Detaje nga aktakuza ndaj Sinisha Spasiq, akuzohet për krimt e lufte në Reznik të Vushtrrisë - NACIONALE

Detaje nga aktakuza ndaj Sinisha Spasiq, akuzohet për krimt e lufte në Reznik të Vushtrrisë

2 javë më parë

nga Eriola Cacaj

Më 6 prill 1999, gjatë luftës në Kosovë, forcat serbe hynë në Reznik të Vushtrrisë.

Aksioni në lagjen e Ujkanëve përfundoi me vrasjen e disa anëtarëve të familjes Ujkani.

Për këto ngjarje, Prokuroria Speciale akuzon Sinisha Spasiç për krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas aktakuzës se siguruar nga Gazeta Nacionale, Spasiç ishte pjesë e një grupi prej gjashtë deri në shtatë policësh dhe paramilitarësh serbë.

Grupi dyshohet se plaçkiti dhe dogji shtëpi. Po ashtu, vrau civilë. Disa prej viktimave u vranë në shtëpitë e tyre. Trupat e disa të tjerëve, sipas aktakuzës, u dogjën.

Dhuna dyshohet se vazhdoi edhe në shtëpinë e Naim Ujkanit.

Forcat serbe hynë me forcë në shtëpi. Naim Ujkani ka deklaruar se u godit në ballë me tytën e armës.

Vajza e tij u dërgua në katin e dytë.

Sipas dëshmisë së tij, aty ajo u rrah dhe u torturua nga pesë paramilitarë. Më pas, u nxor nga shtëpia nën kërcënimin e armës.

Naimi gjithashtu ka deklaruar se së bashku me një banorë I kishte mbledhur eshtrat e të vrarëve dhe I kishte vendosur në një qese, për t’I vorrosur më pas në varrezat e fshatit.

Edhe gruaja e Naim Ujkanit ka dëshmuar për atë që ndodhi.

Ajo ka deklaruar se familja ishte mbyllur në një dhomë, ndërsa vajza e tyre po rrihej në katin e sipërm.

Në një moment, ajo kishte menduar se vajzën e kishin vrarë.

Prokuroria mbështetet edhe në dëshminë e Qamil Hazirit. Ai e kishte njohur Spasiçin edhe para luftës.

Haziri ka deklaruar se gjatë luftës e kishte parë Spasiçin me uniformë policore serbe. Sipas tij, më 6 prill 1999, ai e kishte takuar në Reznik.

Prokuroria thotë se dëshmitë nuk janë të izoluara.

Ato janë krahasuar me njëra-tjetrën dhe me provat e tjera të dosjes.

Sipas Prokurorisë, dëshmitarët e identifikojnë Spasiçin dhe përshkruajnë rolin e tij në aksion.

Spasiçi i ka mohuar akuzat.

Në deklarimet e tij, ai nuk e ka pranuar veprën.

Lajme të ngjashme