Dënohet Sveçla: Një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend - NACIONALE

Dënohet Sveçla: Një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

2 javë më parë

nga Eriola Cacaj

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar me një vit burgim me kusht.

Sveçla u dënua nga Gjykata e Prishtinës për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në vitin 2018.

“I pandehuri dënohet me burgim prej një viti, i cili nuk do të mbahet nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale në afatin prej një viti." - bëri të ditur gjyqtari Sabit Sadikaj.

Ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda periudhës provuese njëvjeçare.

Vendimi u shpall të martën, më 9 shtator 2026, ndërsa Sveçla nuk ishte i pranishëm në seancë.

Lajme të ngjashme