“Mos e trashni turpin”: Haziri me mesazh për politikën nga protesta në shesh - NACIONALE

“Mos e trashni turpin”: Haziri me mesazh për politikën nga protesta në shesh

9 orë më parë

nga NACIONALE

Çlirim Haziri, organizator i protestave në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ka drejtuar kritika ndaj përfaqësuesve politikë dhe institucioneve të vendit.

Duke folur para protestuesve, Haziri tha se mungesa e veprimeve konkrete nga politika po e shton përgjegjësinë e zyrtarëve shtetërorë.

Ai u bëri thirrje deputetëve dhe drejtuesve të institucioneve që të marrin përgjegjësi për situatën, duke theksuar se pozitat që mbajnë burojnë nga institucionet e një shteti të ndërtuar me sakrificë.

“Nuk po ju shohim, o politikanë! Nuk po ju shohim! E as nuk kemi dalë këtu për t'ju parë juve, por mos e trashni turpin! Sepse çdo ditë që kalon pa veprim, përgjegjësia e juaj bëhet më e madhe! Prej deputetit të fundit në Parlament të Kosovës e deri te kryeministri! Sot, në institucionet e Kosovës së lirë, përgjegjësinë që e mbani dhe e ushtroni në një shtet për të cilin është derdhur gjak, jeni ju ata që e mbani përgjegjësinë!” tha Haziri.

Lajme të ngjashme