Nata e 14-të e protestës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Ka nisur nata e 14-të me radhë e protestës në kundërshtim të dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Qytetarë janë mbledhur sërish për të shprehur kundërshtimin ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Protestat po vazhdojnë prej dy javësh, pas shpalljes së aktgjykimit, me tubime të përnatshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Tubimet janë shoqëruar edhe me thirrje për drejtësi dhe me kërkesën që institucionet e Kosovës të reagojnë ndaj aktgjykimit.
Edhe sonte, ka vazhduar protesta me pjesëmarrjen e qytetarëve që po kundërshtojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.