Borrell: Çështja e targave më e vështirë, do të propozoj diçka që mund t’u pëlqejë të dyja palëve - NACIONALE

Borrell: Çështja e targave më e vështirë, do të propozoj diçka që mund t’u pëlqejë të dyja palëve

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ishte pikërisht ai që bëri të ditur marrëveshjen për letërnjoftime.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka pranuar faktin se është duke u punuar për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë lidhur me targat.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Borrell ka pranuar faktin se ai do të propozojë diçka që mund t’u pëlqejë të dyja palëve.

Jam duke nxitur diçka që mund ta pranojnë të dyja palët”, deklaroi ndër të tjerash spanjolli.

Veç kësaj, ai potencoi se çështja e targave do të jetë pak më e vështirë, porse do të angazhohet maksimalisht për një marrëveshje.

Njëra nga të mundshmet që u përmend edhe opsioni me targa neutrale. Në pyetjen se a do ta pranonte Kurti një propozim të tillë, përfaqësuesi evropian u përgjigj:

“Ju e dini, në rolin tim, unë duhet të përpiqem të kuptoj çdo pozicion. Pozicionet e serbëve dhe të kosovarëve. Çfarë qëndron pas kësaj çështjeje të identitetit, të qenët në një shtet, të qenët komb, të mos njihet nga shumë vende të botës, edhe brenda Bashkimit Evropian… E kemi zgjidhur problemin e kartave të identitetit dhe le të themi pasaportës, lëvizjes së lirë të njerëzve.

Çështja e targave është më e vështirë për t’u zgjidhur, sepse nuk është vetëm dikush që lëviz, është një pronë që mund të shitet dhe të blihet. Por, unë jam optimist.Kemi një periudhë dymujore [për ndërrimin e targave]. Nuk është diçka që do të ndodhë nesër. Kurti ka pranuar procesin rreth dymujor, për të shmangur çdo situatë që mund të krijojë më shumë rrezik”, tha tutje Borrell.

Kujtojmë faktin se ky i fundit ishte shumë i kënaqur me arritjen e marrëveshjes për letërnjoftime, duke shtuar se BE ka marrë garanci nga kryeministri Kurti për një gjë të tillë.

“Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse/dalëse për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe Kosova është pajtuar që të mos lëshojë dokumente të tilla për qytetarët që posedojnë karta të identitetit të Serbisë. Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë”.

08

Kujtojmë se gjatë takimit në Bruksel, pra me datën 18 të po këtij muaji, një analist serb kishte pretenduar se marrëveshja për targat ishte arritur.

Bëhet fjalë për Arsenijeviq, që përmes një publikimi kishte shtuar se është gjetur akordi për çështjen respektive, ku banorët e veriut do të kishin targat 08, pra ekuivalente me ato që i gëzojnë shtatë rajonet tjera kosovare.

Gjithsesi, deri më tani nuk është zyrtare asgjë, teksa mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat javëve në vijim.

Lajme të ngjashme