Hovenier i përgjigjet Konjufcës që ka dëgjuar se QUINT-i ka thënë se "pa u kthyer serbët në institucione nuk ka Asociacion" - NACIONALE

Hovenier i përgjigjet Konjufcës që ka dëgjuar se QUINT-i ka thënë se "pa u kthyer serbët në institucione nuk ka Asociacion"

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar përsëri, por kësaj here ka thënë se urgjentisht Kosova duhet të draftojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se themelimi i tij është detyrë urgjente e Kosovës.

Hovenier ka thënë se Asociacioni është një fondamental i Kosovës dhe se tani duhet të formohet urgjentisht.

Kosova është zotuar në vitin 2013 për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ne kemi qenë shumë të qartë publikisht për një kohë të gjatë dhe presim të bëhet dhe tani është më urgjente dhe në kohë sepse është një element fondamental i përgjegjësisë së Kosovës dhe përkushtimit të Kosovës edhe me Marrëveshjen e Brukselit por edhe kur bëhet fjalë për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.” – ka thënë Hovenier në RTV 21.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një intervistë për RTV21, ka thënë se themelimi i Asocacionit është element kryesor në marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe nëse zbatohet është siguri për anëtarësimin e vendit në strukturat evropiane dhe euro-atlantike.

Ne duam ta shohim atë të ketë ecur përpara dhe atë urgjentisht dhe mendojmë se është koha tani. Jo sepse ne po provojmë të krijojmë probleme për Kosovën por në të kundërtën. Ne e kemi thënë shumë qartë se rruga e Kosovës për ta përmbushur vizionin e saj si një shtet i integruar plotësisht në strukturat evropiane dhe euro-atlantike bëhet vetëm përmes zbatimit të marrëveshjes bazë dhe aneksit. Dhe kjo nënkupton se detyra urgjente për Kosovës është që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.” – ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosovës nuk po i bëhet presion për themelimin e Asociacionit, por sipas tij, amerikanë dëshirojnë ta shohin Kosovën si shtet “shumëkombësh, sovran, i pavarur dhe demokratik”.

Më tej, ai ka kërkuar që qeveria t’i marrë parasysh këshillat e tyre.

"Merrni parasysh këshillat tona më të mira. Dëshirën tonë për të ndihmuar Kosovën të krijojë kushtet për të arritur këtë vizion të përbashkët.” – theksoi ai.

Gjithashtu, Hovenier është pyetur se “a është procesi i integrimit të serbëve në institucione i ndërlidhur posaçërisht me procesin e themelimit të Asociacionit?” pasi ditë më parë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pretendoi se ka dëgjuar që shtetet e QUINT-it kanë thënë se fillimisht duhet të kthehen serbët në institucione e pastaj të formohet Asociacioni.

"Një pyetje e vështirë për mua që t’i përgjigjem, Atë që mund të them është se jam në dijeni që disa serbë e kanë tërhequr këtë paralele dhe kanë bërë këtë lidhje. Nga perspektiva e SHBA-së këto janë dy gjëra që duhet të ndodhin. Është e vështirë për mua të them se cila është sekuenca apo shkaku e pasoja. Ne duam të shohim kthimin e serbëve në institucione." - ka thënë ai.

Draft-statuti i Kosovës

Amerikani Hovenier ka theksuar se SHBA ka mirëpritur vizionin e kryeministrit, Albin Kurti për Asociacionin, mirëpo tani ky vizion duhet të hartohet si statut

Deri në këtë kohë nuk kam parë më shumë, në kuptimin e një teksti specifik, nga ajo që është bërë publike.” – nënvizoi ai.

Jam në dijeni se Ekipi Menaxhues ka paraqitur propozim në tavolinë, jam në dijeni se shumë veta kanë vlerësuar se ky propozim i Ekipit Menaxhues shkon përtej kësaj kornize apo kufizimeve që i përshkruajta. Në rregull. Marrëveshja e Brukselit e përshkruan se ekipi menaxhues e bën këtë punë dhe e paraqet propozimin në tavolinë, por Marrëveshja e Brukselit gjithashtu kërkon që palët pastaj e diskutojnë dhe e negociojnë atë.” – ka thënë Hovenier.

Në anën tjetër, deri më tani nuk dihet nëse Qeveria Kurti ka hartuar ndonjë draft-statut mbi bazën e vizioni që ishte paraqitur nga Kurti në takimin me Vuçiqin në Bruksel.

Pala kosovare ka kërkuar që draft-statuti i prezantuar nga Ekipi Menaxhues, të mos jetë pikënisje për diskutime për Asociacionit.

Ndërkohë, ditë më parë ka pasur një takim në nivel të kryenegociatorëve, pra Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit, por nuk solli rezultate.

Lajme të ngjashme