e çmimit të ilaçeve.

Konjufca ka abstenuar, përderisa 42 kolegë të tij në Vetëvendosje votuan kundër.

Kjo është hera e tretë që Konjufca voton ndryshe nga qëndrimi i Vetëvendosjes. Një nga rastet e tjera, ishte edhe për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.

Lajme të ngjashme