Shpërndahen protestuesit në shesh, përfundon protesta - NACIONALE

Shpërndahen protestuesit në shesh, përfundon protesta

14 orë më parë

nga NACIONALE

Protestuesit që ndodheshin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë shpërndarë.

Protesta nisi rreth orës 21:00 me moton “Jo në emrin tim”, për ta kundërshtuar dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në protestë morën pjesë shumë qytetarë, ndërsa një kordon policor ishte vendosur para ndërtesës së Qeverisë.

Në qendër të Prishtinës, në Bulevardin “Bill Klinton”, ende po vazhdojnë të qëndrojnë disa protestues me vetura.

Lajme të ngjashme