Tubim në Cyrih kundër dënimeve të ish-krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Tubim në Cyrih kundër dënimeve të ish-krerëve të UÇK-së

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Një tubim me moton “Jo në emrin tim!” do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Cyrih të Zvicrës, në shenjë kundërshtimi ndaj dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sipas njoftimit, tubimi do të nisë në orën 15:00, në Helvetiaplatz në Cyrih.Organizatorët iu kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve që t’i bashkohen tubimit dhe, siç thuhet në njoftim, të ngrenë zërin në mënyrë paqësore kundër asaj që e konsiderojnë padrejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në thirrjen e tubimit bëhet thirrje që pjesëmarrësit të jenë të pajisur me flamuj kombëtarë, emblema të UÇK-së dhe të veshur kuq e zi.

Tubimi është organizuar nga një grup i të rinjve shqiptarë në Zvicër dhe, sipas njoftimit, është lejuar zyrtarisht nga Policia e Cyrihut.

Lajme të ngjashme