Yll Limani nga protesta në Prishtinë: Duhet me vazhdu me dalë deri të kemi drejtësi - NACIONALE

Yll Limani nga protesta në Prishtinë: Duhet me vazhdu me dalë deri të kemi drejtësi

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Këngëtari Yll Limani iu bashkua të mërkurën në mbrëmje protestuesve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e tetë të protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke folur nga skena, Limani u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë pjesëmarrjen në protestë dhe të qëndrojnë të bashkuar në kërkesën e tyre për drejtësi.

“Duhet me vazhdu me dalë krejt së bashku, deri të kemi drejtësi”, tha ai.

Limani foli edhe për ngarkesën emocionale që, sipas tij, ka shoqëruar qytetarët gjatë ditëve të protestës.

“Shumë prej nesh këtu jemi zgju me ndjenjën e njëjtë, me një peshë në gjoks [...] dhe me një pyetje: Qysh kemi mbërri deri këtu”, u shpreh këngëtari.

Lajme të ngjashme