Çfarë përmban projekt-ligji i demokratëve amerikanë për 'luftën kundër inflacionit'?
Demokratët amerikanë kanë thënë se do të ecin përpara me legjislacionin gjithëpërfshirës për të rritur taksat e korporatave, për të ulur kostot e kujdesit shëndetësor dhe për të luftuar ndryshimet klimatike.
Paketa prej 739 miliardë dollarësh e njoftuar mbrëmjen e së mërkurës, nuk përfshin disa propozime të demokratëve nga viti i kaluar që arrinin në triliona shpenzime, por megjithatë vazhdon të mbetet shumë e rëndësishme.
Demokratët thonë se ky projekt-ligj përfaqëson gjithashtu "investimin më të madh në ndryshimin e klimës në historinë e ShBA-së".
BBC shkruan se, ky projektligj mund të ringjallë axhendën e brendshme të bllokuar të presidentit Joe Biden, e cila më parë ishte bllokuar nga senatori demokrat Joe Manchin, i cili përfaqëson shtetin konservator të Virxhinias Perëndimore, duke përmendur frikën se më shumë shpenzime mund të përkeqësojnë inflacionin.

Por, të mërkurën mbrëma Manchin në një marrëveshje me liderin demokrat të Senatit, Chuck Schumer njoftoi një mbështetje të papritur për projektligjin, që befasoi edhe Uashingtonin.
"Është një punë e madhe," tha presidenti Biden të enjten. "Është një faturë që do të ulë koston e jetesës, do të ulë inflacionin dhe do të ulë deficitin. Faturë që forcon ekonominë për një afat të gjatë."
Çfarë ka në faturë?
Demokratët janë duke propozuar strategji të kujdesit shëndetësor, ndryshimeve klimatike dhe reduktimit të deficitit që ata shpresojnë se do të luftojnë inflacionin, i cili po shkon në nivelin më të lartë të 40 viteve në ShBA.
I ashtuquajturi Akti i Reduktimit të Inflacionit vjen gjithashtu pasi Shtëpia e Bardhë kërkon të qetësojë frikën në rritje të një recesioni, ndërsa të dhënat e publikuara të enjten treguan se gjatë dy-tre mujorëve radhazi ekonomia amerikane është tkurrur.
Në bazë të këtij projektligji, 369 miliardë dollarë do të investohen për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Kjo përfshin 60 miliardë dollarë kredi tatimore për prodhimin e energjisë së pastër, 30 miliardë dollarë kredi tatimore për prodhimin e enrgjisë së erës dhe diellit, dhe uljen e taksave për konsumatorët e gjelbër - si p.sh. një ulje prej 7,500 dollarësh për blerjet e automjeteve të reja elektrike për këdo që ka të ardhura nën 75,000 dollarë në vit.
Në këtë paketë, përfshihet gjithashtu një zgjatje trevjeçare prej 64 miliardë dollarësh e subvencioneve të sigurimeve shëndetësore të blera përmes tregut të qeverisë. E pjesa më e madhe e të ardhurave për faturën është rritur nga një taksë e re minimale prej 15% për korporatat që fitojnë më shumë se 1 miliard dollarë fitime vjetore.
Legjislacioni gjithashtu mbledh para duke forcuar zbatimin e taksave, duke mbyllur atë që shihet si një zbrazëti tatimore për menaxherët e investimeve dhe duke ulur kostot e barnave me recetë për të moshuarit duke lejuar Medicare - programin qeveritar të sigurimeve shëndetësore për të moshuarit - të negociojë çmimet e barnave.
Megjithatë, në marrëveshjen e re, disa prioritete partiake janë lënë pas, duke përfshirë investimet në kujdesin e përballueshëm për fëmijët, kujdesin parashkollor dhe të moshuar, dhe zgjerimin e një kredie mujore tatimore për fëmijët.
Çfarë ndodh më pas?
Ndërsa mbështetja e senatorit Manchin është thelbësore për projektligjin, luftimet e brendshme politike midis demokratëve dhe një sërë infeksionesh Covid-19 në Capitol Hill mund të komplikojnë miratimin e tij.
Poashtu, deri më tani nuk është bërë asnjë llogari se si mund t’i përgjigjen republikanët këtij projektligji. Por, më parë ndërsa negociatat ishin në vazhdim, liderët e partisë kanë kërcënuar se do ta pengojnë atë.



