Kosova dhe Serbia pajtohen për letërnjoftime, nuk flitet për tabela të veturave
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se është arritur marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrje-daljes.
“Kemi një marrëveshje. Sipas dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse/dalëse për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit serbë të ID-së””, ka shkrua ai.
We have a deal.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022
Under the EU-facilitated Dialogue, Serbia agreed to abolish entry/exit documents for Kosovo ID holders and Kosovo agreed to not introduce them for Serbian ID holders.
(1/2)
Sipas tij, BE-ja ka marrë garancinë nga kryeministri Kurti.
“Serbët e Kosovës dhe gjithë qytetarët e tjerë do të mund të udhëtojnë lirshëm mes Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo morri garanci nga Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane”, ka shkruar ai.
Kosovo Serbs, as well as all other citizens, will be able to travel freely between Kosovo & Serbia using their ID cards. The EU just received guarantees from PM Kurti to this end.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022
This is a European solution. We congratulate both leaders on this decision & their leadership
(2/2)
Vuçiq thotë se njohja e letërnjoftimeve nuk është njohje e Kosovës si shtet
Gjatë ditës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia mund të pranojë dokumentet e Kosovës vetëm me disa kushte.
Presidenti serb ka thënë se pranimi i zbatimit të Marrëveshjes për lirinë e lëvizje e arritur në vitin 2011, e cila parasheh pranimin e letërnjoftimeve, nuk mund të konsiderohet si njohje e Republikës së Kosovës.
“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga ana e Prishtinës [Kosovës] bëhet ekskluzivisht për arsye praktike të lehtësimit të pozitës së qytetarëve dhe mundësimit të lirisë së lëvizjes në përputhje me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që është arritur në dialog më 2011 dhe nuk mund të interpretohet si njohje e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Vuçiq, gjatë një konference për medie.
Ai ka treguar se ka kërkuar që nga ky vendim të përjashtohen serbët që jetojnë në Kosovë.
Sa i përket targave, Vuqiç ka thënë se ende nuk ka marrëveshje për këtë çështje.
“Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se do të fillojë së zbatuari më 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim”, tha ai.
Sipas presidentit serb, çështja e targave është proces më i komplikuar.
Rregullimi i çështjes së njohjes së letërnjoftimeve me Marrëveshje për lëvizjen e lirë
Produkti i parë i dialogut teknik Kosovë-Serbi ishte Marrëveshja për lëvizjen të lirë, në të cilën palët u pajtuar për njohje të letërnjoftimeve.
Kjo marrëveshje bazohej në njohjen e ndërsjellë të dokumenteve të udhëtimit ndërmjet dy shteteve si dhe njohjen e targave të automjeteve mes tyre.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë është arritur më 2 korrik të vitit 2011 në raundin e pestë të diskutimeve në mes ish-ministres për Dialog të Kosovës, Edita Tahiri, dhe ish-zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Borco Stefanovic.
Kjo marrëveshje rregullon termet e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve të të dyja palëve brenda dhe përmes territorit të njëra-tjetrës.
Zbatimi i marrëveshjes filloi më 26 dhjetor 2011. Ndërsa, procesi i zbatimit u bazua në konkluzionet përfundimtare operative të dakorduara midis dy vendeve, nën lehtësimin e BE-së, më 29 nëntor 2011.
Marrëveshja përcakton regjimin e kalimit me anë të letërnjoftimeve mes dy shteteve, ndërsa kalimin në vende të treta me anë të pasaportave.
Konkluzionet operative të dialogut për lirinë e lëvizjes të dakorduara më 29 nëntor 2011 tregojnë në detaje se si bëhet kalimi kufitare Kosovë-Serbi. Sipas këtyre konkluzioneve, qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në ose nëpër Serbi, apo anasjelltas do të pajisen me dokument hyrje/dalje. Dokumenti përfundimtar hyrje/dalje i secilës palë është i bashkëngjitur me këto konkluzione.
Reciprociteti për targat e regjistrimit të automjeteve
Me insistimin e palës kosovare, në shtator të vitit 2016, në Bruksel, ishte ridiskutuar kjo marrëveshje dhe ishin arritur aranzhimet lidhur me finalizimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të vitit 2011.
Në pikën 16 të konkluzionet përfundimtare operative për lëvizje të lirë të nëntorit të 2011, pala e Kosovës kishte rezervuar të drejtën që, pas konsultimeve me BE-në, gjithashtu të zbatojë regjimin e tabelave të regjistrimit të përkohshëm të automjeteve. Pala kosovare përmes raporteve dërguar BE-së kishte paralajmëruar disa herë zbatimin e reciprocitetit.
Kjo marrëveshje ka vendosur reciprocitet në targa mes dy shteteve, duke filluar më 15 nëntor 2016. Kjo parashihte përfundimin e targave ilegale në 12 muaj, duke filluar nga 17 janari i vitit 2017 dhe zgjat periudhën e targave “KS” për 5 vjet.
Reciprociteti për targat e regjistrimit të automjeteve nuk kishte arritur të zbatohet sepse Kosova ka vonuar zbatimin e saj për shkak të vonesave në miratimin e vendimeve të nevojshme lidhur me zbatimin.
Pastaj, dinamika e zgjedhjeve në Serbi, pezullimi i dialogut nga Kuvendi i Kosovës dhe zgjedhjet në Kosovë kanë penguar rifillimin e zbatimit.
Me formimin e Qeverisë se re në Kosovë, më 15 janar 2018, BE-ja ishte ftuar palët për të vazhduar dialogun teknik dhe për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, ku ishte paraparë të diskutohej edhe për pajtimet rreth reciprocitetit, mirëpo në po të njëjtën ditë, në Mitrovicë të Veriut ishte vrarë liderit serb i partisë SDP, Oliver Ivanoviq dhe pala serbe u tërhoq nga bisedimet duke kërcënuar me moskthim në dialog deri në zbardhjen e kësaj çështjeje.
Me pas, për shkak të sjelljeve destruktive të Serbisë karshi Kosovës në arenën ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës vendosin taksen 100 për qind ndaj mallrave serbe. Një veprim i tillë qoj në ndërprerjen e dialogut teknik dhe politik ndërmjet dy shteteve.
Më 29 qershor, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti ka vendosur që të aplikoj zbatimin e reciprocitete në këto fusha që është i garantuar me marrëveshjen e vitit 2011.
Sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës, nga 1 shtatori të gjithë qytetarët e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje.
Ndërkaq, vendimi për targat serbe konsiston në riregjistirmin e tyre në RKS (Republika e Kosovës). Vlerësohet se 10.000 targa që lëshohen nga Serbia, me akronime të qyteteve të Kosovës, qarkullojnë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova, duke kërkuar që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh.
Këto dy vendime të Qeverisë së Kosovës ishin planifikua të zbatoheshin më 1 gusht, por fillimi i zbatimit të tyre kishte nxitur pakënaqësi te serbët në veri të Kosovës. Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës në shenjë pakënaqësie ndaj vendimeve të ekzekutivit kosovar.
Pasi u hoqën barrikadat në pasditen e 1 gushtit, Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.
Derisa largoheshin barrikadat, BE-ja dhe SHBA-ja ka tentuar që të bindë palët që të gjejnë një zgjidhje për këto dy vendimeve, me qëllim që të mos përsëritet përshkallëzimi i situatës.
Në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, gjatë kësaj jave qëndruan në Prishtinë dhe Beograd ku u takuan me liderët politikë.


