Gjithçka që duhet të dini për reciprocitetin në dokumente dhe tabelat RKS - NACIONALE

Gjithçka që duhet të dini për reciprocitetin në dokumente dhe tabelat RKS

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy vendimet e fundit të qershorit nga Qeveria e Kosovës, do të nisin së zbatuari nga nesër.

Dokumentet e Serbisë përfshirë letërnjoftimet dhe pasaportat nuk do të njihen nga Kosova, dhe si rezultat të gjithë qytetarët serbë do të pajisjen me nga një dokument të veçantë.

Ngjashëm, siç ka bërë në vazhdimësi Serbia me qytetarët e Kosovës, duke i pajisur me nga një dokument në pikat kufitare, raporton Nacionale.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kurse, ky dokument do të vlejë për 90 ditë.

Në anën tjetër, që nga nesër nis gjithashtu rrjedhja e afatit për pajisjen me tabelat RKS. Kësisoj, targat ilegale përfshirë KM, PR, PZ etj, nuk do të pranohen nga institucionet e Kosovës.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, është njoftuar se Qeveria e Kosovës e ka shtyrë afatin për stickers deri më 1 tetor. Kjo saktësisht, deri në ditën kur skadon afati për rikthimin e tabelave në RKS.

Policia e Kosovës ka nisur një fushatë me serbët e Kosovës, por në pjesën veriore vendimet pritet të hasin në rezistencë.

Pankarta të ndryshme janë vendosur atje ditëve të fundit, duke bërë thirrje për mos-dorëzim.

Lajme të ngjashme