“Jau ka bota lakmi”: Gjetëm fjalimin e Osmanit që Peci tha se kishte fascinuar senatorë e kongresmenë në Amerikë, është “rrëqethës” - NACIONALE

“Jau ka bota lakmi”: Gjetëm fjalimin e Osmanit që Peci tha se kishte fascinuar senatorë e kongresmenë në Amerikë, është “rrëqethës”

4 muaj më parë

nga Miranda Shala

“Senatorë edhe kongresmenë – n’momentin kur e ka përfundu fjalimin, unë kam qenë n’tavolinë me ta – m’kanë thanë që ju duhni domosdoshmërisht një presidente sikur kjo me e çu në çdo vend t’botës me majtë fjalime edhe me pasë kësi përfaqësimi se jau ka bota lakmi këtë përfaqësim kaq dinjitoz.” - tha Faton Peci mbrëmë.

E kishte fjalën për një fjalim që presidentja e kishte mbajtur në një ngjarje goxha të parëndësishme në Ajoua (Iowa) të ShBA-ve për bujqësi.

Ne e dëgjuam me kujdes atë fjalim që e lexonte presidentja. Vjosa Osmani po fliste për bujqësi. Po po, për bujqësi. Qe një fjali:

“Për popullin e Kosovës, agrikultura s’është veç një sektor tjetër. Është pjesë e rëndësishme e të kaluarës tonë,”

Askush s’e kapi kryet. Askush s’duartrokiti për atë fjali. E megjithatë, Faton Peci tha çka e dëgjuat që tha. Pra, Ai se senatorë e kongresmenë – pa i dhënë emrat – i kishin thënë ta çonin “në çdo vend të botës”.

Tjetra: pse duhet ne ta çojmë presidenten? A s’duhet presidentja të shkojë vetë? Mos ka këtu pak seksizëm? (e lexon më ndryshe se pjesën tjetër, meqë është digresion)

Ne udhëtuam edhe drejt statusit të Faton Pecit për eventin në Facebook. Ai s’e kishte përmendur asnjë senator apo kongresmen.

Mos është ky servilitet i tepruar? Poshtë gjejeni linkun e fjalimit të plotë të presidentes. Hajt a po rrëqetheni ju?

https://www.youtube.com/watch?...

Lajme të ngjashme